• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

8 sëmundjet e mishrave të dhëmbëve që nuk duhen anashkaluar

23:50 : 02/05/2018
në SHENDETI

Skuqje apo ënjtje e mishrave

Inflamacioni në formën e mishit të kuq, të fryrë ose të butë mund të jetë një shenjë e sëmundjes periodontale (më mirë e njohur si sëmundja e mishrave të dhëmbëve).

“Inflamacioni ose shqetësimi shkaktohet nga bakteret që grumbullohen rreth dhëmbëve dhe përhapen kur nuk hiqen mekanikisht nëpërmjet pastrimit, përdorimit të perit dentar apo dhe zbardhimit çdo gjashtëmujor të dhëmbëve”, thotë Mazen Natour, DMD, një prosthodontist në New York City.

Është e rëndësishme që të trajtohet që të mos përparojë në periodontitis, një formë më serioze e sëmundjes së mishit të dhëmbëve që detyron mishin e dhëmbëve të zmbrapset nga dhëmbët dhe të formohen xhepa që mund të infektohen.

Këto janë mënyrat më surprizuese që tregojnë si po i pastroni dhëmbët tuaj gabim:

Lexo edhe:

Ndërpritet numërimi në Dibër, PS po dominon në çdo bashki të qarkut

Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit

Pështymë me gjak

Nëse pështyni gjak pas larjes dhe shpëlarjes, vini re: “Nxjerrja e gjakut pas larjes së dhëmbëve është një shenjë e madhe dhe mund të sinjalizojë gingivit”, thotë Lance Vernon, DMD, instruktore e lartë në Shkollën e Mjekësisë Stomatologjike të Universitetit Case Western Reserve.

Gingiviti është një formë e butë e sëmundjes së mishit të dhëmbëve që shkakton gjakderdhjen nga mishrat, sidomos pas larjes ose ngrënies. Për fat të mirë, është zakonisht i shërueshëm me pastrim të përditshëm dhe përdorjen e perit të dhëmbëve, si dhe pastrimet e rregullta nga një dentist.

Këto janë arsye të tjera që mund të shkaktojnë gjakosje të mishrave:

Dhëmbë të lirshëm

Dhëmbët e lirshëm që lëvizin pak, kur shtyhen lehtësisht nga gjuha ose gishti juaj, është një shenjë se sëmundja mund të përparojë, thotë Dr Vernon.

Zmbrapsje e mishrave

Buzëqeshni fort dhe hidhni një sy në pasqyrë: nëse vëreni hapësira ndërmjet dhëmbëve që duken si trekëndësha të zinj, kjo është një shenjë se mishrat po largohen, thotë Dr Natour.

Krijimi i pllakëzave
“Kombinimi i vizitave dentare rutinore [në mënyrë ideale çdo gjashtë muaj] dhe pastrimi i përditshëm dhe me anë të perit mund të parandalojnë ndërtimin e pllakazëve, gjë që kontribuon në sëmundjen e mishrave”, thotë Dr. Natour.

Pllakëza është ajo shtresa ngjitëse që formohet tek dhëmbët – nëse nuk fshihet në mënyrë adekuate nga pastrimi i rregullt dhe përdorimi i perit dentar, ajo mund të shndërrohet në tartar, e cila mund të mbajë baktere që çojnë në sëmundje të mishrave.

Humbje të volumit kockor

Sëmundja e patrajtuar e mishrave të dhëmbëve mund të çojë në simptoma më serioze të tilla si humbja e kockave, thotë Dr Natour. “Ky inflamacion i hershëm do të përparojë, dhe nëse mbetet i pakontrolluar dhe i ushqyer nga burimet e ndryshme të sheqernave nga dieta jonë, do të zhvillohet në një bakter më agresiv”, thotë ai.

Dhëmbë tepër të ndjeshëm

Ndërkohë që ndjeshmëria e dhëmbëve mund të thotë që ju jeni shumë i vrazhdë me furçën, kjo është gjithashtu një simptomë e sëmundjes së mishrave. “Zmbrapsja apo pakësimi i mishit të dhëmbëve ekspozon rrënjën e dhëmbit në zgavrën e saj, e cila do të fillojë t’i bëjë dhëmbët më të ndjeshëm ndaj ushqimit dhe pijeve të nxehta dhe të ftohta”, thotë Dr. Natour.

Frymëmarrje e keqe

Nëse nuk keni pasur kurrë një frymë kronike të keqe, por vini re se papritmas duket të jetë vazhdimisht më pak se e freskët, mund të jetë një shenjë e sëmundjes së mishrave. Dr. Vernon thotë se duhet të bëni kujdes ndaj një arome të ngjashme me alkoolin ose me mollët e kalbura, që shkaktohet nga bakteret që emigrojnë nën indin e dhëmbëve, një zonë e vështirë për t’u arritur nga furçat e dhëmbëve dhe pastruesit e dhëmbëve.

Shtrëngimi dhe kërcitja

Edhe pse jo teknikisht një simptomë e sëmundjes, shtrëngimi apo gërricja e dhëmbëve tuaj është një faktor rreziku për sëmundjen e mishrave. Këto veprime ushtrojnë forcë të tepruar në indet mbështetëse të dhëmbëve, duke shpejtuar shkallën me të cilën ata shkatërrohen.

Duhanpirja

Në rast se keni nevojë për një arsye tjetër për ta hequr qafe cigaren, lexoni këtë: Studimet kanë treguar se duhanpirësit kanë më shumë tartar se jo-duhanpirësit, një pararendës i sëmundjes së mishit të dhëmbëve.

Plus, produktet e duhanit dëmtojnë dhëmbët dhe mishrat, duke siguruar një derë të hapur për bakteret që shkaktojnë infeksionet që mund të shkaktojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve. Kjo është ajo që ju duhet të dini përpara takimit tuaj të ardhshëm dentar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërpritet numërimi në Dibër, PS po dominon në çdo bashki të qarkut

09:00 : 12/05/2025
AKTUALITET

Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit

08:48 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

08:26 : 12/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 12 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:26 : 12/05/2025
AKTUALITET

Qarku Lezhë/ Përmbyset rezultati, kryeson PS

08:22 : 12/05/2025
Para

Horoskopi për ditën e sotme, 3 maj 2018

TË GJITHA

Ndërpritet numërimi në Dibër, PS po dominon në çdo bashki të qarkut

09:00 : 12/05/2025

Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit

08:48 : 12/05/2025

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

08:26 : 12/05/2025

Këmbimi valutor 12 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:26 : 12/05/2025

Qarku Lezhë/ Përmbyset rezultati, kryeson PS

08:22 : 12/05/2025

Qarku Elbasan/ Ja kush kryeson deri më tani

08:14 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com