• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gaza/ Vazhdojnë negociatat për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit

15:44 : 07/01/2025
në BOTA

Emiratet e Bashkuara Arabe po diskutojnë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin mundësinë që të përfshihen në një administratë të përkohshme që do të qeveriste Gazën për një periudhë të ndërmjetme. Njoftimet për planet ndërkombëtare për Gazën e pasluftës vijnë ndërkohë që Izraeli dhe Hamasi kanë përafruar qëndrimet e tyre për një plan armëpushimi nën trysninë e Presidentit Joe Biden dhe Presidentit të zgjedhur Donald Trump, që armëpushimi të arrihet para ceremonisë së inaugurimit më 20 janar.

Bisedimet në prapaskenë për qeverisjen e Gazës po përfshijnë mundësinë që Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë pjesë e një administrate të përkohshme që do të mbikëqyrte qeverisjen, sigurinë dhe rindërtimin e Gazës në periudhën pas tërheqjes së ushtrisë izraelite dhe deri në momentin kur një Autoritet i reformuar Palestinez të merte përsipër qeverisjen e këtij territori.

Dhjetëra diplomatë dhe zyrtarë perëndimorë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se në bisedimet për të ardhmen e Gazës po shqyrtohet mundësia që Emiratet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, bashkë me shtete të tjera, të jenë pjesë e kësaj administrate të përkohshme në Gazë, por ata theksuan se diskutimeve aktuale u mungojnë detajet dhe se ato ende nuk përbëjnë një plan të qëndrueshëm.

Sipas zyrtarëve pranë këtyre bisedimeve, Emiratet e Bashkuara po kërkojnë që Autoriteti Palestinez të qeverisë në Gazë, në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, si pjesë e një shteti të pavarur palestinez, një mundësi që Izraeli e ka kundërshtuar edhe publikisht. Planet e tilla po shqyrtojnë sugjerimet e zyrtarëve të Emirateve për të përdorur kontraktues ushtarakë privat si pjesë e një force paqeruajtëse në Gazën e pasluftës, propozim për të cilin diplomatët thonë se do të nxiste shqetësime për shtetet perëndimore.

Bisedimet mbi planet për Gazën e pasluftës vijnë mes njoftimeve për një përafrim qëndrimesh ndërmjet Izraelit dhe Hamasit mbi një marrëveshje armëpushimi në Gazë.

Lexo edhe:

Bilanc tragjik në Gaza, 138 viktima brenda 24 orëve

Netanyahu dhe krerët e ushtrisë izraelite të ndarë mbi strategjinë për Gazën

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Izraelit tha të martën se Izraeli po bën “çmos” për arritjen e marrëveshjes që do të siguronte lirimin e pengjeve, por fajësoi Hamasin si pengesë për arritjen e saj.

“Hamasi është e vetmja arsye që pengjet ende po mbahen në kushte të tmerrshme. Hamasi është e vetmja pengesë për lirimin e fëmijëve, foshnjeve, burrave dhe grave që po mbahen peng prej 450 ditësh. Mënyra e vetme për ta kapërcyer këtë pengesë dhe arritur një marrëveshje është t’i bëhet trysni Hamasit”, deklaroi drejtori i Ministrisë, Eden Bar Tal.

Hamasi këmbëngul në kërkesën e tij që Izraeli t’i jap fund plotësisht sulmit në Gazë dhe të tërheqë të gjitha forcat nga ky territor në këmbim të pengjeve, kërkesë kjo e papranueshme për Izraelin që synon shkatërrimin e plotë të grupit militant.

Raundi i fundi i negociatave ndërmjet Izraelit dhe Hamasit është përqendruar në emrat e pengjeve që pritet të lirohen në fazën e parë të armëpushimit, sipas zyrtarëve izraelitë, egjiptianë dhe atyre të Hamasit.

Izraeli gjithashtu kërkon garanci që pengjet janë ende gjallë, ndërkohë që Hamasi thotë se pas luftimeve të ashpra në muajt e fundit nuk ka informacion të saktë për fatin e tyre.

Autoritetet izraelite besojnë se nga rreth100 pengje që mbahen ende nga Hamasi në Gazë të paktën një e treta e tyre mendohet të kenë vdekur. Lufta filloi më 7 tetor të vitit të kaluar kur Hamasi sulmoi Izraelin duke marrë rreth 250 pengje. Që nga fillimi i luftës 45,800 palestinezë besohet se janë vrarë në Gazë, mbi gjysma gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Ndërkohë, ushtria izraelite ndërmori një valë të re operacionesh në Bregun Perëndimor të martën, gjatë të cilave u vranë të paktën tre palestinezë dhe u arrestuan 20 militantë të dyshuar, një ditë pas sulmit ndaj një autobusi me izraelitë në këtë rajon, gjatë të cilit u vranë dy gra të moshuara izraelite./ VOA

Etiketa: armepushimGazaluftimesulme

Lajme të lidhura

BOTA

Bilanc tragjik në Gaza, 138 viktima brenda 24 orëve

15:46 : 06/08/2025
BOTA

Netanyahu dhe krerët e ushtrisë izraelite të ndarë mbi strategjinë për Gazën

15:37 : 06/08/2025
AKTUALITET

Rama sulmon gjyqtarin për vendimin e bazuar mbi aktet e qeverisë së tij

11:22 : 06/08/2025
BOTA

Ndihmat kthehen në tragjedi në Gaza, kamioni me ushqime përplas turmën, dhjetëra viktima

10:25 : 06/08/2025
BOTA

Netanyahu takon zyrtarët e lartë të sigurisë, diskuton strategjinë e re për Gazën

19:16 : 05/08/2025
BOTA

Izraeli shtyn mbledhjen e kabinetit për pushtimin e Gazës

16:20 : 05/08/2025
Para

Milan planifikon goditjen e madhe në merkato, synohet talenti i Real Madrid

TË GJITHA

Trajneri i ri i Partizanit: Jam këtu për të rikthyer titullin kampion

18:51 : 06/08/2025

Kleriku i vetëshpallur Nikolla Xhufka nxit polemika në Kosovë: Ai është mashtrues!

18:43 : 06/08/2025

Italia miraton ndërtimin e urës gjigante, do të lidhë Siçilinë me pjesën tjetër të vendit

18:33 : 06/08/2025

PSG bën gati goditjen e bujshme në merkato, 70 mln euro për 18-vjeçarin portugez

18:31 : 06/08/2025

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025

Ascoli tërhiqet nga marrëveshja: Mesfushori shqiptar kërkoi shtëpi në bregdet si kusht kontrate

18:13 : 06/08/2025

Historiani konservator Karol Nawrocki betohet si president i Polonisë

18:01 : 06/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com