Një burrë i akuzuar për vrasjen e një prostitute dhe hedhjen e pjesëve të trupit të saj të copëtuar në liqen, raportohet se ka pranuar në polici se i kishte fshehur organet e saj në frigorifer për t’i ngrënë më vonë.
Alfred U. u arrestua për vrasjen e prostitutës sllovake, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, në shtëpinë e tij në kryeqytetin austriak, Vjenë.
Policia filloi hetimin pasi një peshkatar gjeti një pjesë të trupit të saj në fund të liqenit Neusiedl, i cili shtrihet në kufirin mes Austrisë dhe Hungarisë.
Koka e saj e shkëputur nga trupi gjithashtu u gjet më vonë dhe hetuesit austriakë dyshonin se pjesët e trupit ndodheshin në liqen për muaj të tërë.
Policia gjeti organet e prostitutës në frigoriferin e 63-vjeçarit, në kasollen e tij të vogël në breg të liqenit Neusiedl.
Kur policia u përball me të, Alfred u tha se ishte kanibal dhe se donte të hante mishin e gruas më vonë.
“Doja ta shijoja atë në një moment të mëvonshëm,”-tha ai.
Sipas policisë kanibali coptoi trupin e gruas me një thikë dhe sharrë në vaskën e shtëpisë së tij.
Më pas vendosi që organet e saj ti ndante në porcione të vogla për ti vendosur në frigorifer.
Ai shkoi disa herë me makinë në kasollen e tij, ku edhe hodhi copat e trupit.
Fillimisht Alfred U përpoq që ta fshehte krimin. Vetëm kur hetuesit gjetën gjurmët e ADN-së së gruas, ata arritën të zbulonin prova të forta, pas së cilës Alfred U rrëfeu për krimin.
Alfred U., një ish-i dënuar, i cili ka kaluar 32 vjet burg, raportohet se i tha policisë se u takua me viktimën e tij në një nga terminalet hekurudhore të Vjenës dhe e përshkroi atë si një ‘njohje të rastësishme’.
Ai i tha policisë se e çoi gruan në shtëpinë e tij për seks dhe se vdekja e saj ishte sigurisht jo me dashje.
Alfred U: “I kërkova që të ishte e sjellshme me mua. Por nuk pranoi. Kur e kapa me zor filloi të bërtiste. Unë nuk i duroj dot kur qajnë ndaj e mbyta që të pushonte.”
Alfred ishte dënuar në vitin 1984 për rrahjen me hekur të një rivali në dashuri dhe përdhunimin e të dashurës së tij. Tani ai i ka kërkuar policisë që ta lërë në burg.
Alfred U: “Të them të vërtetën, isha më i lumtur në burg sesa jashtë.”