“Nëse një ditë kombi im thotë ‘mjaft’, atëherë do të largohemi”, tha të martën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një fjalim në Parlament.
Deklarata hapi portat e talljes dhe aktivizmit të mediave sociale turke.
#Tamam (“Mjaft”) u ngritën si zjarri dhe u bë temë tronditëse e Twitter në mbarë botën, me mbi dy milionë tweets brenda disa orëve, duke i thënë Erdoganit se në të vërtetë është “mjaft”.
Gazetari Rusen Çakir vuri në dukje, se Erdogan, çuditërisht, thjesht “i ofroi opozitës një slogan”.
Dhe ata e bënë, pasi opozita kryesore në vend mbështeti hashtagun në Twitter, duke deklaruar se kishte ardhura koha për t’u larguar.
Tre kundërshtarët e Erdoganit në garën presidenciale gjithashtu mbështetën hashtagun në Twitter, duke mbledhur më shumë se 10,000 retweets.
“Koha mbaroi. Mjaft!”, shkroi Muharrem Ince, kandidati i CHP kryesore opozitare, i cili deklaron publikisht se grushti i shtetit ishte skenar i Erdogan.
Mediat sociale janë bërë platforma kryesore për opozitën kundër qeverisë në Turqi, ku mediat tradicionale janë të gjitha të blera nga biznesmenët pranë qeverisë. Partitë e opozitës marrin shumë pak mbulim në këto media, shkruan “Reuters”.
Tweets “Tamam” gjithashtu ofruan një moment të rrallë të unitetit të opozitës me të gjitha partitë kryesore, duke përfshirë edhe opozitën pro-kurde që u bashkua në hashtag. Politikanët pro-kurdë dhe nacionalistët turq rrallë gjejnë një bazë të përbashkët.
Gafa e rrallë nga Erdogan mund të jetë shenjë e një stresi të panjohur të udhëheqësit turk dhe se tani për tani, po përballet me sfidën më të madhe për mbijetesën e tij politike që kur ka ardhur në pushtet rreth 15 vite më parë.
Zgjedhjet me një opozitë të rigjallëruar janë një muaj larg.
Rreth 3 javë më parë, Erdogan shpalli zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare për më 24 qershor, një vit më herët seç kishte planifikuar.
Disa spekulojnë se kjo ndodhi për shkak të shenjave të një krize të madhe ekonomike, të tjerë thonë se Erdogan mund të përfitojë nga vala në rritje e nacionalizmit turk që kur ushtria turke nisi një fushatë ushtarake kundër forcave kurde në Afrin të Sirisë Veriore, duke arritur objektivat.
Zgjedhjet e parakohshme gjithashtu do t’i lejojnë partisë qeverisëse AKP të parandaloje, nëse nuk u arreston, rritjen e partisë së re opozitare, “Iyi” (Mirë), të udhëhequr nga një grua, Meral Aksener.
Kjo parti ofron një shtëpi të re për ata nacionalistë që po braktisin partinë MHP, pas kthesës 180 gradë të udhëheqësit të saj nga kundërshtar në aleat të Erdogan. Pavarësisht nga mohimet e Erdogan, shumë besojnë se shpejtësia me të cilën u thirrën zgjedhjet e parakohshme, ishte përpjekja nga AKP për të anashkaluar partinë “Iyi”, duke e përjashtuar atë nga pjesëmarrja në zgjedhje për shkak të afatit 6 mujor të regjistrimit të saj.
Midis frikës se partia e “Iyi” mund të skualifikohet, partia kryesore e opozitës CHP dha garanci për të siguruar pjesëmarrjen e partisë së re në zgjedhje. CHP transferoi 15 nga parlamentarët e vet në bllokun e partisë së “Iyi” që i japin të drejtën për të kandiduar në zgjedhje, pavarësisht nga data e regjistrimit të saj.
Hapja e CHP hapi natyrshëm derën për një aleancë me Partinë e Iyi dhe u pasua me aleancë me dy parti të vogla, partia konservatore muslimane Saadet (shtëpia politike nga e cila Erdogan u shfaq para se të fillonte AKP në fillim të viteve 2000), dhe një fraksion tjetër më i vogël, Partia Demokratike. Aleanca do t’u sigurojë këtyre dy partive që të kapërcejnë pragun 10%.
“Elefanti në dhomë” sigurisht është fakti se HDP, partia më e madhe kurde, është lënë jashtë aleancës së opozitës.
Kur HDP kaloi pragun e votimit në zgjedhjet e qershorit 2015, ajo e shtyu AKP-në e Erdoganit në një qoshe për herë të parë që kur erdhi në pushtet në 2002.
Erdogan u përball me një zgjedhje: të binte dakord të ishte partner i një qeverie koalicioni ose të thërriste zgjedhje të menjëhershme. Ai bëri këtë të fundit, dhe në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2015, AKP rimori mjaft vota të humbura në zgjedhjet paraardhëse.
Duke qenë se Turqia e njeh si organizatë terroriste PKK-në, edhe HDP-ja është vënën në sulm për të njëjtat arsye. Kandidati i saj për president dhe ish-bashkëkryetari i partisë, Selahattin Demirtas, së bashku me tetë nga deputetët e saj janë të gjitha pas hekurave.