Bledar Trëndafili u shpreh i penduar kur doli sot para gjykatës për aktin e rëndë që ndërmori një muaj më parë kur leu me benzinë ish-bashkëshorten dhe i vuri flakën.
Gjatë seancës, ai deklaroi me lot në sy se Melida Trëndafili nuk e lejonte të takonte fëmijët dhe e akuzoi ish-gruan për tradhti.
“Nuk doja ta bëja por arrita e bëra. Jam penduar. Ajo nuk më lejonte të takoja fëmijët, më tradhtonte dhe prandaj arrita deri atje”, tha ai.
45-vjeçari u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë. Prokuroria kërkoi që 45-vjeçari deri në përfundim të hetimeve të lihet në burg, kërkesë që u pranua nga gjykata.