• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhër-arrest për Kryeministrin izraelit Netanyahu dhe zyrtarët e Hamasit

16:13 : 21/11/2024
në BOTA

HAGË – Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi të enjten urdhër-arrest për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish Ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe zyrtarët e Hamasit, të cilët i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën në Gazë dhe sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit që u bë shkas për fillimin e luftës.

Vendimi i gjykatës i shndërron Kryeministrin Netanyahu dhe të tjerët në persona të pandehur, të kërkuar ndërkombëtarisht dhe mund të shkaktojë izolimin e mëtejshëm të tyre, duke ndërlikuar përpjekjet për të negociuar armëpushimin që do t’i jepte fund luftës 13 mujore. Por ndikimi i këtij urdhër-arresti mund të jetë i kufizuar ngaqë Izraeli dhe aleati i tij kryesor, Shtete e Bashkuara nuk janë anëtarë të gjykatës dhe disa nga zyrtarët e Hamasit tashmë janë vrarë gjatë konfliktit.

Kryeministri Netanyahu dhe udhëheqësit e tjerë izraelitë i kanë kritikuar në të kaluarën përpjekjet e Kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim Khan si të turpshme dhe antisemite. Presidenti amerikan Joe Biden gjithashtu e ka kritikuar prokurorin ndërkombëtar dhe ka shprehur përkrahje për të drejtën e Izraelit që të mbrohet kundër Hamasit. Hamasi po ashtu e kritikoi kërkesën për urdhër-arrestet.

“Dhoma e gjykatësve konsideron se ka bazë të mjaftueshme për të besuar se, të dy individët, qëllimisht dhe me njohuri të plotë, i kanë mohuar popullsisë civile në Gazë gjërat e domosdoshme për të mbijetuar, përfshirë ushqimin, ujin dhe ilaçet, si dhe karburantin dhe energjinë elektrike”, thuhet në vendimin unanim të panelit prej tre gjykatësish për urdhër-arrestin ndaj zotit Netanyahu dhe ish Ministrit të tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Lexo edhe:

Trump dhe Netanyahu, takohen për Gazën: Synohet marrëveshje për armëpushim 60-ditor

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

Ministria e Jashtme e Izraelit në shtator njoftoi se kishte dorëzuar argumentet ligjore që sfidojnë juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke argumentuar se gjykata nuk i dha Izraelit mundësi t’i hetojë akuzat përmes institucioneve të saj, para se të lëshonte kërkesën për urdhërarrest.

“Asnjë demokraci me një sistem të pavarur dhe të respektuar të drejtësisë, siç e ka Izraeli, nuk është trajtuar kaq padrejtësisht nga Prokurori”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite Oren Marmorstein në platformën X. Ai tha se Izraeli mbetet i “palëkundur në angazhimin e tij ndaj sundimit të ligjit dhe drejtësisë” dhe se do të vazhdonte t’i mbrojë banorët e tij kundër militantizmit./VOA

Etiketa: Benjamin NetanyahuGjykata Penale Ndërkombëtarehamas

Lajme të lidhura

BOTA

Trump dhe Netanyahu, takohen për Gazën: Synohet marrëveshje për armëpushim 60-ditor

21:43 : 08/07/2025
BOTA

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

17:38 : 06/07/2025
BOTA

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin

09:20 : 06/07/2025
BOTA

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

21:50 : 04/07/2025
BOTA

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, Netanyahu: Ky grup s’ka vend në Gazën e pasluftës

21:39 : 02/07/2025
BOTA

Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?

20:28 : 02/07/2025
Para

Kompania Agbes fiton tenderin e parë 25 milion euro për "Korridorin e Tetë"

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com