• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?

08:19 : 22/01/2025
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pret që aleatët e Uashingtonit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) të shpenzojnë më shumë para për bomba dhe plumba.

Propozimi i Trumpit për t’u kërkuar anëtarëve të dedikojnë pesë për qind të Prodhimit të Brendshëm Burto (PBB) për mbrojtjen u hodh poshtë nga shumë prej vendeve, por kërkesa për ndarjen e buxheteve më të mëdha nuk pritet të zhduket.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se shpenzimet mund të duhet të rriten deri në 3.7 përqind të PBB-së. Vetëm Polonia është mbi këtë nivel aktualisht.

Caku aktual i vendeve anëtare të NATO-s për buxhetin e mbrojtjes është 2 për qind të PBB-së, të cilin e arritën ose e kaluan shumica e anëtarëve në vitin 2024.

Lexo edhe:

Vengu: Do prodhojmë dronë me izraelitët për të mbrojtur Samitin e NATO-s në 2027

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

Caku i ri për shpenzimet ka të ngjarë të miratohet në një samit të NATO-s në Hagë në qershor. Për miratimin e këtij propozimi do të duhet pajtimi i 32 shteteve anëtare.

Vendet evropiane kanë rritur buxhetet e mbrojtjes që nga pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Shumë liderë kanë thënë se buxhetet duhet të vazhdojnë të rriten edhe më tej për të kundërshtuar kërcënimin e rritjes ushtarake nga Moska.

Por, implementimi i kësaj ideje është pjesa e vështirë.

Shumë qeveri tashmë përballen me vështirësi në financa publike, sisteme pensionesh të mbingarkuara dhe votues të pakënaqur me prioritetet e ndryshme të qeverive. Pasiguria politike e rrit kompleksitetin e situatës.

Një analizë e tri fuqive ushtarake më të mëdha evropiane thekson shkallën e pengesave për investime të mëdha në forcat e tyre të armatosura.

Gjermania

Në terma nominalë, Gjermania është shpenzuesja më e madhe evropiane, duke shpenzuar pothuajse 98 miliardë dollarë në vitin 2024, sipas të dhënave të NATO-s.

Kjo shumë përkon me 2.12 për qind të PBB-së, më pak se shumë anëtarë të tjerë të NATO-s. Tentimet për ta rritur këtë përqindje janë kundërshtuar dhe kanë çuar në rënien e qeverisë gjermane në dhjetor.

Kundërshtimet në fjalë vijnë nga një rregull kushtetues i njohur si frenimi i borxhit. Ky rregull kufizon vlerën e borxhit të përgjithshëm të Gjermanisë dhe huamarrjen vjetore.

Për një propozim për të pezulluar frenimin e borxhit për shkak të presioneve të jashtëzakonshme mbi buxhet – jo vetëm për mbrojtje – të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, koalicioni qeverisës i Gjermanisë nuk arriti konsensus.

Ministria e Mbrojtjes publikoi planet për investime masive për ta bërë ushtrinë gjermane “gati për luftë,” por ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ishte i frustruar nga mungesa e fondeve.

Gjermanët tani do të shkojnë në zgjedhje parlamentare të parakohshme në shkurt, por mbrojtja është gati fare inekzistente si çështje fushate.

Unioni Kristian-Demokrat duket se do të dalë fitues dhe premtimi për të mbajtur shpenzimet “të paktën” 2 për qind të PBB-së nuk do t’i gëzojë zemrat në Uashington.

Nicu Popescu nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme tha se situata e Gjermanisë ilustron një problem të gjerë në të gjithë Europën.

“Politikanët nuk kanë pasur një bisedë serioze me publikun e tyre për 30 vjet për nevojën për shpenzime në mbrojtje”, tha ai. “Shumë kanë frikë ta bëjnë këtë bisedë. Ka një vështirësi politike që e pengon atë”.

Franca

Franca është një shembull i kësaj vështirësie. Pasiguria politike ka penguar planet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në afat të shkurtër.

Presidenti Emmanuel Macron humbi shumicën parlamentare në zgjedhjet e parakohshme gjatë verës, duke e bërë të pamundur deri tani miratimin e një buxheti për vitin 2025. Kjo ka bërë që buxheti për mbrojtje të mbetet në nivelet e vitit 2024 aktualisht, duke lënë rritjen e planifikuar prej 3 miliardë dollarësh të pasigurt.

Grupet kryesore në Parlament kanë prioritete krejt të ndryshme për buxhetin. Si të majtët, ashtu edhe ekstremi i djathtë duan më shumë shpenzime sociale, ndërsa qendra e djathtë do ulje tatimesh. Dhe, askush nuk duket i gatshëm të bëjë kompromis. Qeveria mund të humbasë një mocion besimi në çdo moment.

“Mbrojtja kurrë nuk është në diskutim”, tha Olivier Costa nga Sciences Po në Paris. “E gjithë tema është rreth liderëve politikë që synojnë të fitojnë zgjedhjet e ardhshme presidenciale”.

Ndërkohë, situata financiare e Francës është tashmë në një pikë delikate. Borxhi kombëtar ka arritur në 120 për qind të PBB-së, dyfishin e kufirit të borxhit të Bashkimit Evropian.

“Franca është më keq se Gjermania në të gjithë indikatorët ekonomikë”, tha kryeministri Francois Bayrou më 14 janar.

Costa tha se “do të ishte shumë e vështirë në kontekstin aktual t’u shpjegohet qytetarëve se duhen më shumë shpenzime për mbrojtje”.

Britania e Madhe

Britania ka një nga buxhetet më të mëdha të mbrojtjes në Evropë. Me rreth 82 miliardë dollarë, ajo shpenzon 2.33 për qind të PBB-së për mbrojtje. Skena politike e vendit është më e qëndrueshme, pasi Qeveria e re ka një shumicë të madhe në Parlament.

Por, kryeministri Keir Starmer fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar me premtimin se nuk do t’i rrisë taksat dhe do të reduktojë huamarrjen.

Ai, gjithashtu, premtoi t’i mbajë shpenzimet në nivelet e mëhershme. Kjo përfshin buxhetin për mbrojtjen, por gjithashtu edhe shëndetësinë, arsimin dhe infrastrukturën e transportit.

Borxhi kombëtar i Britanisë është aktualisht në nivelin më të lartë që nga vitet 1960.

Kjo do të thotë se ka një mundësi shumë të kufizuar për ta rritur buxhetin për mbrojtje.

Në nëntor, Starmer i tha Ruttes se në pranverë qeveria do të “përcaktojë një rrugë” për të ngritur shpenzimet në 2.5 për qind të PBB-së.

Mungesa e një afati kohor për këtë angazhim është kritikuar, njëjtë si dhe ambicia e tij që është shumë më poshtë se shifra që ka përmendur Rutte./REL

Etiketa: buxhet per mbrojtjennato

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vengu: Do prodhojmë dronë me izraelitët për të mbrojtur Samitin e NATO-s në 2027

12:53 : 12/11/2025
BOTA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025
RAJONI

Ish-komandanti i NATO-s, do të dëshmojë në Hagë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

18:15 : 06/11/2025
BOTA

Mark Rutte: NATO po prodhon më shumë municione se Rusia

17:24 : 06/11/2025
BOTA

“Po ndryshojmë kurs”, Rutte: Moska prodhonte më shumë municione sesa ne, por jo më

15:09 : 06/11/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
Para

Von der Leyen: Bashkëpunimi BE-SHBA në interes dypalësh

TË GJITHA

SHBA godet tjetër anije të dyshuar për trafik droge, vriten katër persona

12:19 : 14/11/2025

Analiza e DW: Shpëtimi i Liqenit të Prespës përmes aktivizmit ndërkufitar

12:17 : 14/11/2025

Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

11:55 : 14/11/2025

Dhunuan dhe kanosën babë e bir, arrestohen dy persona që jepnin fajde në Elbasan

11:47 : 14/11/2025

FOTO/ Këta janë dy kushërinjtë që furnizonin “Alliasin” dhe “Oxhakun” me kokainë

11:41 : 14/11/2025

Kanadaja: Rusia dhe Kina po rrisin përpjekjet për spiunazh në Arktik, duhet të veprojmë

11:39 : 14/11/2025

Gjendet i vdekur çifti shqiptar në Francë, çfarë dyshohet

11:34 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com