Drejtuesit e firmave të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ, së bashku me punonjësit, protestun sot përpara prefekturës së Beratit.
Firmave të gurores u është pezulluar aktiviteti që prej dhjetorit të kaluar.
Drejtuesit e firmave, thone se kane hapur procese gjyqesore dhe i kane fituar ndaj Ministrise se Mjedisit, por ende nuk lejohen te punojne.
Protestuesit u mbeshteten ne kete proteste nga deputeti i PD-se dhe dega e PD-se ne kete qytet.