• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fatmir Xhafaj lan duart nga vëllai trafikant, por nuk jep arsye pse nuk arrestohet

19:40 : 09/05/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi u distancua nga vëllai trafikant, që sipas tij ishte një 25-vjeçar i ndodhur në vendin e gabuar dhe me njerëz të gabuar, por nuk dha asnjë shpjegim se përse nuk ekzekutohet vendimi i Gjykatës së Lartë Italiane, që Agron Xhafajn e ka dënuar me 7.2 vite burgim.  “Në punën time do të zbatoj vetëm ligjin, përfshi edhe për veten, familjarët dhe të afërm të tjerë. Kjo qeveri e ka vërtetuar se nuk vendos njeri mbi ligjin”-tha ministri Xhafaj. Sipas tij, Partia Demokratike po e përdor politikisht këtë çështje dhe se ai nuk mban asnjë përgjegjësi për veprimtarinë e të vëllait. “Duket e thjeshtë, por akoma unë nuk kam mundur të kuptoj se cili është problemi i personalitetit tim si njeri dhe si zyrtar në lidhje me çfarë bën, apo akoma më shumë se çfarë ka bërë para 15 vitesh im vëlla. Ndërkohë që nuk kam se si të kuptoj çfarë kërkohet sot tjetër përveç baltosjes sime, nëse në raport me këtë çështje as kam pasur e as kam asnjë lloj pushteti për të ndikuar në çfarëdolloj forme mbi të”, tha ndër të tjera Xhafaj.

Ja për çfarë akuzohet Agron Xhafaj në Itali:

Nga shqyrtimi i vendimeve gjyqësore dhe dosjes përkatëse penale Agron Xhafaj rezulton se është dënuar:

  1. Për pjesëmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar midis Europës dhe SHBA. Marrëveshja mes grupeve kriminale, në njërin prej të cilëve bënte pjesë Agron Xhafaj ishte për shkëmbimin fillestar të 50 kg heroinë me 300 kg kokaine. Marrëveshja u ndryshua dhe parashikoi furnizimin e 40 kg heroinë, e paraprirë nga dorëzimi i një kampioni prej 1 kg të së njëjtës substancë për ta testuar lidhur me një furnizim të madh të mëvonshëm. Në operacionin për zbulimin e trafikut ndërkombëtar të drogës merrte pjesë një agjent i DEA-s. Atij iudorëzua 1 kg heroinë, të cilën e siguroi për llogari të grupit kriminal të Italisë Agron Xhafaj.
  2. Për drejtimin e një rrjeti të shpërndarësve të lëndëve narkotike heroinë, kokainë, hashash në Bolonja.
  3. Për bashkëpunim në importimin nga Shqipëria në territorin e shtetit italian dhe transportin e lëndëve narkotike, ku Agron Xhafaj bënte të mundur tërheqjen direkte të drogës së transportuar nga Shqipëria dhe të fshehur në rrethinat e bregdetit të Salentos.

 

  1. Për bashkëpunim me persona të tjerë, për mbajtjen në mënyrë të paligjshme, dhëniendhe marrjen e lëndës narkotike, ku Agron Xhafaj kishte rolin e shpërndarjes tek blerësit të drogës së llojit heroinë dhe kanabis.

Dënimi me 7.2 vjet burg i Agron Xhafajt, i konfirmuar si vendim i formës së prerë nga Gjykata e Kasacionit të Italisë,  është bazuar mbi provat e prokurorisë italiane. Ajo posedon përgjime telefonike që zgjatën më shumë se një vit e gjysëm. Përgjimet u pasuruan në mënyrë domethënëse nga sekuestrimi i një furnizimi prej 1 kg heroinë nga Shqipëria, nga dorëzimi i kontrolluar i një sasie tjetër prej 1 kg heroinë në Firence, që ishte sasia e kërkuar për testimin e cilësisë, dhe nga sekuestrimi i 2 kg hashash të përgjuara në Venecia.

Lexo edhe:

Trafik a*mësh nga Shqipëria drejt Anglisë, dy persona në pranga dhe një në kërkim

V*asja e turkut në Itali, zbulohet identiteti i shqiptarit që ek*ekutoi biznesmenin

Kjo mundësonte përcaktimin e të dhënave për ekzistencën e një organizate kriminale për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e cila vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA për importimin e heroinës, kokainës dhe hashashit nga Shqipëria drejt brigjeve të Salentos, duke garantuar më pas shpërndarjen e tyre në territorin italian nëpërmjet një rrjeti trafikantësh shqiptarë. Rrjeti kishte ngritur bazat logjistike në zona të ndryshme të veriut të Italisë (midis të cilave Parma, Imperia, Venecia dhe Bolonja) me degëzime në Poloni dhe SHBA. Në Bolonja drejtues i rrjetit të shpërndarjes së drogës ishte vetë Agron Xhafaj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafik a*mësh nga Shqipëria drejt Anglisë, dy persona në pranga dhe një në kërkim

12:19 : 21/09/2025
AKTUALITET

V*asja e turkut në Itali, zbulohet identiteti i shqiptarit që ek*ekutoi biznesmenin

12:08 : 21/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ju gjet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Konispol

11:47 : 21/09/2025
SHOW BIZ

Elia Zaharia flet për ndarjen nga Princ Leka: Jeta të ngre dhe të rrëzon

11:32 : 21/09/2025
AKTUALITET

P*ostitucioni në Fier, tutorët shfrytëzonin vajzat me probleme ekonomike

11:13 : 21/09/2025
AKTUALITET

“Astiri pa shkolla dhe kopshte publike”, Xhixho: Fëmijët detyrohen të mësojnë larg shtëpisë

10:55 : 21/09/2025
Para

Topollaj: E vërteta e lidhjes së familjes time me Reme Lalën dhe pse po më sulmon Lulzim Basha

TË GJITHA

Trafik a*mësh nga Shqipëria drejt Anglisë, dy persona në pranga dhe një në kërkim

12:19 : 21/09/2025

V*asja e turkut në Itali, zbulohet identiteti i shqiptarit që ek*ekutoi biznesmenin

12:08 : 21/09/2025

EMRI/ Ju gjet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Konispol

11:47 : 21/09/2025

Elia Zaharia flet për ndarjen nga Princ Leka: Jeta të ngre dhe të rrëzon

11:32 : 21/09/2025

P*ostitucioni në Fier, tutorët shfrytëzonin vajzat me probleme ekonomike

11:13 : 21/09/2025

“Astiri pa shkolla dhe kopshte publike”, Xhixho: Fëmijët detyrohen të mësojnë larg shtëpisë

10:55 : 21/09/2025

Dosja “Ahmetaj-Fezollari”/ Transferta 3 mln euro Tiranë-Vjenë, po hetohet për pastrim parash

10:45 : 21/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com