• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Rubio për situatën në Bosnje e Hercegovinë: Po shqyrtojmë disa opsione veprimi

21:15 : 10/03/2025
në RAJONI

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA-ja është duke shqyrtuar opsione të ndryshme në lidhje me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, por theksoi se “është e qartë që nuk duhet të ndodhë shpërbërja e vendit dhe një konflikt i ri”.

“Ne nuk duam asnjë ndarje atje… Gjëja e fundit që na duhet është një krizë tjetër, dhe ne tashmë kemi shprehur mendimin tonë për këtë”, tha Rubio në një deklaratë për Zërin e Amerikës, kur u pyet të komentonte deklaratën e tij të mëparshme se “veprimet e presidentit të Republikës Srpska, Millorad Dodik, minojnë institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj”.

Autoritetet e Republikës Sërpska, të udhëhequra nga Dodiku, kanë kërcënuar me shkëputje dhe kanë tentuar të ndalojnë funksionimin e institucioneve shtetërore të drejtësisë dhe policisë në territorin e këtij entiteti.

“Për sa u përket mundësive të veprimeve të ardhshme, ne po shqyrtojmë opsione të ndryshme, por ajo që është krejtësisht e qartë – pavarësisht mundësisë për dallime midis nesh – është se kjo situatë (në Bosnje dhe Hercegovinë) nuk duhet të çojë në shpërbërjen e vendit, as të çojë në një konflikt të ri”, tha Rubio.

Sekretari amerikan i Shtetit shprehu shpresën se SHBA-ja mund të bëjë diçka për të “evituar fillimin e një tjetër konflikti në Evropë”.

Lexo edhe:

Samiti i NATO-s në Hagë, urdhri brenda BE: Mos e zemëroni Trump-in

Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për “tirani”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, deklaroi të hënën në Sarajevë se aleanca nuk do të lejojë që paqa e fituar me mund të rrezikohet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të krijohet një vakum sigurie në vend.

“Sigurisht, jam i shqetësuar për situatën e sigurisë, por ky nuk është viti 1992 dhe ne nuk do të lejojmë krijimin e një vakumi sigurie. E di që EUFOR-i është plotësisht i gatshëm të mbajë një mjedis të qëndrueshëm sigurie. Ne nuk do të lejojmë që paqa e fituar me mund të rrezikohet”, tha Rute.

Më herët, Kuvendi i RS-së ka miratuar një ligj për ndalimin e veprimtarisë së Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) të BeH-së, Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, i cili është përgjegjës për emërimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.
Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës ka marrë një masë të përkohshme dhe ka pezulluar zbatimin e ligjit të miratuar nga Kuvendi Popullor i RS-së më 27 shkurt, një ditë pasi presidenti i RS-së, Millorad Dodik, u dënua nga Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksionit. Ky është dënim i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik ka mundësi të ankohet.

Ai u shpall fajtor për mosrespektimin e vendimeve të përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, dhe për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që Schmidt i kishte anuluar më herët, me të cilat ishte synuar pengimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe përfaqësuesit të Lartë në territorin e RS-së.

NATO-ja ka përsëritur disa herë se kjo organizatë ushtarako-politike mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe se nuk do të lejojë një vakum sigurie apo rrezikim të paqes së fituar me vështirësi.

Forcat e Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnje dhe Hercegovinë njoftuan më 7 mars se do të rrisin përkohësisht numrin e trupave të tyre si një masë parandaluese, pas rritjes së tensioneve në vend./rel

Etiketa: evropanatorubio

Lajme të lidhura

BOTA

Samiti i NATO-s në Hagë, urdhri brenda BE: Mos e zemëroni Trump-in

17:02 : 08/05/2025
BOTA

Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për “tirani”

10:02 : 04/05/2025
BOTA

Rubio uron Albanese për fitoren e zgjedhjeve: SHBA mezi pret thellimin e bashkëpunimit me Australinë

22:25 : 03/05/2025
BOTA

Rubio: Ukraina dhe Rusia ende larg marrëveshjes për paqe

09:03 : 02/05/2025
BOTA

Mediat shtetërore ruse: Rubio mund të marrë pjesë në paradën ushtarake në Moskë

21:37 : 01/05/2025
BOTA

Rubio: Marrëveshja Ukrainë-Rusi duhet të ndodhë shpejt

19:07 : 27/04/2025
Para

Musk: Ndërprerja e shërbimit në X, pasojë e një sulmi kibernetik

TË GJITHA

“LaCivita e shkallmoi”/ Berisha: Më 12 Maj, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë

20:56 : 09/05/2025

Deputeti gjerman: Pasaportën Europiane ua garanton vetëm Sali Berisha!

20:41 : 09/05/2025

Chris LaCivita: Shqipëria nuk mund të lejojë më një mandat tjetër të Edi Ramës

20:37 : 09/05/2025

“Veliaj po më sheh nga qelia”/ Stresi në mitingun e PD: I thashë Noizyt je në partinë e gabuar

20:35 : 09/05/2025

Mbyllja e fushatës, deputeti britanik: Mbështeteni PD-në për një të ardhme të madhe

20:25 : 09/05/2025

Mbrojtësi i Kombëtares e mbyll me klubin portugez: Momenti të provoj një aventurë të re

20:16 : 09/05/2025

Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën

20:09 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com