• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tahiri rasti i parë që do të gjykohet nga drejtësia e re

19:53 : 04/05/2018
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? Marrëveshje me disa shtete

FOTO/ Kyçe të fryra dhe shenja në duar, spekulimet për shëndetin e Trump pushtojnë rrjetin

Fajtor apo i pafajshëm? 

Prokuroria mund ta hetojë tani ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, njëlloj si ҫdo qytetar të Shqipërisë dhe më tej Gjykata ta shpallë fajtor apo të pafajshën.Përballjen pa asnjë masë mbrojtëse me drejtësinë e bëri të mundur vetë Saimir Tahiri, me dorëzimin vullnetar të mandatit të tij si deputet i pavarur, të enjten (03.05.2018). Që prej gjashtë muajsh Prokuroria e Krimeve të Rënda po e heton atë për lidhje me trafikun e drogës dhe bashkëpunim me një grup kriminal, gjithashtu nën hetim për të njëjtat dyshime. Në konferencën  për shtyp për dorëzimin e mandatit  ish-ministri i Brendshëm në qeverinë Rama 1 (2013-2017), tha se deri sa të zbardhet e vërteta “nuk do të jetë deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi dy milion shqiptarë të tjerë”.

Hetim dhe gjykim nga një drejtësi që po kalon vettingun

Në tetorin e vitit të kaluarpër Saimir Tahirin Prokuroria pati dyshime për lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij të largët, pjesë e një organizate italo-shqiptare, që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali. Hetimet ndaj grupit në fjalë nisën kur policia italiane zbuloi organizatën në Catania dhe në përgjimet e kryera prej saj, në bisedat mes trafikantëve të drogës, përmendej  disa herë emri  i ish Ministrit të Brendshëm.  A ështe provë vetëm emri? Për prokurorinë po. Për maxhorancën socialiste jo. Deputetët socialistë refuzuan kërkesën e Prokurorisë për të arrestuar Tahirin për mungesë provash dhe faktesh  Ata e përjashtuan Tahirin nga grupi i tyre. Deri dje Tahiri ishte deputet i pavarur, me imunitet parlamentar që mund të heTohej por jo të arrestohej me vendim Gjykate, të kërkuar nga Prokuroria. Çështja Tahirii u shndrrua në kauzën prioritare të opozitës, të kryesuar nga PD. Por  ish Ministri i Brendshëm vijoi sulmet e ashpra ndaj opozitën edhe në konferencën për shtyp të dorëzmit të mandatit  të tij parlamentar.

“Nuk pranoj të dëgjoj që ma bën gjyqin kjo rracë që me politikë ka vjedhur e prej politikës nuk është ndëshkuar. Nuk e pranoj për askënd dhe asgjë, kurrë. As fshihem pas parlamentit, as rri në parlament për të marrë rrogën kot, as për t’i bërë hije ndokujt, as për të kapur ndonjë tender a ca lekë, dhe aq më pak për të pasur paprekshmëri.” – tha Tahiri.

Ai theksoi se opozita “ka kriminelë të pahetuar, të pagjykuar dhe të pandëshkuar”. Argumentat për një sulm të tillë nuk mungojnë. Në vitin 2009, kur PD-ja ishte në pushtet. eksponentë të saj u hetuan për korrupsion por çështja nuk shkoi në Gjykatë. Ajo u mbyll për parregullsi në procedurë pa marrë as pafajësi, as fajësi. Në janar të vitit 2011, në protestën e socialistëve, atë kohë në opozitë, u qëlluan me armë zjarri dhe u vranë 4 demostrues të paarmatosur, ngjarje që ende nuk është zbardhur. Hetimet ndaj Tahirit nisën vitin e kaluar kur Kryeprokuror ishte Adriatik Llalla , që pas përfunimit  të mandatit të tij dha dorëheqjen nga punësimi në sistemin e drejtësisë dhe sipas ligjit u përjashtua nga vettingu. Por dokumente dhe fakte te publikuara në media kanë sjellë tani hetimin e tij në gjendje të lirë për korrupsion dhe pastrim parash.

Zbatim i vettingut po sjell  një situatë tjetër në Shqipëri. Gjykatësit dhe prokurorët po i nënshtrohen vettingut. Ata që po kalojnë skanerin e tij do të jenë gjykatës dhe prokurorë të pakorruptueshëm nga politika, që do të mbikqyren nga ndërkombëtarët. Kjo është një bazë për një hetim të pavarur nga politika edhe ndaj rastit Tahiri. Një  rast për zbardhjen e së vërtetës. Ndofta “Çështja Tahiri”do të bëhet rasti i parë i një drejtësie që bën drejtësi për një ish-zyrtar të lartë në qeverinë e forcës politike që është në pushtet. Tani Tahiri është pa imunitet ndaj gjithë spektrit të masave që prokuroria mund të marrë ndaj tij për ta hetuar dhe e ҫuar atë në Gjykatë.

Opozita skeptike 

Opozita është skeptike se dorëzimi i mandatit  të deputetit të pavarur nga vetë Saimir Tahiri do t’i mundësojë  Prokurorisë  të bëjë punën e saj pa kufizime. Për opozitën ky veprim i Tahirit është vazhdim i  “Paktit Tahiri –Rama, një “manovër politike” pasi sipas saj kryemnistri Rama ka nën kontroll të plotë prokurorinë. Opozita e konsideron gjithashtu dorëzimin e mandatit të deputetit pasojë të presionit që sipas saj, iu bë kryemnistrit Rama në Berlin. Ajo  citon që gjatë takimeve të Ramës me deputetë gjermanë të jetë thënë prej këtyre të fundit se  “është e patolerueshme mbrojtja politike që i bëhet Tahirit me imunitet parlamentar kundër veprimeve të drejtësisë” .

Tani në test është drejtësia e reformuar. Qëndrueshmëria e rezultateve të saj për të bërë drejtësi dhe luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin do të jetë ajo që do mund të kthejë skepticizmin e vendeve të BE-së ndaj progresit të Shqipërisë në një votë pro hapjes së negociatave të anëtarësimit në Këshillin Europian në qershor të këtij viti.

/DW/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? Marrëveshje me disa shtete

20:30 : 17/07/2025
BOTA

FOTO/ Kyçe të fryra dhe shenja në duar, spekulimet për shëndetin e Trump pushtojnë rrjetin

20:20 : 17/07/2025
RAJONI

Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

20:06 : 17/07/2025
AKTUALITET

“Rigon me kupon”/ Rrëfehet Bardha, tregtarja “virale” që pushtoi rrjetin pas përplasjes me Muçin

20:05 : 17/07/2025
SPORT

VIDEO/ Ernest Muçi gjen rrugën e rrjetës me Besiktas

20:01 : 17/07/2025
BOTA

Presidenti i Brazilit sulmon Trump: Je zgjedhur si udhëheqës i SHBA-së, jo si perandori i botës

19:51 : 17/07/2025
Para

VIDEO/ Ngjashmëri e frikshme, Salah takon sozinë e tij

TË GJITHA

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? Marrëveshje me disa shtete

20:30 : 17/07/2025

FOTO/ Kyçe të fryra dhe shenja në duar, spekulimet për shëndetin e Trump pushtojnë rrjetin

20:20 : 17/07/2025

Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

20:06 : 17/07/2025

“Rigon me kupon”/ Rrëfehet Bardha, tregtarja “virale” që pushtoi rrjetin pas përplasjes me Muçin

20:05 : 17/07/2025

VIDEO/ Ernest Muçi gjen rrugën e rrjetës me Besiktas

20:01 : 17/07/2025

Presidenti i Brazilit sulmon Trump: Je zgjedhur si udhëheqës i SHBA-së, jo si perandori i botës

19:51 : 17/07/2025

Plagosja në Sarandë/ Gjendet një pistoletë në vendngjarje, dyshohet se i përket…

19:44 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com