• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A u betua 57-vjeçari? Krimi horror në Fushë-Krujë, policia e Durrësit kontroll në hotelet e plazhit

10:35 : 08/05/2018
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Alimehmeti: PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë për qytetarët

49-vjeçari nga Tirana humb jetën papritur te Syri i Kaltër në Theth, dyshimet

Tri ditë pas ngjarjes makabre në afërsi të fshatit Borizanë të Fushë-Krujës, ku i gjet i shkrumbuar brenda në makinën tip “Volkswagen Turan” 57-vjeçari nga Mitrovica, policia e Durrësit ka nisur kontrollet në hotelet e zonës së plazhit. Burime nga blutë e qytetit bregdetar dje bënë me dije se dyshohet që Xhafer Osmani të jetë vrarë në Durrës dhe pastaj është transportuar nga autorët e krimit drejt Fushë- Krujës për të humbur gjurmët. Mësohet se pas mbërritjes në Shqipëri, viktima ka fjetur në disa hotele të Durrësit, të cilët frekuentohen më së shumti nga kosovarët.

Të njëjtat burime thanë se mendohet që pas hyrjes në pikën kufitare të Morinës në Kukës, 57-vjeçari ka përdorur numër shqiptar për të komunikuar me personat që do të takonte në Durrës. Ndaj, policia po bën të pamundurën për të hedhur dritë se me cilët persona ka komunikuar Xhafer Osmani. Hetuesit e çështjes se për vrasjen e tij është përdorur i njëjti skenar si me eliminimin e ish-shefit të Kundërzbulimit të SHISH-it, Isa Çopa në vitin 2015. Ndonëse vrasja ish-shefit të SHISH nuk është zbardhur ende, policia e Durrësit pohoi se në vendin ku u gjet trupi i shkrumbuar i 57-vjeçarit kanë gjetur prova të shumta. Sipas bluve, këto prova mund të çojnë në gjurmët e autorëve të krimit, por pa saktësuar se çfarë janë ato konkretisht.

HETIMET
Burime nga grupi hetimor thanë se Xhafer Osmani kishte hyrë me automjetin e tij tip “VolksWagen Touran” me targa 02960 SN në Shqipëri më 29 prill. Ndërsa, më 5 maj u gjet i djegur në sediljen e dytë të makinës që rezulton të jetë regjistruar në emër të tij. Dyshohet se fillimisht ai është torturuar dhe më pas është vrarë ose me armë zjarri, ose me mjete të forta. Ndërkaq, ka dyshime të forta se ai mund të jetë marrë peng për t’i nxjerrë ndonjë informacion, e më pas është eliminuar. Ndërkaq, burimet policore deklaruan se kosovari ka fjetur në disa hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, por ende nuk është arritur të zbulohet nëse ka pasur një raport të qëndrueshëm, lidhje dashurie për një kohë të gjatë me një femër në Shqipëri. “Kemi hetuar në këtë pistë dhe për ne do të ishte e vlefshme dëshmia e një personi që mund të ketë pasur raporte intime me viktimën, por deri më tani nuk kemi ende një emër”, u shprehën burimet e mësipërme. Nga ana tjetër, qarkullojnë informacione se në vendin e krimit është gjetur edhe një Kuran, mbi të cilin thonë se mund të jetë betuar kosovari para se të vrisnin. Informacion ky që nuk konfirmohet nga policia e Durrësit.

FAMILJARËT E VIKTIMËS
Për të tërhequr trupin e kosovarit të masakruar e djegur më pas në Fushë-Krujë kanë ardhur në Shqipëri vëllai dhe nipërit e tij. Vëllai i viktimës ka deklaruar se Xhafer Osmani ishte beqar dhe ka kërkuar me ngulm kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Familjarët kanë deklaruar se ai u ka thënë se “kam një punë në Shqipëri, dhe duhet ta mbyll patjetër”. Gjithashtu, ata janë shprehur se 57-vjeçari nuk ka komunikuar me ta në telefon pas nisjes për në Shqipëri. “Pasi iku për në Shqipëri, vëllai nuk na ka telefonuar. Në dijeninë tonë ai nuk ka pasur konflikte me askënd dhe as ndonjë lidhje intime në Shqipëri. Ne duam të bëhet sa më shpejt ekspertiza dhe të zbardhet ngjarja”, ka deklaruar vëllai i Xhafer Osmanit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alimehmeti: PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë për qytetarët

18:28 : 20/09/2025
AKTUALITET

49-vjeçari nga Tirana humb jetën papritur te Syri i Kaltër në Theth, dyshimet

18:11 : 20/09/2025
BOTA

Një 29-vjeçare vetëvritet pas përdorimit të AI si “terapist virtual”

17:59 : 20/09/2025
AKTUALITET

A do të kandidojë për bashkinë Tiranë përballë Manastirliut? Ja si përgjigjet Paloka

17:44 : 20/09/2025
SHOW BIZ

Ndarja e bujshme nga Princ Leka, Elia Zaharia: Dhimbja dhe sfidat e shuajnë dashurinë, por…

17:28 : 20/09/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Fier, plagoset nëna me dy fëmijët

17:13 : 20/09/2025
Para

Mënyrat më të mira për të bërë për vete një femër

TË GJITHA

Alimehmeti: PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë për qytetarët

18:28 : 20/09/2025

49-vjeçari nga Tirana humb jetën papritur te Syri i Kaltër në Theth, dyshimet

18:11 : 20/09/2025

Një 29-vjeçare vetëvritet pas përdorimit të AI si “terapist virtual”

17:59 : 20/09/2025

A do të kandidojë për bashkinë Tiranë përballë Manastirliut? Ja si përgjigjet Paloka

17:44 : 20/09/2025

Ndarja e bujshme nga Princ Leka, Elia Zaharia: Dhimbja dhe sfidat e shuajnë dashurinë, por…

17:28 : 20/09/2025

Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Fier, plagoset nëna me dy fëmijët

17:13 : 20/09/2025

Yuri Kim del në pension, i jep fund karrierës diplomatike

17:01 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com