• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Televizionet, një biznes jo i mirë në Shqipëri, sidomos për lajmet

15:59 : 24/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Në dekadën e fundit, hapja e televizioneve të lajmeve u kthye në një trend. “A2 Media” solli markën e kanalit të njohur të lajmeve CNN, si filial, “Euronews” hyri direkt me markën e tij, si dhe u hapën disa televizione lokale si “Syri Tv”, apo “MCN”.

Të dhënat financiare të televizioneve tregojnë se sipërmarrja e informimit të publikut nuk është një biznes i mirë, të paktën në mënyrë direkte. Edhe pas disa vitesh aktivitet, të ardhurat e tyre janë me rritje minimale ose me rënie, ndërsa disa rezultojnë me humbje.

Tregu dominohet nga dy televizionet e mëdha, “Tv Klan” dhe “Top Channel”, që marrin pjesën më të madhe të buxheteve të reklamave dhe arrijnë që të rezultojnë me fitime, ndonëse dhe këto me norma minimale.

Qarkullimi vjetor i 11 televizioneve që kanë raportuar të dhënat në vitin 2023 ishte 6.7 miliardë lekë, me rritje prej 13.5% me bazë vjetore. (mungojnë bilancet e Ora dhe Ora News, aktiviteti i të cilave është vënë në sekuestro nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe nuk kanë dorëzuar bilancin e 2023).

“Klan” dhe “Top Channel” vijojnë të dominojnë, me rreth 60% të totalit të qarkullimit dhe janë të vetmit që raportojnë nivele xhirosh nga 17-25 milionë euro dhe kanë udhëhequr rritjen e gjithë tregut në vitin 2023.

Lexo edhe:

Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike

FII PRIORITY Europe mbledh në Tiranë Matteo Renzin, Samir Manen, Alabbar dhe personalitete të tjera të shquara

Për operatorët e tjerë, kufiri maksimal është rreth 5.5 milionë euro. Këto dy televizione kanë dhe rezultat financiar më të qëndrueshëm, me normat e fitimit që variojnë nga 6-13%.

Sidomos për televizionet informative, të cilat u shtuan ndjeshëm vitet e fundit, nuk ka qenë një vit i mirë për të dytin vit radhazi, teksa ato raportojnë rënie të të ardhurave dhe rezultojnë me humbje.

Nga 11 televizione, 7 prej tyre raportojnë humbje dhe 4 kanë shënuar rënie të ardhurash. Tregu i ulët i reklamave, mungesa e hyrjes së kompanive të mëdha vitet e fundit, që do të shtonin buxhetet e marketingut, si dhe kalimi i një pjese të fushatave online, ose nëpërmjet influencuesve, kanë tkurrur burimet e të ardhurave për televizionet e shumta në vend.

“TV Klan” ka vijuar të jetë televizioni më i madh në vend edhe në vitin 2023 nga transmetuesit pa pagesë. Të ardhurat arritën në gati 2.5 miliardë lekë, me zgjerim prej 19%, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Fitimet u trefishuan në 324 milionë lekë, duke arritur sërish vitin më të mirë sa i takon përfitueshmërisë. Norma e fitimit ishte 13%.

“Top Channel” është i dyti më i madh në vend. Të ardhurat e televizionit ishin 1.75 miliardë lekë në 2023, me zgjerim prej gati 22% me bazë vjetore. Fitimet pothuajse u dyfishuan, në 107 milionë lekë. Norma e fitimit ishte 6.1%.

“Media Vizion” (Vizion Plus) raportoi të ardhura prej 544 milionë lekësh, me rritje 25% me bazë vjetore. Fitimet ishin 20 milionë lekë, me një normë prej 3.7%.

“TV A2” rriti të ardhurat me 10%, në 456 milionë lekë, ndërsa fitimet ishin minimale, në 4.3 milionë lekë, me një normë prej vetëm 1%.

“ABC News” u ngjit në vendin e pestë. Të ardhurat ranë lehtë me 4%, në 333 milionë lekë. Televizioni deklaroi një humbje prej 20.4 milionë lekësh.

“News 24” ka raportuar rënie të të ardhurave me 9.2%, në 315 milionë lekë, duke zbritur në vendin e gjashtë dhe ka deklaruar humbje prej 66 milionë lekësh.

“Report TV” (MTSC) rezultoi me të ardhura prej 280 milionë lekësh, me tkurrje 7% dhe raportoi humbje prej 25.6 milionë lekësh.

“EuroNews” ishte nga të paktët që deklaroi rritje të fortë të të ardhurave, me 20%, në 259 milionë lekë. Kompania vijon të dalë me humbje që nga fillimi i aktivitetit, që në 2023 ishte 89 milionë lekë.

“Syri TV” deklaroi të ardhura prej 114 milionë lekësh, me rritje rreth 7%.

Televizioni “Scan” kishte të ardhura prej 106 milionë lekësh (-16.6%).

“MCN TV” (Johaniteri) raportoi të ardhura prej 70 milionë lekësh dhe humbje prej 30 milionë lekësh.

/Monitor

Etiketa: biznessyri tvtë ardhurat. TV Klantelevizionettop-channelVizion Plus

Lajme të lidhura

KULTURE

Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike

19:10 : 29/05/2025
AKTUALITET

FII PRIORITY Europe mbledh në Tiranë Matteo Renzin, Samir Manen, Alabbar dhe personalitete të tjera të shquara

11:04 : 19/05/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë

08:12 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama sulmon mediat: Këneta televizive thotë se populli voton nga frika PS-në

16:53 : 04/05/2025
AKTUALITET

Mediat televizive kthehen në “zgjatim” të propagandës partiake gjatë fushatës

08:42 : 29/04/2025
AKTUALITET

Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit

22:48 : 26/04/2025
Para

VIDEO/ Pamjet e qarta! Momenti kur militantët e Ramës dhunojnë me grushte protestuesit

TË GJITHA

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

09:11 : 08/06/2025

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025

Të shtëna me armë në Allias, një i plagosur – Detajet e para

08:50 : 08/06/2025

Asani nuk mori sërish asnjë minutë, Silvinjo: E kam diskutuar edhe me lojtarët që…

08:48 : 08/06/2025

Kush ishte në stadium/ Nga Altin Dumani dhe Arben Kraja tek Rike Roçi e Luana Vjollca (FOTOT)

08:46 : 08/06/2025

Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

08:28 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com