Nga Boldnews.al
Ditën e sotme në universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u arrestuan dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Albert Riska, Elvira Lumi detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane si dhe Erjola Calja pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik.
Të tre këta pedagogë në bashkëpunim me sekserët e tyre u kërkoni para studentëve në kërkim të notës kaluese. Shuma e parave që u kërkohej ishte nga 150 mijë lek deri në 300 mijë lek. Shpesh herë sipas dëshmive për Boldnews.al paratë i kërkonin dhe në euro ose ndryshe nuk i kalonin duke i ushtruar presion.
Kush është Albert Riska?
Prej vitesh pedagog në departamentin e letërsisë të Universitetin e Elbasanit njihet si personi “që të mbaron punë”. Ai përveç se kërkonte para në këmbim të të notës kaluese në lënëdën e tij ai jo rrallë herë bënte dhe sekserin me kolegët e tij duke shfrytëzuar njohjet që kishte krijuar me ta gjatë viteve të punës. Riska u zgjidh dekan në vitin 2016, gjë e cila i dha atij më shumë pushtet në universitet dhe mbrojtje për të ushtruar veprimtarinë e tij korruptive dhe duke torturuar mijëra student të cilët shpesh herë shpërthenin në lot kur dilnin nga zyra e tij, pasi nuk mundnin të paguanin 150 apo 300 mijë lekë që ky pedagog u kërkonte.
Siç dihet studimet e larta për ne shqiptarët janë një sakrificë, por sakrifica dyfishohet edhe më tepër nga gjobat e pedagogëve që harrojnë misionin e profesionit të tyre. Albert Riska njihet gjithashtu dhe si një person i cili ka probleme të theksuara me alkoolin. Nga dëshmitë e siguruara nga ai shpesh herë shkonte në gjendje të dehur para auditorit të studentëve ndaj të cilëve nuk i kursente të sharat dhe fyerjet.
Gjithashtu po në vitin 2016 Elvira Lumi u zgjodh Shefja e Departamentit të Letërsi e Gazetarisë, më herët ajo ka qenë pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Departamenti e Letërsisë. Mësohet se Elvira Lumi kërkonte 200 euro për marrjen e notës kaluesë ndërsa para në lek i pranonte shumë rrallë, për të mos thënë se ofendohej nëse ja ofronin. Sekserët e saj, në abientet e universiteti të Elbasanit apo për rreth tij janë të njohur dhe shpesh herë dalin hapur patur frikë. Kjo gjë e bën edhe më serioze situatën, se si mund të ketë garanci një person që korrupton dhe torturon studentë.
Elvira Lumi njohet gjithashtu dhe si pedagogia me fjalorin më banal në universitetin Elbasanit, nuk janë pakta rastet që studentet janë poshtëruar para auditorit duke i quajtur kurva dhe lavire. Kjo pedagoge ka shfrytëzuar njohjet e saj dhe madje ka kaluar student të cilët nuk vinin të ndiqnin studimet por që shafqeshin vetëm në ditën e provimit, kjo gjë është e konfirmuar me burime të besueshme.
Problemet në Universitetin e Elbasanit nuk kanë të sosur, nga dëshmitë tona janë denoncuar dhe pedagogë të tjerë të cilët në rsat se nuk paguhen me para në dorë për notën kërkojnë favore seksuale, madje dhe duke u bërë presion. Këta pedagog janë figura publike dhe cdo javë i shikojmë në televizione duke folur dhe mbrojtur qeverinë duke folur për integritetin e tyre të lartë, por nuk janë gjë tjetër veçse “fosile” të mbetur nga koha në shoqëri. Sakndali i favoreve seksuale në këmbimt të notës mund të jetë goditja e radhës për Universitetin e Elbasanit, deri atëhere gjithçka do të ndiqet hap pas hapi edhe nga Boldnews.al.