Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë qenë të ashpra ditën e djeshme. Një sherr ka ndodhur mes Gjestit dhe Xumit, ku ky i fundit i përmendi këngëtarit lidhjen që ai ka patur me Xheneten në Big Brother Vip Kosova.
“Ja kanë marrë femrën sy për sy, e la me gisht në gojë…”, ka thënë Xumi, të cilit Gjesti i është kthyer: “Edhe unë ta mora ty Eglin”.
Pasi Egli u mërzit, Gjesti i ka kërkuar menjëherë falje Eglit, madje i ka folur hapur edhe për lidhjen e mëparshme me Xheneta Fetahun.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: As unë se kam të lehtë
Egli: Më vjen shumë keq, por për momentin kam hall problemin tim. Për herë të parë në këtë shtëpi kam edhe hallin tim, të atyre që kam në shtëpi dhe të gjithkujt. Varja se lojë është, ma ke bërë të qartë që në fillim që është lojë. Tjetër gjë që unë shumë shpesh nuk i perceptoj të gjitha emocionet si lojë. Është faji im
Gjesti: Egli po të them nuk e kam të lehtë, shumë e kam të vështirë.
Egli: Do kalojë
Gjesti: Shumë e kam zor, pasha Zotin e madh. Me më përdorë gjërat jashtë, me familje, me krejt, e me lidhje se me vërtetë e kam dashur atë vajzë. E kam të vështirë, më beso. Atë fjalë e nxora se më kupi zemra. Ndoshta ty të lëndova.