• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deficiti tregtar shënon rekord historik ndërsa leku vijon të forcohet

13:56 : 18/12/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Deficiti në tregtinë e mallrave për Shqipërinë arriti në 469 miliardë lekë ose 4.7 miliardë euro për periudhën njëmbëdhjetëmujore janar-nëntor 2024, me një rritje prej 72 miliardë lekësh në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Pavarësisht se viti 2024 nuk është mbyllur ende, shifra e njëmbëdhjetëmujorit mjafton për të thënë se ky do të jetë viti me një rekord absolut në deficitin tregtar, duke kapërcyer me një masë jo të vogël edhe deficitin prej 464 miliardë lekëve të shënuar në vitin 2022, kur fillimi i luftës në Ukrainë dhe pasojat COVID-19 në zinxhirin botëror të furnizimit të mallrave sollën çmime stratosferike në të gjitha mallrat kryesorë si naftë apo drithëra.

Të dhënat e publikuara të martën nga Instituti i Statistikave tregojnë se eksportet e mallrave ranë këtë vit me 14% ndërsa importet u rritën me 2%. Rënia e eksporteve u shkaktua kryesisht nga grupmallrat “Materiale ndërtimi dhe metale” si dhe “Tekstile dhe këpucë”. Eksportet e grupit “Ushqime, pije dhe duhan” njohën rritje.

Në total, Shqipëria eksportoi mallra me vlerë tregtare 347 miliardë lekë ndërsa importoi mallra me vlerë 816 miliardë lekë. Krahasimi i shifrave në lekë bart edhe efektin e kursit të këmbimit. Euro ka kushtuar mesatarisht 110 lekë gjatë vitit 2023 ndërsa këtë vit ka kushtuar 101 lekë me tendencë forcimi. Forcimi i lekut me afro 8% i bën si eksportet ashtu edhe importet e këtij viti të duken më të ulëta në krahasim me vitin e kaluar. Duke marrë parasysh këtë efekt, rënia e eksporteve këtë vit nuk është aq e lartë se sa duket ndërsa importet duhet të kenë shënuar rritje më të fortë se sa shifra prej 2% që del pa marrë parasysh efektin e kursit.

Kjo nuk e zhbën faktin që, ndërsa në teori, leku i fortë do të sillte rritje të importeve dhe rënie të eksporteve dhe për rrjedhojë, tendencë dobësuese në tregun e këmbimit valutor, e kundërta po ndodh. Që prej viti 2017, leku ka njohur forcim të vazhdueshëm ndërsa në qershor të këtij viti, Banka e Shqipërisë pranoi publikisht se ka ndërhyrë për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut. Statistikat për përmasat e ndërhyrjes nuk janë publikuar ende nga Banka e Shqipërisë.

Qeveria thotë se forcimi i lekut ka ardhur falë suksesit ekonomik ndërsa dyshimet nga opozita dhe ekspertët janë që vendi, gjatë viteve të fundit, është kthyer de facto në një parajsë për parkimin e parave të krimit të organizuar, gjë që ka derdhur një sasi të stërmadhe valute jashtë kanaleve të tregtisë së jashtme, shkëmbimit të shërbimeve apo huave./ BIRN

Lexo edhe:

Frangat zvicerane po forcohen ndaj çdo valute tjetër, por po dobësohen ndaj Lek-ut!

Këmbimi valutor 5 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Etiketa: deficitilekurekord historiktregtia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Frangat zvicerane po forcohen ndaj çdo valute tjetër, por po dobësohen ndaj Lek-ut!

10:25 : 07/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:38 : 05/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 28 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:08 : 28/07/2025
AKTUALITET

Zhvlerësimi i euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

14:55 : 22/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 22 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:19 : 22/07/2025
AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
Para

Nëna e Martin Canit mes lotësh në protestë: Të japin dorëheqjen nga shkolla e deri te ministrja

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com