• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mishi me lëndë helmuese, ministrja Denaj e papërgjegjshme: Nuk flas për sasinë

22:35 : 31/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me sasinë e madhe të mishit të pulës së evidentuar me salmonelë.

Denaj tha se për këtë rast vijojnë hetimet dhe për personat përgjegjës do të merren masa ligjore. Pa pikë përgjegjësie, ministrja nuk tha një shifër të saktë të kilogramëve të mishit të pulës që tashmë është blerë apo konsumuar nga familjet shqiptare.

“Ky është një proces në hetim. Unë do të isha e kujdesshme të përmendja shifra pasi gjurmueshmëria ende vijon. Institucionet do të ta verifikojnë. Në datën 21 mars me përgjigjen e ISUV është filluar gjumueshmëria. Jemi duke e ndjekur rastin e duke marrë masat. Vlerësimi në gjykimin jo vetëm tonin, por të gjithë zinxhirit të ndjekjes dhe për këtë arsye ne e kemi referuar në Prokurorinë e Tiranës. Ne kemi ngritur një task-forcë dhe ndjek në zinxhir të gjithë bizneset. Ne jemi duke zbatuar protokollet për të çuar të gjithë ata në përgjegjësi ligjore”, tha Denaj.

Ndërkohë, nuk gjendet asnjë gram nga 2.6 ton mish pule i kontaminuar me salmonelë që përfundoi në treg. Që prej datës 21 Mars kur ISUV konfirmoi praninë e bakterit në ngarkesën prej 7.8 ton fileto pule, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisi kontrolle në njësitë tregtare me qëllim bllokimin e produktit.

Sasia prej 7.8 tonë mish pule e importuar nga Brazili mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka rezultuar me pranine e bakterit të salmonelës.

Lexo edhe:

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

Inspektimet zbuluan mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte me salmonelë, konsumatori nuk u informua

Pjesë nga intervista

Ministrja Anila Denaj: Institucioni që unë përfaqësoj është në një situatë ku ekspozohet Shqipëria, është një situatë alerti. Po aq është edhe për bizneset që kanë detyrim ligjor për të raportuar për produktet. Po aq duhet të jetë përgjegjshmëria për të gjitha institucionet e varësisë dhe ato që merren me gjurmueshmërinë. Është kërkuar të gjurmohej i gjithë zinxhiri i tregtimit, janë evidentuar disa probleme me informacionin. Më pas është referuar në Prokurori, është proces në hetim dhe do isha shumë e kujdesshme të përdorja shifra.

-Nuk gjenden më në dyqane!

Ministrja Anila Denaj: Unë nuk po e relativizoj, thjesht them që sasia mund të mos jetë aq, nuk është e certifikuar. Çdo gram është i rrezikshëm!

-Kanë ardhur në datë 11 Mars, 27 ton të ndara në 4 lote. Në këtë 10-ditësh, kjo sasi nuk pret analizat para se të dalë në treg?

Ministrja Anila Denaj: Ne protokollet i kemi të qarta, në datën 21 Mars është filluar gjurmueshmëria.

-Çfarë do bëni për të ardhmen?

Ministrja Anila Denaj: Ne kemi ngritur që në Dhjetor një task-forcë që monitoron të gjitha institucionet e varësisë dhe ndjek të gjitha raportimet nga njëri institucion tek tjetri. Nga ana tjetër bizneset duhet të bëhen pjesë e këtij procesi, është detyrim ligjor. Pesticidet e ndaluara, nuk mundet një fermer ta përdorë. Është në proces për t’u dënuar. Ne po zbatojmë këto protokolle dhe për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore.

Etiketa: denajminsitrjamishsalmoneleshkarkim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

Inspektimet zbuluan mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte me salmonelë, konsumatori nuk u informua

21:56 : 01/10/2025
AKTUALITET

Rama e shkarkoi, Veliaj: Jam më i fortë se kurrë në betejën me të ligën

12:49 : 01/10/2025
BOTA

OBSH: Mishi i përpunuar në listën e zezë, klasifikohet si kancerogjen i grupit 1

16:17 : 30/09/2025
SPORT

Ten Hag u shkarkua pas vetëm dy ndeshjesh nga Leverkusen, klubi gjerman tregon arsyet

15:51 : 01/09/2025
BOTA

Raporti për sulmet në Iran, Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

18:13 : 23/08/2025
Para

KUJDES! Ky është mishi i pulës që nuk duhet të konsumoni

TË GJITHA

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025

Ekspertët e fluturimeve zbulojnë pse nuk duhet të uleni kurrë në fund të një avioni

18:10 : 08/10/2025

Jul Deda reagon pas kandidaturës së Flor Binajt për Bashkinë e Tiranës: Kur doja të kandidoja, nuk më latë

18:07 : 08/10/2025

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

17:58 : 08/10/2025

Pse CEO i ri i ONE Albania duhet të dalë jashtë hijes së Veliajt

17:46 : 08/10/2025

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Ndërtojmë një ushtri me zhvillimet e reja teknologjike

17:37 : 08/10/2025

Me 23 mijë euro cash dhe dokumente false, 6 persona ndalohen në aeroportin e Rinasit

17:31 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com