• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e DW: Çfarë do të thotë vdekja e Sinwarit për Hamasin e Libanin?

11:07 : 20/10/2024
në BOTA

Sipas Netanjahut, vrasja e kreut të Hamasit, Sinwar shënon ditën pas Hamasit. Por analistët nuk mendojnë se kjo është goditja vdekjeprurëse për organizatën terroriste. Perspektivat e armëpushimit janë ende të paqarta.

Sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vrasja e të mërkurës e shefit politik të Hamasit, Yahya Sinwar do të thotë se “Hamasi nuk do të sundojë më Gazën”. Sipas Netanjahut, vdekja e Sinwarit, e cila u konfirmua të enjten, shënon fillimin e “ditës pas Hamasit”. Vëzhguesit, megjithatë mendojnë ndryshe për milicinë e Hamasit të mbështetur nga Irani, e cila është kategorizuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe shumë vende të tjera.

“Vrasja e Sinwar-it është padyshim një goditje për Hamasin duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që ai luajti brenda organizatës,” tha për DW, Neil Quilliam, bashkëpunëtor në Programin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut të institutit Chatham House me qendër në Londër. Megjithatë Quilliam thekson se në të kaluarën politika e prerjes së kokës drejtuese ka bërë pak për të minuar vullnetin dhe aftësinë e Hamasit për të luftuar Izraelin. 62-vjeçari Sinwar mori pushtetin pas vrasjes së liderit të mëparshëm politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran këtë korrik.

Quilliam mendon, se “Hamasi do të ngrejë një brez të ri liderësh, duke rizhvilluar kapacitetin e tij ushtarak dhe teknologjik dhe duke u bërë thirrje palestinezëve të rinj në Gaza dhe Bregun Perëndimor, të prekur nga konflikti me Izraelin”. Këtë qëndrim ka edhe Peter Lintl, studiues në fondacionin gjerman Shkenca dhe Politika (SWP). “Hamasi është sigurisht i dobësuar, por vdekja e Sinwar nuk është një goditje vdekjeprurëse për milicinë”, tha ai për DW.

“Mundësi armëpushimi?”

Lexo edhe:

Rusia intensifikon sulmet me 600 dronë dhe 26 raketa ndaj Ukrainës

Raporti i OKB-së: Mbi 3,000 të vrarë në Haiti në gjashtë muaj

Ndërkohë nga qarqet politike gjermane, franceze dhe amerikane është dëgjuar shpresa që vdekja e Sinwar-it të mund të paraqesënjë mundësi për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza. Largimi i Sinwar-it nga fusha e betejës, “paraqet një mundësi për të gjetur një rrugë përpara që i kthen pengjet në shtëpi, e çon luftën në fund dhe na çon në një ditë më pas”, tha të enjten Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

Por të premten, vetëm një ditë pasi konfirmoi vdekjen e Sinwar-it, Hamasi u zotua se do t’i mbajë pengjet deri në fund të luftës në Gaza. Në 13 muajt e fundit të luftës në Gaza, e cila u ndez nga një sulm vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, rreth 42,000 njerëz janë vrarë sipas autoriteteve shëndetësore të drejtuara nga Hamasi. Dhe nga rreth 250 pengje që u morën në Gaza nga Hamasi më 7 tetor, rreth 100 ende besohet se janë në duart e Hamasit.

Megjithatë, Mohammed al-Qawas nga qendra e mendimit Emirati Emirates Policy Center (EPC) e konsideron vdekjen e Sinwar-it si fillimin e mundshëm të “një kapitulli të ri” të luftës në Gaza. “Sapo përgjegjësia për negociatat e armëpushimit t’u transferohet udhëheqësve të Hamasit jashtë vendit, këto negociata do t’i nënshtrohen edhe kalkulimeve të jashtme, sepse të gjithë këta liderë jashtë vendit janë të ndikuar nga kryeqytetetet, në të cilat ndodhen dhe ndoshta është ndikimi i këtyre kryeqyteteve që Hamasi mund të bëjë lëshime dhe të iniciojë një politikë të re”, tha al-Qawas për DW. Udhëheqja politike e Hamasit është e vendosur në Katar, megjithatë, Sinwari me bazë në Gaza ka qenë personi i tyre i preferuar për negociatat e armëpushimit të udhëhequra nga SHBA, Katari dhe Egjipti me Izraelin që nga vrasja e Haniyeh.

Lintl nga Fondacioni gjerman tha për DW se pavarësisht vdekjes së Sinwar-it, ai sheh pak arsye për të shpresuar se Izraeli mund të jetë i gatshëm që tani t’i japë fund luftës. Pavarësisht se e përshëndeti vdekjen e Sinwarit si fundin e Hamasit të enjten, kryeministri izraelit Netanyahu gjithashtu bëri të qartë se lufta nuk do të përfundonte para se liderët e mbetur të Hamasit – si Mohammed Sinwar, vëllai i Yahya Sinwar dhe pasardhësi i tij si shef ushtarak i Hamasit – të eliminoheshin dhe të gjithë pengjet e mbajtur nga Hamasi të kthehen.

Përtej Gazës – hakmarrja e Hezbollahut

Pas Gazës, Izraeli gjithashtu i është kundërvënë Hezbollahut në Liban pas një viti përleshjesh të kufizuara. Grupi militant i mbështetur nga Irani, Hezbollahu – të cilin SHBA dhe Gjermania e kanë cilësuar plotësisht si një organizatë terroriste dhe krahu i armatosur i të cilit konsiderohet i tillë edhe nga Bashkimi Evropian – pretendon se vepron në mbështetje të Hamasit. Në shtator, Izraeli vrau liderin e tij, Hassan Nasrallah. Vëzhguesit theksojnë se vrasje të tilla nuk kanë ndihmuar në përfundimin e armiqësive. Kur vdekja e Sinwar-it u bë publike të enjten, Hezbollahu njoftoi një “fazë të re dhe përshkallëzuese” në luftën e tij me Izraelin, duke pretenduar se për herë të parë kishte përdorur raketa të drejtuara me precizion kundër Izraelit në një përpjekje për të “përshkallëzuar ditë pas dite.”

/DW

Etiketa: IzraeliLuftaSinwar

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia intensifikon sulmet me 600 dronë dhe 26 raketa ndaj Ukrainës

13:21 : 12/07/2025
BOTA

Raporti i OKB-së: Mbi 3,000 të vrarë në Haiti në gjashtë muaj

17:40 : 11/07/2025
BOTA

Masakër në Gaza: Izraeli vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore

22:11 : 10/07/2025
BOTA

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

14:50 : 10/07/2025
BOTA

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

22:50 : 09/07/2025
BOTA

Mbi 1.000 të vdekur në Iran pas përplasjes ushtarake me Izraelin

16:25 : 08/07/2025
Para

Emra të mëdhenj po largohen nga Apple, a është Tim Cook i radhës?

TË GJITHA

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025

Drejton aksionin e IKMT në Theth, Çollaku: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

21:45 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com