Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të bizneseve të vogla.
Qëllimi i këtij takimi ishte për të sqaruar edhe një herë uljen e tavanit të TVSH-së.
Ministri Ahmetaj theksoi se kjo rritje e tavanit të TVSH-së nuk ka rritje kostoje për biznesin dhe se ky vendim nuk bëhet për të mbushur arkat e shtetit nga biznesi i vogël.
Gjithashtu Ahmetaj bëri të qartë se nuk do ketë asnjë gjobë për deklarim të gabuar deri më 31 dhjetor.
“Nga ulja e dyshemesë preken rreth 9775 biznese. Këto sipërmarrje të vogla po vizitohen për t’u informuar në detaje si bëhet deklarimi. Janë mbi 600 sipërmarrje që vizitohen rregullisht. Ne kemi hapur një kënd informimi për çdo sipërmarrje të vogël, për çdo paqartësi që përveç vizitave për vizitorët vetëm për t’ju ndihmuar dhe bërë pyetjet tuaja ju mund të shkoni atje. Unë pata një bisedë dje me një nga përfaqësuesit tuaj dhe rreshtuam me të drejtë të gjitha ato probleme, halle dhe mbështetje që ka dhënë qeveria. Më vjen mirë që kryetari rreshtoi një nga një që nga momenti që kemi bërë taksën zero, ulëm nivelin, etj. unë dëgjova edhe problemet që ka sipërmarrja e vogël. Kemi bërë një plan që së bashku të kemi 3-4 iniciativa dhe besoj që me biznesin e vogël që ne e shohim si një furnitor në ekonomi punësimi ne do kemi një bashkëpunim të thellë dhe të detajuar.Qëllimi ynë skanimi i biznesit të madh. Nga biznesi i vogël vjen 0.08 % e gjithë TVSH-së”, u shpreh Ahmetaj.
Ndërkaq kryeministri Rama shpjegoi se përfshirja në TVSH e çdo biznesi mbi 2 mln xhiro në vit mbyll evazioni e të medhenjve dhe se nuk ka asnjë efekt negative tek bizneset e vogla.
Rama deklaroi gjithashtu se rritja e pragut të xhiros mbi 10 mln letkë të reja në vit do hiqte stresin e bizneseve të vogla dhe nuk do ishin më të detyruar të gënjejnë.
“Kjo me qëllim mosrritjen e taksës aktuale të fitimit për të gjitha bizneset e vogla që sot gënjejnë me qëllim që t’i shmangen kapërcimit të pragut aktual 8mln”,- tha Rama.
“Nuk di sa të gatshëm do të ishit që gjërat që më keni thënë në sy ti thonë edhe këtu para publikut me mediat, por ajo që unë kamë nxjerrë si përfundim është se problemi i juaj nuk është TVSH-ja, problemi juaj është tavani 8 milionë, se duke e kapërcyer atë ju ktheheni në subjekt që pastaj është i detyruar të paguajë taksë nga 5-15% dhe kjo bën që shumë prej jush gënjejnë, e thonë vetë, gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan ndërkohë që xhiron e kanë më të lartë se 8 milionë jetojnë në stresin e vazhdueshëm të hartimit të bilanceve të rreme. Këtë cështje ne mendojmë se ka ardhur koha ta adresojmë si duhet në mënyrë që asnjë biznes i vogël të mos jetë i detyruar të gënjeje, tavan të rritet mbi 100 milionë dhe juve nga gënjeshtarë të ktheheni në aleatë të shtetit, se qëllimi i kësaj lëvizje nuk është të marrim lekë nga ju për buxhetin e shtetit, por që të mos lejojmë që të mëdhenjtë ti shmangen detyrimeve”,- vijoi më tepër kryeministri Rama.