Një aksident i rëndë ka ndodhur në “Rrugën e Kombit”, teksa dyshohet se një person ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kolsh, 3 km para vendit të quajtur Ura e Kukësit, ku një kamion i ngarkuar me fidanë ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys në krahun e kundërt.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet zjarrfikëse për të nxjerrë drejtuesin e mjetit, ndërsa është bllokuar qarkullimi Kukës-Tiranë për shkak të aksidentit.