Kamza-Luftëtari u luajt edhe në tri bunën VIP, aty ku drejtuesit gjirokastritë janë kërcënuar, madje u është bërë presion i hapur që ekipi të toleronte ndeshjen. Përveç ofendimeve të vazhdueshme dhe presionit veçanërisht në fundin e lojës ndaj presidentit të Luftëtarit, Grigor Tavo, më e rëndë ka qenë situata me dy zyrtarë të lartë të klubit: Gentian Nora dhe Harrallamb Tavo. Vetë shefi i klubit, Nora, tregoi dje ekskluzivisht për “Panorama Sport” ngjarjen në tribunë, para, gjatë dhe pas ndeshjes.
“Situata ishte mjaft e ndezur, madje mungesa e organizimit u duk që në fillim, kur nuk u lejuan të uleshin në tribunë familjarët e futbollistëve dhe bashkëshortet e tyre. Me ndihmën e delegatit u sheshua ky problem i vogël, por më pas u kërcënuam në mënyrë të pabesueshme në tribunën qendrore. Persona që qëndronin afër tribunës VIP erdhën na bënë presion që ne të detyronim ekipin dhe të linim ndeshjen në pjesën e dytë. Aty ndërhyri policia dhe një prej vëllezërve të presidentit të Kamzës. Situata u qetësua disi, por ky është një turp i madh. Ikëm nga stadiumi dhe e ndoqëm pjesën e dytë me tifozët tanë”, tregon Nora.