• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Injorantë”, “sharlatanë”, Gazetarët pa Kufij “nxijnë” Edi Ramën

12:46 : 25/04/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Organizata “Gazetarët pa kufij”, me seli në Paris vlerëson në raportin e saj për lirinë e medies se po rritet armiqësia ndaj gazetarëve dhe ajo haptazi po trimërohet nga udhëheqësit politik.

Në raportin që vlerëson shkallën e lirisë së medies në 180 vende, theksohet se armiqësia ndaj medies nga udhëheqësit politik, nuk është e kufizuar më vetëm në vende autoritare si Turqia, që ka pësuar rënie, apo Egjipti, ku “frika nga mediet”, është aq e theksuar, saqë gazetarët akuzohen në mënyrë rutinore për terrorizëm dhe të gjithë ata që nuk ofrojnë besnikëri, burgosen në mënyrë arbitrare.

“Gjithnjë e më shumë, udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike, nuk i shohin më mediet si pjesë e mbështetjes thelbësore të demokracisë, por si një kundërshtar ndaj të cilit shfaqin hapur urrejtjen e tyre”, thuhet në raport.

Shqipëria

Shqipëria radhitet në vendin e 75-të, një vend më lartë sesa një vit më parë. Një raport i përbashkët i “Gazetarëve pa kufij” dhe BIRN-it i publikuar në muajin mars të këtij viti, ka gjetur shumë probleme në mediet shqiptare. Standardet rregullative janë manipuluar në interes të qeverisë dhe pronësia mbi medien transmetuese është përqendruar në duart e pak afaristëve të mëdhenj. Kjo, ka krijuar një situatë në të cilën auto censura është e përhapur dhe 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në ardhmërinë e tyre profesionale.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Temperaturat në Spanjë pritet të kalojnë 40 gradë Celsius këtë javë

Raporti veçon rastin kur, kryeministri Edi Rama, sulmoi gazetarët në vjeshtë duke i quajtur ata “injorantë”, “helm”, “sharlatanë”, e madje edhe “armiq publik”.

Kosova

Kosova radhitet në vendin e 78, për katër vende më mirë se një vit më parë. Por, sipas raportit, media në Kosovë, vuan nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta politike, trysnia financiare dhe pronësia e përqendruar. Gazetarët që kritikojnë autoritetet e Kosovës, shpesh akuzohen si “tradhtar” ose “simpatizues të serbëve”. Disa ditë pasi u themelua koalicioni qeverisës në shtator të vitit 2017, kryeministri (Ramush) Haradinaj i përshkroi gazetarët si “analfabetë” dhe i këshilloi ata që të “ktheheshin në shkollë”.

Dy gazetarë hulumtues u sulmuan fizikisht pasi që kritikuan anëtarët e qeverisë dhe aleatët e tyre. Ndarjet etnike në Kosovë, thuhet në raport, janë posaçërisht të dukshme në medie, ku pjesëtarët e komuniteti shumicë shqiptar, rrallëherë janë parë duke punuar përkrah atyre të pakicës serbe në një frymë të bashkëpunimit dhe vullnetit të mirë.

Qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediet në përgjithësi, për dallim prej dy qeverive të mëparshme, të cilat ishin shumë më pak të hapura për dialog.

Sipas raportit, Norvegjia është sërish vendi me shkallën më të lartë të lirisë së medies, ndërsa Koreja e Veriut është e fundit.

Evropa, zona me sigurinë më të madhe të medies, ka shënuar përkeqësimin më të madh këtë vit. Katër nga pesë rëniet më të mëdha në treguesin e lirisë së medies, janë regjistruar në vende evropiane: Maltë, Çeki, Serbi dhe Sllovaki.

Sipas raportit, 9 për qind e vendeve të botës vlerësohet të jenë në gjendje shumë të mirë, ndërsa 12 për qind në gjendjen më të rëndë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

08:59 : 17/06/2025
BOTA

Temperaturat në Spanjë pritet të kalojnë 40 gradë Celsius këtë javë

08:53 : 17/06/2025
BOTA

Tani vetëm gjashtë – samiti i G7 pa Trump

08:52 : 17/06/2025
BOTA

14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

08:51 : 17/06/2025
RAJONI

Dështoi 32 herë, sot mbledhja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:37 : 17/06/2025
BOTA

DW: Përse Trump ndjek një kurs zik zak në konfliktin Izrael-Iran!

08:25 : 17/06/2025
Para

“Sa shumë jemi zënë dhe dashur…”, çifti i njohur feston 20 vite dashuri

TË GJITHA

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

08:59 : 17/06/2025

Temperaturat në Spanjë pritet të kalojnë 40 gradë Celsius këtë javë

08:53 : 17/06/2025

Tani vetëm gjashtë – samiti i G7 pa Trump

08:52 : 17/06/2025

14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

08:51 : 17/06/2025

Dështoi 32 herë, sot mbledhja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:37 : 17/06/2025

DW: Përse Trump ndjek një kurs zik zak në konfliktin Izrael-Iran!

08:25 : 17/06/2025

KQZ nis sot rinumërimin e votave për 4 qarqe, përfshihen edhe 85 kuti votimi të diasporës

08:18 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com