Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme jo vetëm Kamzën, por gjithë vendin.
Dy persona janë futur në dyqanin e Agim Bucit dhe në tentativë për të grabitur kanë qëlluar me armë ndaj pronarit të dyqanit dhe gruas së tij, Merita Buci. Pronari Agim Buci ka humbur jetën si pasojë e plumbave, ndërsa gruaja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ka bërë që kreu i PD-së Lulzim Basha të shkojë ditën e sotme për vizitë në familjen e tregtarit të vrarë në Kamëz.