• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tjetër largim nga PL-ja, ikën kryetarja e Gruas, numri 4 i partisë

13:47 : 12/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë, Esmeralda Demiraj, ka njoftuar ditën e sotme dorëheqjen nga çdo funksion në Partinë e Lirisë.

Teksa tregon arsyet e dorëheqjes, Demiraj thekson se angazhimi i saj në këtë forcë politike ka patur për qëllim të jetë zëri i qytetarëve, por në kushtet kur kjo nuk të lejohet, thekson ajo, atëherë largimi është zgjedhja më e drejtë.

Ajo ka hequr dorë nga 5 funksionet që ka mbajtur deri më sot në Partinë e Lirisë, konkretisht si: Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë për Shqipërinë; anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe e Kryesisë Ekzekutive; anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar; nënkryetare e Komisionit të Organizimit të Tiranës; e deleguar politike në Njësinë Administrative Nr. 4, Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit 2025.

“Angazhimi im ka pasur një qëllim të vetëm: të jem zëri i atyre që besuan tek unë, të përfaqësoj shqetësimet, shpresat dhe nevojat e qytetarëve me përkushtim dhe ndershmëri. Besova fort se politika është një mjet për të sjellë ndryshim dhe për të mbrojtur interesat reale të qytetarëve. Megjithatë, kur kushtet nuk të lejojnë të bësh atë që ke premtuar, kur ndjen se nuk mund t’u shërbesh më njerëzve siç duhet, atëherë largimi bëhet zgjedhja më e drejtë dhe më e ndershme”- tha Demiraj ndër të tjera.

Lexo edhe:

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

U la në burg, Meta: Drejtësi me regji, nuk i rrezikoj unë provat por ata që i fshehin

Demiraj thekson se misioni i saj nuk ka përfunduar këtu, por do të kërkojë mundësi të reja një një tjetër parti ku vlerësohet meritokracia.

Dorëheqja e saj pason atë të ish-nënkryetarit të Forumit Rinor të Partisë së Lirisë, Klevi Pojana, më shumë se një mua më parë. Ai u bashkua në shkurt me socialistët dhe u emërua administrator në Njësinë nr. 8 në Tiranë.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, mbështetës dhe simpatizantë që më keni shoqëruar në shumë beteja e sfida elektorale që prej anëtarësimit tim dhe angazhimit të hershëm në ish-LSI dhe Partinë e Lirisë sot,

Ndjej detyrimin moral të ndaj sot me ju vendimmarrjen time për dorëheqjen nga kjo parti, duke hequr dorë nga çdo funksion që kam mbajtur deri më sot, si:

1. Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë për Shqipërinë,

2. Anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe e Kryesisë Ekzekutive,

3. Anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar,

4. Nënkryetare e Komisionit të Organizimit të Tiranës,

5. E deleguar politike në Njësinë Administrative Nr. 4, Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Gjatë 14 viteve të mia në parti, kam pasur privilegjin të kontribuoj në disa pozita kyçe dhe në fushata të ndryshme elektorale për zgjedhjet parlamentare (kandidate në vitin 2021) dhe zgjedhjet lokale (kandidate në vitin 2023). Angazhimi im ka pasur një qëllim të vetëm: të jem zëri i atyre që besuan tek unë, të përfaqësoj shqetësimet, shpresat dhe nevojat e qytetarëve me përkushtim dhe ndershmëri.

Besova fort se politika është një mjet për të sjellë ndryshim dhe për të mbrojtur interesat reale të qytetarëve. Megjithatë, kur kushtet nuk të lejojnë të bësh atë që ke premtuar, kur ndjen se nuk mund t’u shërbesh më njerëzve siç duhet, atëherë largimi bëhet zgjedhja më e drejtë dhe më e ndershme.

Ndjej se puna dhe kontributi në parti i secilit prej nesh duhet njohur dhe vlerësuar në mënyrën e duhur. Pasi kam pasur mundësi të reflektoj dhe analizoj, kam marrë vendimin se është koha për të ndaluar dhe për të kërkuar mundësi të tjera që më ofrojnë një mjedis ku vlerësimi dhe respekti janë të ndërsjella, dhe ku meritokracia është parimi udhëheqës.

Duke ju falënderuar nga zemra, me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju garantoj se misioni ynë i përbashkët nuk ka mbaruar. Unë kurrë nuk do të resht së besuari në vlerat dhe parimet që duhet të jenë pjesë e pandashme e politikës në vendin tonë. Kurrë nuk do të resht së besuari se e ardhmja i përket guximtarëve dhe vetëm shqiptarëve.

Etiketa: esmeralda demirajPartia e Lirise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

11:06 : 08/08/2025
AKTUALITET

U la në burg, Meta: Drejtësi me regji, nuk i rrezikoj unë provat por ata që i fshehin

13:58 : 17/07/2025
AKTUALITET

GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin

19:08 : 07/07/2025
AKTUALITET

SPAK zbuloi episod të ri korrupsioni/ Meta: Mbaj Përgjegjësi vetëm për vete, jo për kushërinjtë!

13:36 : 20/06/2025
AKTUALITET

Kriset marrëdhënia Berisha-Meta? Partia e Lirisë do të garojë më vete në zgjedhjet lokale

16:21 : 03/06/2025
AKTUALITET

PD doli fituese në çdo njësi, Partia e Lirisë kërkon rinumërimin e votave në Bashkinë e Kavajës

18:00 : 02/06/2025
Para

Deputeti Dashnor Sula përjashtohet nga lista e PD: Arsyeja, pse jam “SPAK-ist”

TË GJITHA

Finalja e Superkupës/ Tottenham e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj PSG-së

21:52 : 13/08/2025

Zjarr i fuqishëm në Ermenj të Gramshit, banorët kërkojnë ndihmë urgjente

21:44 : 13/08/2025

Vlorë/ Dy vatra të mëdha zjarri përfshijnë fshatin Kuç

21:37 : 13/08/2025

Vatër zjarri në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi 

21:13 : 13/08/2025

Çelhaka paralajmëron Egnatian: Olimpija Ljubljana vjen në Rrogozhinë vetëm për fitore!

21:07 : 13/08/2025

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

20:46 : 13/08/2025

Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

20:46 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com