Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Burrel, ndërsa personi që ka qëlluar është vënë në pranga. Nuk raportohet për persona të lënduar nga të shtënat.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë: L.M, 17 vjeç, banues në Burrel.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Drita”, të qytetit Burrel, ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar, njoftoi Policia.
Ndërsa vijon puna për gjetjen e armës që ka përdorur autori.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “ Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “ Prishje e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278/2, e 274 të Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.