• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Familjet shqiptare marrin borxh për ushqim”

14:20 : 27/04/2018
në AKTUALITET

Të ardhurat e familjeve shqiptare bien ndërsa shpenzimet rriten. Kjo i detyron që të marrin borxh, kryesisht për konsum ku përfshihen ushqimi dhe nevojat të tjera të përditshme. Kjo situatë është evidentuar nga vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve, që kryhet çdo gjashtë muaj nga Banka e Shqipërisë, mbi një kampion rastësor prej 1.209 familjesh, nga të cilat rreth 56% jetojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit.

Vrojtimi ka treguar se niveli i të ardhurave të familjeve ka shënuar rënie gjatë gjashtëmujorit, ndërsa niveli i shpenzimeve ka vijuar prirjen rritëse, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare (të ardhura-shpenzime). “Rreth 28% e familjeve deklarojnë se kanë hua për të paguar dhe kjo peshë ka mbetur e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por në rënie krahasuar me një vit më parë. Në 37% të rasteve të huamarrjes, familjet i janë drejtuar burimeve formale (banka dhe institucione jobankare) në formën e produkteve të kredisë dhe në 63% të rasteve i janë drejtuar burimeve joformale, kryesisht para në dorë”,-vlerësohet në vrojtimin e BSH-së.

Ekspertët e institucionit mbikëqyrës bankar vlerësojnë se ndryshe nga struktura e frekuencës së rasteve të huamarrjes, shpërndarja e tepricës së saj tregon që rreth 82% e saj është siguruar nga burime formale dhe 18% nga burime joformale dhe kjo strukturë është zhvendosur në favor të huamarrjes formale krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe një vit më parë. Sipas vrojtimit, tre qëllimet kryesore të marrjes borxh mbeten: për konsum (42% e rasteve të huamarrjes), blerje/riparim prone (26% e rasteve) dhe zhvillim biznesi (12% e rasteve). Gjatë periudhës së vrojtuar, peshat e rasteve të huamarrjes për konsum dhe blerje prone kanë shënuar rënie. “Në tepricën e huamarrjes, rreth 46% e tepricës së huas deklarohet për ‘blerjen/riparimin e një prone’, 31% për ‘zhvillimin e një biznesi’ dhe vetëm 6% për ‘qëllime konsumi’. Në përbërje e tepricës sipas monedhës rezulton se 92% e saj deklarohet në lekë dhe vetëm 8% në euro”, vlerëson Banka e Shqipërisë në vrojtimin e saj.

Familjet huamarrëse vlerësojnë rënie të këstit të huasë gjatë periudhës referuese, duke reflektuar prirjen rënëse të normës së ponderuar të interesit të kredisë për individët. Shumica e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar gjatë periudhës, ndërsa pjesa tjetër deklarojnë kryesisht përke-qësim.

Pritshmëritë

Lexo edhe:

”Fund pa lavdi i Veliajt”, Kalemaj: Rruga politike e tij është një rrugë pa krye

Biçikleta iu përplas me makinën, shqiptarit që jeton në Zvicër nuk i jepet mjeti prej dy muajsh

Edhe situata në vijim nuk pritet të ketë ndryshim për këto familje. Sipas vrojtimit të BSH-së, shumica e familjeve (rreth 72%) nuk presin ndryshim të aftësisë paguese në gjysmën e parë të vitit 2018, ndërsa pjesa tjetër, (pra ata që presin “përkeqësim” dhe ata që presin “përmirësim”), kanë rezultuar në numër të barabartë. Mundësia për të marrë hua gjatë pjesës së parë të vitit 2018 ka rezultuar pothuaj në nivelin e mesatares afatgjatë, por me prirje të lehtë rritëse, çka mund të sinjalizojë një gjallërim të kërkesës për kredi nga sektori i individëve.

Bien kreditë e këqija

Raporti i kredive me probleme për individët zbriti në 7.6% në fund të vitit të kaluar. ‘Raporti i stabilitetit financiar’, i prezantuar të enjten nga Banka e Shqipërisë, tregoi edhe njëherë se individët ngelen segmenti më i shëndetshëm në kreditim. Raporti i kredive me probleme te individët ka rënë me afro pesë pikë përqindjeje gjatë vitit të kaluar, po të kemi parasysh se në fund të vitit 2016 ky raport ishte 12.5%. Gjithashtu, kreditë me probleme te individët ngelen ndjeshëm më të ulëta në raport me bizneset. Kredia për individë është më cilësore kryesisht, sepse ajo jepet në vlera mesatare më të ulëta dhe mundëson një shpërndarje më të mirë të rrezikut kreditor. Gjithashtu, volumet më të mëdha të kredisë për individë shkojnë për blerje banesash, ku në shumicën e rasteve kolaterali është vetë prona e blerë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

”Fund pa lavdi i Veliajt”, Kalemaj: Rruga politike e tij është një rrugë pa krye

22:13 : 23/09/2025
AKTUALITET

Biçikleta iu përplas me makinën, shqiptarit që jeton në Zvicër nuk i jepet mjeti prej dy muajsh

22:13 : 23/09/2025
AKTUALITET

Dash Sula: Pas shkarkimit, Veliaj mund të lirohet! Nuk është çudi që të ketë patur një marrëveshje

21:59 : 23/09/2025
AKTUALITET

Hoxha: Shkarkimi i Veliajt u bë me urdhër të Ramës, u veprua në paligjshmëri

21:56 : 23/09/2025
BOTA

Hamasi i përgjigjet Trumpit: Jo ne, por Netanyahu është penguesi i vetëm i paqes!

21:47 : 23/09/2025
BOTA

13-vjeçari fluturon nga Kabuli në Delhi në rrotën e avionit

21:44 : 23/09/2025
Para

Nis sezoni turistik, radhë të gjata në Morinë. Qytetarët: Qeveritë të marrin masa

TË GJITHA

”Fund pa lavdi i Veliajt”, Kalemaj: Rruga politike e tij është një rrugë pa krye

22:13 : 23/09/2025

Biçikleta iu përplas me makinën, shqiptarit që jeton në Zvicër nuk i jepet mjeti prej dy muajsh

22:13 : 23/09/2025

Dash Sula: Pas shkarkimit, Veliaj mund të lirohet! Nuk është çudi që të ketë patur një marrëveshje

21:59 : 23/09/2025

Hoxha: Shkarkimi i Veliajt u bë me urdhër të Ramës, u veprua në paligjshmëri

21:56 : 23/09/2025

Hamasi i përgjigjet Trumpit: Jo ne, por Netanyahu është penguesi i vetëm i paqes!

21:47 : 23/09/2025

13-vjeçari fluturon nga Kabuli në Delhi në rrotën e avionit

21:44 : 23/09/2025

Kaloi 65 persona në Rinas kundrejt ryshfetit, polici “shpërblehet” me rikthim në detyrë

21:37 : 23/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com