Raporti i Arian Çanit me kryeministrin Edi Rama është përfolur shumë në media, prej vitesh është thënë se nuk flisnin derisa Rama i shkoi në emision, por i ftuar sot në “Xing me Ermalin”, moderatori e hodhi poshtë këtë.
Ai u shpreh se me Ramën nuk është pajtuar ndonjëherë sepse nuk ishte zënë, por i ka lënë vetë njerëzit të flasin. Gjatë bisedës Çani është shprehur se kryeministri është si kameleon duke pohuar se me këtë shprehje e cilëson si “njeri me disa fytyra”.
“Rama është kameleon, është i paparë, Rama të del këtu, pastaj papritur të del në këndvështrim tjetër dhe ti thua ‘Një sekond se unë njoh këtë Ramën këtu, pse më doli këtu’. Është brilant, e ka dhunti, është kameleon, aktor i lindur. Po, njeri me disa fytyra, edhe unë jam njeri me disa fytyra”, u shpreh Çani.