Nga Boldnews.al
Kompania “3R”, e cila me bekimin e Erion Veliajt fitoi kontratën e punës në landfillin e Sharrës, mohoi që ishte punonjës i saj Ardit Gjoklaj, 17-vjeçari që vdiq i shtypur nga një mjet i rëndë në grumbullin e mbeturinave.
Në mesin e Gusht 2016, djaloshi që kishte rreth një muaj që punonte në landfill, u gjet pa jetë në mes të një grumbulli mbeturinash. Ekspertiza mjeko-ligjore provoi se mbi trupin e të miturit kishte kaluar një transportues i rëndë, i cili i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në këtë situatë tragjike për familjen Gjoklaj, kompania “3R” ku punonte Arditi, tentoi të mohonte faktin që ai punonte për ta. Deklaratat e punonjësve të firmës së administruar nga eksponenti i lartë Partisë Socialiste të Peqinit, Edurim Teqja, synonin që të shmangnin përgjegjësinë për rastin fatal të Ardit Gjoklajt.
Disa prej këtyre punonjësve janë pyetur nga Prokuroria e Tiranës, e cila nisi hetimin për rastin. “Boldnews.al” ka siguruar të dhëna ekskluzive nga dosja hetimore, në të cilën gjenden deklarimet e disa prej drejtuesve të kompanisë. Lexuesit mund të shohin qartë tentativat e dështuara dhe aspak humane të këtyre punonjësve për të mohuar ekzistencën e Ardit Gjoklajt.
Shtetasi Bujar Daja deklaroi se është i punësuar si ekonomist i firmës “3R” sh. p.k dhe ishte personi që u shpërndante lekët punonjësve”. Ai deklaroi para prokurorëve se “nuk e dinte që viktima ishte punonjës në landfill”. Ky deklarim rezultoi mashtrim pas veprimeve të mëtejshme hetimore dhe deklarimeve të punonjësve të tjerë. Gjithësesi, nuk ishte vetëm ky punonjës i kompanisë “3R” që mohoi punësimin e Ardit Gjoklaj.
Shtetasi Besnik Braha deklaroi para prokurorëve se “kishte shkuar tek landfilli rreth orës 10.00, ku dërgoi naftë për të furnizuar mjetet (fadromë, traktor pirun dhe dy kamionë). Më pas u largua dhe rreth orës 12.30. Kur u rikthye rreth orës 15.00, gjeti në vendngjarje policinë, ndërsa nuk kishte dijeni që shtetasi Ardit Gjoklaj ishte punonjës i landfillit.
Përgjegjësi i turnit të Ardit Gjoklaj, Dëfrim Hakrama, deklaroi në prokurori se viktima kishte doreza me ngjyre të kuqe që dukej sikur ishte punëtor, por nuk ishte nga punonjësit e landfillit. Pra, edhe përgjegjësi i turnit, njeriu që i kishte dhënë detyrën pak orë para ngjarjes fatale, e mohoi që Ardit Gjoklaj të ishte punonjës i kompanisë “3R”.
Por, këto deklarime ishin tërësisht të kundërta me të dhënat e marra nga punonjës të thjeshtë të kompanisë “3R”, ata që punonin së bashku me Arditin në përpunimin e mbeturinave.
Shtetasja Zurie Bilali, punëtore në këtë Landfill, në datën 6.8.2016 filloi punën në orën 23.00, ku aty ishte përgjegjësi për punëtorët, Dëfrim Hakrama. Kjo shtetase punoi tek transportieri së bashku me Arditin deri rreth ores 3.00 te dates 7.8.2016. Në këtë orë erdhi burri i saj, shtetasi Elton Kurdeda, i cili mori atë dhe Arditin, ku shkuan ne Kombinat dhe ajo me burrin pinë kafe ne afersi të stacionit te autobuzit, ndersa Ardtiti i priti ne makinë. Pas kësaj u nisën përsëri për në punë, ku burri i Zuries zbriti tek shtepia, ndërsa makinën e mori Arditi dhe mbërritën së bashku në punë rreth ores 3.30. Aty takuan të pandehurin Defrim Hakrama, i cili ju tha të fillonin punën, duke i thënë Arditit të punonte tek kanaçet, pasi nuk punohej me lopatë ngaqë po binte shi, ndersa Zurija i mori leje per nje ore dhe qëndroi në makinë deri në orën 5.00….”.
Lexoni edhe:
Detajet inkriminuese/ Vdekja e Ardit Gjoklajt, Lali Eri dhe “3R”, asnjë masë për të siguruar jetën
Ardit Gjoklaj, viktimë e mashtrimit të Erion Veliajt (detajet ekskluzive të hetimit)