• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Lista/ Miqtë e Edi Ramës, sa shumë probleme me kriminalitetin

09:54 : 05/05/2018
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dorëheqja e Saimir Tahirit shënon numrin e radhës të dorëheqjes apo largimit të zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste gjatë 5 viteve të tyre të qeverisjes, për shkak të lidhjeve me krimin.

“Boldnews.al” po risjell në kujtesë të publikut listën e deputetëve dhe kryebashkiakëve socialistë, të cilët janë prekur nga ligji “Për dekriminalizimin” ose janë arrestuar apo hetuar për vepra penale, përfshirë edhe të rënda.

1. Tom Doshi, deputet i Partisë Socialiste, arrestohet në 26 mars 2015, në bazë të një urdhër-ndalimi të firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm i asaj kohe. Deputeti Doshi u akuzua për “kallëzim të rremë”, “deklarim të rremë para prokurorit” dhe “kërcënim për dhënie dëshmie të rreme”. Ai, së bashku me deputetin Mark Frroku, akuzohen se përgatitën një skenar të rremë, sipas të cilit ish-kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, kishte planifikuar vrasjen e deputetit Doshi dhe një tjetër deputeti, Mhill Fufi.
Gjithashtu, deputeti Tom Doshi është i akuzuar edhe për veprën penale të “Fshehjes së pasurisë”, pas një hetimi të Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në kallëzimin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Aktualisht, deputeti Doshi është nëë proces gjykimi për të dy këto raste.

2. Mark Frroku, deputet i Partisë Socialiste, arrestohet në 26 mars 2015, në bazë të një urdhër-ndalimi të firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm i asaj kohe. Deputeti Frroku u akuzua për “kallëzim të rremë”, “deklarim të rremë para prokurorit” dhe “kërcënim për dhënie dëshmie të rreme”. Ai, së bashku me deputetin Mark Frroku, akuzohen se përgatitën një skenar të rremë, sipas të cilit ish-kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, kishte planifikuar vrasjen e deputetit Doshi dhe një tjetër deputeti, Mhill Fufi.
Më tej, ndaj Frrokut u lëshua edhe një tjetër urdhër-arresti, si person i dyshuar për një vrasje në Belgjikë, në vitin 1999, si edhe për akuza të tjera që lidhen me fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Aktualisht, Mark Frroku është në proces gjyqësor, në hetimin ku ishte i bashkëpandehur me Tom Doshin. Ndërkohë, ai u dënua me 6 vjet burgim për pastrim parash dhe fshehje pasurie. U shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes së ndodhur në Belgjikë.

Lexo edhe:

Braçellari i zuri pritë policisë? Çfarë zbulon dosja e operacionit ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

Horoskopi i dashurisë për muajin qershor

3. Arben Ndoka, ish-deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën e kaluar, dha dorëheqjen në Shtator 2015, pak kohë para se të niste zbatimin ligji “Për dekriminalizimin”. Ndoka rezultonte i dënuar në vitin 2003 në Romë, Itali për trafikimin e një vajze që qe e fejuara e vëllait të tij. Ai u dënua me 7 vjet dhe 6 muaj burg, por u transferua për të vuajtur dënimin në Shqipëri ku gjykata e Lezhës ia reduktoi dënimin dhe ai e rifitoi lirinë pas tri vitesh. Në letrën e tij të dorëheqjes, Ndoka pretendoi se e fejuara e të vëllait e cila e pati denoncuar atë në mënyrë të rreme te policia italiane dhe se akuzat e saj qenë të pavërteta.

4. Armando Prenga, ishte deputet i Partisë Socialiste në kohën kur u arrestua për plagosjen e një personi dhe për armëmbajte pa leje. Deputeti Prenga u përfshi në një konflikt fizik, i cili degjeneroi në përdorimin e armëve me pjesëtarë të familjes Calja, për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me pronësinë e lagunës së Patokut, në Laç.

5. Vladimir Kosta, ish-deputet i Partisë Socialiste, humbi mandatin e tij për shkak të ligjit “Për dekriminalizimin”. Nga verifikimet rezultoi se ai nuk kishte deklaruar në formularin përkatës një dënim të vitit 2001, për armëmbajtje pa leje.

6. Elvis Roshi, ish- kryetari i Bashkisë së Kavajës (PS), arrestohet në maj 2016, për veprën penale të “fallsifikimit të formularëve”, për shkak se nuk kishte deklaruar në dokumentin e dekriminalizimit disa episode kriminale në të shkuarën e tij. Roshi, i cili ka mbajtur pesë emra të ndryshëm gjatë qëndrimeve të tij në Europë, është dënuar dhe dëbuar nga Itali, për shkak se u gjet fajtor për “përdhunim në grup”, në vitin 1996. Gjithashtu, ai është dëbuar dhe ka qenë nën hetim për episode lidhur me narkotikët edhe në Zvicër. Aktualisht është në proces gjyqësor për “fallsifikim formularësh”.

7. Tërmet Peçi, kryetar i Bashkisë së Tepelenës (PS), rezulton se është dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës në vitin 2004 për veprën penale të “Përdorimit të dokumentave të falsifikuar”. Këtë dënim ai nuk e kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit. KQZ nuk pranoi të ndërpresë mandatin e tij.

8. Adriatik Zotkaj, kryetar i Bashkisë së Poliçanit (PS), rezulton se është dënuar 3 herë, në vitin 1985, në vitin 2001 dhe në vitin 2006. Ai nuk e kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit dënimin e vitit 1985. KQZ nuk pranoi të ndërpresë mandatin e tij.

9. Aqif Rakipi, ish-deputet i PDIU (aleat me Partinë Socialiste), humbi mandatin e tij në janar 2018, për shkak të ligjit “Për dekriminalizimin”. Rezultoi që ai nuk kishte deklaruar disa precedentë penale në Itali, për episode të vitit 1998.

10. Saimir Tahiri, ish-Ministër i Brendshëm dhe ish-deputet i Partisë Socialiste, dyshohet për kryerjen e veprave penale të “Trafikut të narkotikëve”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “korrupsion të zyrtarëve të nivelit të lartë. Prokuroria kërkoi nga Parlamenti në Tetor 2017 autorizimin për arrestimin e tij. Kjo kërkesa u rrëzua nga socialistët, parti e Saimir Tahirit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Braçellari i zuri pritë policisë? Çfarë zbulon dosja e operacionit ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

15:41 : 07/06/2026
NDRYSHE

Horoskopi i dashurisë për muajin qershor

15:32 : 07/06/2026
AKTUALITET

Me flamuj kuqezi në duar, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

15:28 : 07/06/2026
RAJONI

KE: Rritja e numrit të rusëve me shtetësi serbe përbën rrezik sigurie për BE-në

15:10 : 07/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama të bëjë transparencë për projektin në Zvërnec

14:58 : 07/06/2026
AKTUALITET

Rama i shqetësuar nga komentuesit në rrjetet sociale: Mallkimet tuaja më bëhen shëndet

14:47 : 07/06/2026
Para

Rëndohen marrëdhëniet Greqi-Turqi, ekspertët grekë lëshojnë alarmin

TË GJITHA

Braçellari i zuri pritë policisë? Çfarë zbulon dosja e operacionit ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

15:41 : 07/06/2026

Horoskopi i dashurisë për muajin qershor

15:32 : 07/06/2026

Me flamuj kuqezi në duar, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

15:28 : 07/06/2026

KE: Rritja e numrit të rusëve me shtetësi serbe përbën rrezik sigurie për BE-në

15:10 : 07/06/2026

Berisha: Rama të bëjë transparencë për projektin në Zvërnec

14:58 : 07/06/2026

Rama i shqetësuar nga komentuesit në rrjetet sociale: Mallkimet tuaja më bëhen shëndet

14:47 : 07/06/2026

Ambasadori britanik në Kosovë: Institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejt pas zgjedhjeve

14:40 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom GirişCasibomcasibom