• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Scholz thotë se do të kërkojë votëbesim në dhjetor

15:29 : 13/11/2024
në BOTA

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, njoftoi të mërkurën se do të kërkojë votëbesim më 16 dhjetor, për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në shkurt.

Ai e bëri këtë njoftim gjatë një fjalimi në Parlament, një javë pasi dështoi koalicioni qeverisës trepartiak.

Gjermania është qeverisur prej vitit 2021 nga një koalicion i udhëhequr nga partia e Scholzit, Socialdemokratët, i cili përfshinte edhe të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë.

Aleanca mes tyre ishte e përçarë dhe jo e lehtë, dhe përfundimisht dështoi javën e kaluar kur Scholzi e shkarkoi ministrin e Financave, Christian Lindner, i cili vjen nga Demokratët e Lirë, pas mosmarrëveshjeve për mënyrën se si të ringjallej ekonomia e dobësuar e vendit.

Lexo edhe:

Dy mocione mosbesimi/ A po shkon Franca drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Zgjedhjet vendimtare për Kosovën/ A do të jetë 28 dhjetori fundi i ngërçit politik ?

“Tashmë është vendosur data në fund të shkurtit dhe jam shumë mirënjohës për këtë”, tha Scholz, duke shtuar se do të përpiqet të kalojë ligje të rëndësishme në Parlament para kësaj date, siç është mbështetja financiare për fëmijët e familjeve të varfra, apo të bëjë ndryshime në Kushtetutën e vendit për ta bërë gjykatën më të lartë më të qëndrueshme ndaj ndërhyrjeve të mundshme politike.

Ai tha se do ta dorëzojë një kërkesë për votëbesim më 11 dhjetor, në mënyrë që Bundestagu të mund të vendosë për këtë më 16 dhjetor.

Scholz donte fillimisht që zgjedhjet e parakohshme të mbaheshin kah fundi i marsit.

Megjithatë, partia konservatore në opozitë, CDU, kërkoi që votëbesimi në Parlament të mbahet më herët, në mënyrë që të përshpejtohet mbajtja e zgjedhjeve të ardhshme.

Në fund, liderët partiakë nga spektri politik u pajtuan të mërkurën për dy datat, atë për votëbesim dhe për zgjedhjeve të reja më 23 shkurt.

Katër kandidatë pritet të garojnë për kancelar në shkurt.

Scholz tha se dëshiron të garojë përsëri – edhe pse partia e tij nuk e ka bërë të ditur ende kandidaturën e tij.

Merz nga CDU-ja, i cili prin në sondazhe tani për tani, u nominua zyrtarisht nga partia e tij në shtator.

Për të Gjelbrit do të garojë ministri i tanishëm i vendit dhe zëvendëskancelari, Robert Habeck.

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka thënë se do ta nominojë lideren e partisë, Alice Weidel, kandidat për kancelar muajin e ardhshëm./REL

Etiketa: Kancelari i GjermanisëOlaf Scholzzgjedhje te parakohshme

Lajme të lidhura

BOTA

Dy mocione mosbesimi/ A po shkon Franca drejt zgjedhjeve të parakohshme?

15:27 : 11/01/2026
RAJONI

Zgjedhjet vendimtare për Kosovën/ A do të jetë 28 dhjetori fundi i ngërçit politik ?

08:52 : 28/12/2025
RAJONI

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ KQZ nuk certifikon Listën Serbe

20:00 : 02/12/2025
RAJONI

Presidentja Osmani mbledh sot partitë politike për datën e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

08:48 : 20/11/2025
AKTUALITET

Begaj i bindet Ramës, cakton datën për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashki të tjera

16:03 : 01/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska caktohen për 23 nëntor

16:07 : 28/08/2025
Para

“Erdhi më takoi para Big Brother”, partnerja e Mevlanit reagon pas videos së Livias

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom