Një ortek me para dhe miliona shishe vere. Siç njofton gazeta spanjolle “El Mundo”, kinezët e Chongqing Dangdai Lifan kanë përgatitur një ofertë astronomike, për ta marrë Andres Iniestën të luajë në radhët e tyre gjatë tri sezoneve të ardhshme.
Sipas këtij informacioni, lojtari do të merrte gjithsej 81 milionë euro neto, në tri vite.
“El Mundo” siguron, gjithashtu, se klubi do të japë për Iniesta 50% të të drejtave të tij të imazhit dhe për t’i blerë 6 milionë shishe verë nga bodrumi i tij, me 6 euro secila, e cila e përkthyer në terma ekonomikë përfaqëson një total prej 36 milionë euro.
Përkundër super ofertës së marrë, Iniesta ende dyshon nëse do të pranojë këtë propozim, apo jo. Më 20 prill, mediat kineze bënë të ditur se Chongqing Dangdai Lifan do të jetë fati i Andres Iniesta.