Dashi
Ti ke vrapuar me shpejtësi gjatë gjithë vitit. Por jo gjithçka ia vlen për vrapin tënd. Është koha për të lënë pas idenë se të bësh më shumë, më shpejt, është e vetmja mënyrë për të pasur sukses. 2025-sa do të jetë viti yt për të ngadalësuar, marrë frymë dhe besuar se gjërat e duhura do të vijnë në kohën e duhur. Relaksohu, universi të ka para syve.
Demi
E dimë që të pëlqen rutina jote dhe zona e rehatisë, por këtë vit ke mbajtur gjëra, njerëz, zakone, madje dhe ëndrra të vjetruara që nuk të shërbejnë më. Është koha për t’u larguar nga frika ndaj ndryshimit. 2025-sa do të sjellë mundësi të reja, por vetëm nëse je i/e gatshëm/me për të lëne pas të vjetrat. Mbaj mend, zhvillimi mund të jetë i parehatshëm, por është ai që e bën jetën emocionuese. Ajo që të pret është më e mirë se ajo që ke frikë të humbësh.
Binjakët
Ti e ke kaluar 2024-ën duke u hedhur nga një ide tek tjetra, por jo çdo mundësi meriton energjinë tënde. Në vitin 2025, do të lulëzosh duke u fokusuar në atë që ka vërtet rëndësi, qoftë një pasion, person apo një rrugëtim i ri. Magjia ndodh kur ti me të vërtetë i angazhohesh diçkaje.
Gaforrja
Ke pasur shumë ngarkesë emocionale këtë vit. Është koha për t`i lënë gjërat pas. Nuk mund ta mbash gjithmonë përsipër barrën e të tjerëve. Ti nuk je përgjegjës/e për të rregulluar gjithçka që nuk shkon me të tjerët. 2025-sa do të jetë viti kur duhet të mësosh si të vendosësh kufij. Ti mund t’i duash njerëzit edhe pa e ulur veten. Këtë vit, bëj prioritet vetëm veten tënde. E meriton.
Luani
Je përpjekur shumë për t’i treguar botës anën tënde më të mirë, por thellë brenda vetes, ti e di që është rraskapitëse. Është koha për të lënë pas presionin e të qenurit gjithmonë në gatishmëri. Në vitin 2025, do të zbulosh se vlera jote nuk varet nga duartrokitjet e askujt, por është e rrënjosur në atë që je ti, edhe kur askush nuk është duke të parë. Hiqe kurorën ndonjëherë. Ti je sërish mbret/ëreshë, edhe kur je duke pushuar. 😉 Ata që të duan, të duan edhe pa qenë perfekt/e.
Virgjëresha
Ti ke menduar shumë për gjithçka, duke u përpjekur për të marrë parasysh çdo skenar të mundshëm të gjërave. Por jeta nuk është një enigmë për t’u zgjidhur, është një përvojë për t’u jetuar. Në vitin 2025, lër pas idenë se gjithçka duhet të jetë e përkryer për të qenë e kuptimtë. Planet e tua mund të mos shkojnë gjithmonë siç do të presësh dhe ky s’është një problem. Disa nga gjërat më të mira në jetë vijnë nga të papriturat.
Peshorja
Ti e ke kaluar 2024-ën duke u përpjekur të mbash paqen dhe shmangien e konflikteve në focus. Por është koha për të lënë pas frikën se mos mërzisësh të tjerët duke thënë të vërtetën tënde. Në 2025-ën, do të mësosh se nuk ke nevojë për të tkurrur veten për t’i bërë të tjerët të ndihen rehat. Njerëzit e duhur do të të vlerësojnë më shumë të vërtetën tënde, pavarësisht nëse je dakord me ta apo jo. Balanca nuk ka të bëjë vetëm me kënaqësinë e të tjerëve, por duhet t`i qëndrosh besnik/e edhe vetes.
Akrepi
Ti i keni mbajtur muret e tua mbrojtëse lart, duke ruajtur zemrën dhe duke fshehur emocionet. Por thellë në vetvete, e di se ndodhet një zemër e vetmuar pas atyre mureve. Është koha për të lënë pas frikën e cenueshmërisë. Në vitin 2025, do të zbulosh se hapja e zemrës nuk është dobësi, përkundrazi është forca më e madhe. Ti nuk duhet të mbash gjithçka brenda. Lëri njerëzit të hyjnë dhe do të habitesh me atë që do të ndodhë.
Shigjetari
Ti e ke kaluar 2024-ën duke i kërkuar përgjigjet jashtë vetes, duke ndjekur një aventurë pas tjetrës. Por ndonjëherë, paqja që po kërkon nuk është atje jashtë, është brenda teje. Është koha për të lënë pas nevojën për të qenë gjithmonë në lëvizje. Në 2025-ën, do të gjesh lirinë për të qenë i/e qetë dhe duke mësuar të vlerësosh ku je. Jeta nuk është një garë. Aventura tjetër do të vijë kur të jetë koha, por tani për tani, përqendrohu në të tashmen. E meriton.
Bricjapi
Ti ke mbajtur peshën e botës mbi supet e tua, duke ndjerë sikur gjithçka varet nga ti. Por është koha të lësh pas idenë se duhet t’i bësh të gjitha vetëm. 2025-a do të të mësojë vlerën e të kërkuarit ndihmë dhe për t’i lënë të tjerët të të mbështesin. Sukseset do të vijnë.
Ujori
Ti e ke kaluar këtë vit duke ndjerë se nuk përshtatesh plotësisht, duke u përpjekur të kuptosh se ku bën pjesë në grupe shoqërore. Është koha për të lënë pas idenë e të ndryshuarit të vetes, për t`u përshtatur. Në 2025-ën, do të kuptosh se je unik/e dhe kjo është dhurata jote më e madhe.
Peshqit
Ti ke dhënë shumë nga vetja këtë vit për të tjerët dhe ke harruar kujdesin ndaj vetes. Është koha për t’u larguar nga zakonet ku të tjerët janë para e ti në fund. Në vitin 2025, ëndrrat e tua do të lulëzojnë kur ti të vendosësh kufij dhe të mbrosh energjinë tënde. Ti nuk ke pse të ndihesh në faj për të thënë jo. Ky në fakt është një akt dashurie për veten. Ky është vitiyt për të zgjedhur veten.