• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vjedhja e postës sekrete, pse Kryeprokurorja e Durrësit tenton të minimizojë dëmin

21:16 : 08/05/2018
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kryeprokurorja e Durrësit, Donika Prela, mundohet të minimizojë efektet e ngjarjes së rëndë të vjedhjes së postës sekrete, mesditën e së Martës. Por, në vend që të sqarojë disi situatën, Prela ngre më shumë tymnajën dhe dyshimet se të dhënat që gjendeshin në çantën postierit të Prokurorisë, të vjedhur nga dy persona në qendër të Durrësit, mund të jenë shumë të rëndësishme.

Në një njoftim të shpërndarë për media, Prokuroria e Durrësit garanton se “nga përmbajtja e akteve të marra, nuk cënohet hetimi për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka patur materiale, të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror…”.

Pra, Prokuroria e Durrësit garanton publikun se, nga vjedhja e dokumentave nuk cënohen hetimet. Në fakt, hetimet, të dhënat e të cilëve gjendeshin në çantën e postës sekrete, tashmë janë cënuar rëndë. Siç ka raportuar pak më parë “Boldnews.al”, vjedhja e të dhënave sekrete mund të jetë organizuar pikërisht nga persona, të cilët janë subjekt hetimi nga Prokuroria e Durrësit.

Lexo edhe:

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

Por kjo prokurori, duke vijuar tentativën për të bindur opinionin publik se ngjarja është rutinore, jep garanci se, në materialet e vjedhura nuk ka të dhëna që klasifikohen “sekret shtetëror”.

Në fakt, kjo duket qartë që është një “lojë fjalësh”, me anën e të cilës kryeprokurorja e Durrësit synon të shmangë prozhektorët mediatikë të drejtuar prej saj. Prokuroritë e rretheve gjyqësore, siç është edhe Prokuroria e Durrësit, në fakt shumë rrallë ose aspak kanë të bëjnë me dokumenta ‘sekret shtetëror”.

Prokuroria dhe prokurorët administrojnë materiale “sekret hetimor”. Por, për këtë term, i cili në fakt përfshin edhe dokumentat që gjendeshin në çantën e vjedhur paraditen e së Martës, Prokuroria e Durrësit nuk flet aspak në njoftimin e saj zyrtar.

Pavarësisht se Prokuroria e Durrësit ka synuar që të dëshmojë transparencë për këtë ngjarje të rrallë, në fakt tentativat e saj për të fshehur dhe minimizuar dëmin, e zhvendosin diskutimin në një terren tjetër: përse Kryeprokurorja e Durrësit po mundohet që të zbusë efektin negativ të një ngjarje të tillë?

“Boldnews.al” ka raportuar më parë se, materialet në Postën Sekrete janë kryesisht të dhëna nga Shërbimi Informativ, përgjime apo materiale nga autoritetet e huaja, të cilat lidhen me aktivitetin e krimit të organizuar. Durrësi është një prej qyteteve me specifikë të theksuar sa i përket grupeve kriminale.

Tashmë, të dhënat e vjedhura nga dy persona deri më tani të paidentifikuar, me shumë mundësi janë në duart e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale, të cilët, ashtu si edhe qytetarët e tjerë, shohin në media se si Prokuroria e Durrësit mundohet të minimizojë dëmet.

 

Lajme të lidhura

SPORT

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025
AKTUALITET

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025
BOTA

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025
SPORT

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025
BOTA

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025
Para

“Rrezikohen negociatat”, Berisha: Shqipëria është delja e zezë në Ballkan

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com