Partia Demokratike ka kallëzuar sot në Prokurori, kryeministrin Edi Rama, ministren e Arsimit Lindita Nikolla dhe atë të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Kallëzimi është bërë për shkak të marrjes së të dhënave personale nëpërmjet nxënësve dhe kartelave mjekësore.
Kallëzimi u dorëzua në emër të grupit parlamentar të PD nga Albana Vokshi dhe Bardh Spahia. Vokshi tha se marrja e të dhënave është antikushtetuese.
“Për marrjenm, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale të prindërve të tëe gjithë nxënësve të të gjitha shkollave në të gjithë vendin dhe në ndërhyrjen e kartelave personale mjekësore të pacientëve që bëjnë vizita në qendrat shëndetësore. Informacioni i kërkuar emër, mbiemër, numër personal, email, konsiderohen të dhëna të mbrojtura me ligj. Ndaj edhe urdhëri i Ramës për të marrë këto të dhëna është një shkelje ligjore dhe është një veprim antikushtetues.
Jo vetëm kaq, por duke grumbnulluar të dhënat personale Rama hedh në kosh një nga rekomandimet e OSBE-ODIHR pasi OSBE-ODIHR e ka bërë të qartë se duhet ti jepet fund abuzimit me burimet shtetërore. Në këtë kontekst Rama ka përdorur administratën shtetërore për të marrë të dhënat personale”, tha Vokshi për mediat.
Vokshi tha se ideatori i kësaj skeme është kryeministri Rama, ndërsa theksoi se edhe pse Manastirliu nuk është tërhequr publikisht janë telefonuar të gjitha qendrat shëndetësore për të ndërprerë marrjen e të dhënave.
“Deklaratat e tyre vërtetojnë paligjshmërinë e aktit të tyre. Nikolla u tërhoq, pavarësisht se Manastirliu nuk u tërhoq në dijeninë tonë dje janë marrë në tel qendrat shëndetësore për të ndërprerë marrjen e numrit të kartës së identitetit. Pra jo vetëm që është i paligjshëm, por është edhe mashtrim publik, sepse për të bërë komunikim me prindërit nuk është e nevojshme të merret numri i kartës së identitit”.
Deputetja demokrate tha gjithashtu se ka kërkuar edhe pezullimin e tyre nga puna për shkak se mund të prishin provat e hetimit”
“Jo vetëm fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit politik për arsye elektrale, por kemi kërkuar edhe pezullimin nga funksioni të gjithë funksionarëve të sipërpërmendur për arsye se ato mund të prishin provat e hetimit”.