Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët në vendin e quajtur Lashkizë, në fshatin Zallë Dardhë. Mësohet se stalla i përket dy vëllezërve P.P dhe I.P.
Bëhet me dije se si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa bagëti si dhe një sasi më bazë ushqimore. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
“Më datë 26.08.2024, në vendin e quajtur Lashkizë, në fshatin Zallë Dardhë, ka rënë zjarr në stallën e bagëtive të shtetasve P.P., dhe I.P., (vëllezër), ku për pasojë janë djegur disa bagëti dhe një sasi me bazë ushqimore.”– njofton policia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.