• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

UEFA lë në fuqi dënimin për 10 vite përjashtim për Skënderbeun nga kompeticionet e Europës

19:42 : 04/05/2018
në SPORT

Komisioni i Apelit të UEFA-s ka lënë në fuqi vendimin e marrë një muaj më parë nga Komisioni i Disiplinës së këtij institucioni. 10 vite pezullim nga kompeticionet e UEFA-s si dhe 1 milionë euro gjobë. Pra, nuk ka asnjë ndryshim nga vendimi i parë, ashtu siç kishte parashikuar klubi korçar, i cili ishte i bindur se nuk do të kishte drejtësi në këtë shkallë të gjykimit.

Mbetet që Skënderbeu të shkojë në CAS dhe të kërkojë drejtësinë në këtë nivel të gjykimit, pasi në dy shkallët e para nuk ka pasur asnjë shpresë për t’u falur.

Skënderbeu ishte në gjyq me 26 prill për të apeluar në UEFA vendimin e dhënë për 10 vite pezullim dhe 1 milion euro gjobë nga kompeticionet Evropiane. Në atë datë u mbajt dhe faza dëgjimore ku dëshmuan dhe vetë lojtarët e Skënderbeut në atë vit. Sabien Lilaj, Bledi Shkëmbi dhe Bakary Nimaga ishin të përzgjedhurit e klubit korçar për të folur. Dy të parët udhëtuan dhe dëshmuan në Zvicër, ndërsa Nimaga foli nga një video-konferencë. Dëshmia e tyre ishte shumë e gjatë, pasi dëshmuan për rreth 6 orë.

Megjithatë, klubi korçar doli menjëherë në një deklaratë për shtyp ku shprehte mosbesimin te Apeli i UEFA-s. “Në seancën e zhvilluar sot në Lozanë, para panelit kanë dëshmuar pjesëtarë të stafit drejtues, lojtarë aktualë dhe ish lojtarë të Skënderbeut, të cilët kanë mohuar kategorikisht akuzat e ngritura nga inspektorët e UEFA-s.

Duke marrë në konsideratë egzistencën e një marrëdhënie institucionale ndërmjet organeve gjykuese, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ rikonfirmon edhe njëherë mosbesimin për drejtësi në këtë fazë fillestare të procesit dhe shprehim edhe njëherë bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultatet e pritura në CAS, (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv)”, – shkruhej në një pjesë të deklaratës. Në fakt kjo deklaratë ka sens.

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 10 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Anglia “shkërmoq” Serbinë në Beograd, “Tre Luanët” shkëlqejnë me 5 gola

Sot Skënderbeu ka pranuar vendimin e Apelit të UEFA-s, ku menjëherë pasi u bë publik dokumentacioni që linte në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës, klubi korçar ka dalë në një komunikatë për shtyp duke treguar edhe njëherë mosbesimin në këtë shkallë të gjykimit dhe se do t’i drejtohen CAS-it për të marrë drejtësinë e merituar.

Deklaratën e klubit korçar mund ta lexoni më poshtë:

Deklaratë për shtyp!

Sot, më datë 4 Maj 2018, Komisioni i Apelit i UEFA-s shpalli vendimin mbi ankimin e paraqitur nga KF Skënderbeu.

Siç ishte paralajmëruar dhe pritej, asnjë ndryshim nga vendimi pararendës nuk është bërë nga Komisioni i Apelit, pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga pala jonë në seancën dëgjimore të datës 26 Prill 2018.

KF Skënderbeu bën me dije se, brenda afateve ligjore, do të paraqesë ankim në CAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s. Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, veçse abuzim me pozicionin dominues.

KF Skënderbeu është i sigurt në pafajësinë e plotë të kujtdo lojtari apo zyrtari të klubit. Për këtë, të gjitha rrugët e mundshme ligjore do të ndiqen për mbrojtjen e integritetit dhe arritjeve tona historike.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Zyra për Shtyp

KF Skënderbeu

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 10 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 09/09/2025
SPORT

Anglia “shkërmoq” Serbinë në Beograd, “Tre Luanët” shkëlqejnë me 5 gola

22:58 : 09/09/2025
AKTUALITET

A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

22:55 : 09/09/2025
AKTUALITET

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

22:51 : 09/09/2025
SPORT

Shqipëria mban gjallë shpresat për Botëror, penalltia e Asllanit vulos fitoren ndaj Letonisë

22:44 : 09/09/2025
BOTA

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025
Para

Rikthehet Klaudia Pepa, publikon videon që do t'ju lërë pa "frymë"

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 10 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 09/09/2025

Anglia “shkërmoq” Serbinë në Beograd, “Tre Luanët” shkëlqejnë me 5 gola

22:58 : 09/09/2025

A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

22:55 : 09/09/2025

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

22:51 : 09/09/2025

Shqipëria mban gjallë shpresat për Botëror, penalltia e Asllanit vulos fitoren ndaj Letonisë

22:44 : 09/09/2025

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

22:24 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com