• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

16:32 : 09/09/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e sipërfaqes është plazh privat dhe 30% publik.

Ka pasur dhe iniciativa ligjore për të përmbysur këtë raport, i cili më herët ka qenë 80 me 20. Nisma Thurje në verën e 2023 depozitoi në Kuvend një nismë për t’i bërë plazhet 100% publike, e cila ka mbetur në sirtarët e Kuvendit pa përgjigje.

Raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) ka publikuar sipërfaqet e plazheve publike dhe private në vend, ku vihet re një tendencë në rritje e zaptimit të hapësirave publike. Bashkitë që kanë një tendencë në rritje të zaptimit të plazheve publike janë, Shkodra, Durrësi, Kavaja, Pogradeci dhe Saranda.

Edhe pse drejtuesit e pushtetit vendor publikojnë me krenari në profilet e tyre plazhet publike, si në rastin e Shkodrës, të dhënat tregojnë një realitet tjetër. Shkodra ka në total 215,092 m2 plazh, nga të cilat 151,524 m2 janë zënë nga privati.

Bashkia Durrës ka sipërfaqen më të madhe të shfrytëzuar (Private dhe Publike) me 1,183,517 m2, por nga kjo sipërfaqe 691,180 m2 janë private.

Lexo edhe:

Ndryshojnë kriteret për Kullën e Kadastrës, ulet me 5% sipërfaqa e ndërtimit për shtetin

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

Qytetarët e Durrësit apo pushuesit që duan të shfrytëzojnë plazhin publik, kanë në dispozicion vetëm 492,337 m2.

Bashkia Durrës ka marrë plot 115 987 737 lekë nga tarifa e plazheve private për periudhen 1 janar-31 korrik 2024.

Saranda ka 155,822 m2 hapësire totale për t’u shfrytëzuar, por nga kjo 106,126 është private dhe vetëm 49 mijë m2 janë publike.

Himara ka 566,605 m2 hapësire, nga të cilat 428,126 janë private dhe 138,479 publike.

Referuar sipërfaqes totale të hapësirave të përdorura rezulton se 33.6 % janë sipërfaqe publike dhe 66.4 % janë sipërfaqe private, sipas AKM.

Gjatë sezonit turistik 2023 sipërfaqja totale e shfrytëzuar është 4,971,346 m2 , duke treguar një rritje të sipërfaqeve të plazheve të shfrytëzuara krahasuar me vitin 2022, ku sipërfaqja totale rezulton 4,531,889 m2 dhe në vitin 2021 me një sipërfaqe totale 4,579,706 m

“Në përgjithësi vërehet tendencë në rritje e shfrytëzimit të hapësirave publike në plazhe krahasuar me vitin 2022”, thuhet në raport.

AKM i rekomandon pushtetit lokal të marrë masa për përmirësimin e sistemimin e ujërave të zeza në zonat e plazheve për trajtimin e ujërave urbane, përpara shkarkimit të tyre në ujërat pritëse.

I njëjti raport i AKM-së zbuloi se shumica e ujërave bregdetare të vendit nuk plotësojnë kriteret e pastërtisë.

AKM thekson rëndësinë e vënies në funksion me efiçiencë të plotë dhe zgjerimin e kapaciteteve të impianteve të trajtimit të ujërave urbane ekzistuese si dhe ngritja e Impianteve të rinj.

“Të përmirësohen kushtet higjieno-sanitare si në plazhet publike dhe në plazhet që administrohen nga privatët”, thuhet në rekomandimet e AKM.

Tjetër shqetësim që ngrihet dhe nga AKM përmes këtij raporti janë mbetjet.

“Marrja e masave nga pushteti lokal për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave inerte si dhe mbeturinave urbane në plazhe”, thuhet më tej.

Një artikull i Citizens nisur nga perceptimi i pushuesve dhe banorëve zbuloi se edhe këtë sezon veror pushuesit “notuan mes mbetjeve”.

Zaptimi i hapësirave publike është një metodë qeverisje që nuk lindi këtë sezon veror. Prej kohësh qeveria kritikohet për mënyrën se si e trajton hapësirën publike, zonat e mbrojtura, bregdetin dhe ujërat.

Qeveria shqiptare i ka dhënë 5.8 milionë metër katror tokë investitorëve strategjikë në të gjithë vendin, përmes ligjit për Investimet Strategjike të miratuar në 2015.

Vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike, tregojnë se bregdeti i jugut mbetet zona më e lakmuar për investitorët strategjikë.

Qeveria planifikoi dhënien e zonave të mbrojtura për investime strategjike përmes disa ndryshimeve ligjore.

Turizmi masiv që po reklamohet nga qeveria po prek jo vetëm hapësirën publike të plazheve por tashmë dhe zonat e mbrojtura.

Së fundmi u bë publik plani për ishullin e Sazanit i cili ka ngjallur shumë polemika, jo vetëm brenda Shqipërisë.

/Citizens

Etiketa: plazhe publikeprivatizaptimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndryshojnë kriteret për Kullën e Kadastrës, ulet me 5% sipërfaqa e ndërtimit për shtetin

18:10 : 04/02/2026
AKTUALITET

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

09:40 : 01/11/2025
AKTUALITET

Zhupa depoziton në Kuvend projekt-ligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

18:24 : 29/09/2025
AKTUALITET

Zaptimi i hapësirave publike/ Rama: Shteti ka përgjegjësi, por nuk mund të amnistohen shkelësit

10:15 : 10/08/2025
AKTUALITET

Shteti hyn në biznesin e dronëve dhe armëve, si do të ndahen aksionet me privatët

21:51 : 31/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Lokali me mik të fortë sfidon ligjin, nuk zbaton vendimin e prishjes

13:37 : 28/07/2025
Para

Varhelyi: Në tetor shpresojmë të hapim kapitullin e parë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

TË GJITHA

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom