• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Një luftë Iran-Izrael mund ta çojë rajonin “në pikën më të rrezikshme”

14:17 : 07/08/2024
në BOTA

Lindja e Mesme përballet me krizën më të madhe ndër vite, teksa po përgatitet për një luftë të mundshme mes Iranit dhe Izraelit, që mund ta përfshijë të gjithë rajonin.

Vrasja e Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Teheran më 31 korrik, që dyshohet se u krye nga Izraeli, e ka çuar rajonin buzë luftës në shkallë të plotë.

Një përgjigje e madhe ushtarake nga Irani kundër Izraelit, përgjigje për të cilën Teherani ka premtuar, mund të çojë në një luftë në shkallë të gjerë që do ta vendoste Iranin dhe bashkëpunëtorët e tij rajonalë kundër Izraelit dhe SHBA-së, thanë ekspertët.

“Mendoj se kjo është hera e parë që ne po shkojmë drejt një konfrontimi të mundshëm rajonal në shkallë të plotë”, tha Raz Zimmt, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, me seli në Izrael.

Lexo edhe:

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

“Është vetëm çështje kohe”

Rajoni po përgatitet për një përgjigje nga Irani që nga vrasja e Haniyehut, i cili u vra në një lagje të pasur të Teheranit, disa orë pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentitMasud Pezeshkian.

Irani ka fajësuar drejtpërdrejt Izraelin, i cili nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen. Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është zotuar për një përgjigje ushtarake. Ai raportohet se ka miratuar një përgjigje të tillë.

Vrasja e Haniyehut ndodhi disa orë pasi Izraeli vrau një komandant të lartë të Hezbollahut – grupit libanez që ka mbështetjen e Iranit, të cilin SHBA-ja e ka shpallur grup terrorist – në Bejrut. Edhe një pjesëtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit u vra në sulmin ajror izraelit të 30 korrikut.

Në prill, Irani dhe Izraeli u duk se ishin buzë një lufte, pasi Teherani kreu një sulm të paprecedent të drejtpërdrejtë ajror ndaj armikut të tij të përbetuar.
Disa ditë më vonë, një sulm ajror, që dyshohet se u krye nga Izraeli, goditi një bazë ushtarake në periferi të qytetit iranian të Isfahanit.

Sulmi i Iranit ishte kundërpërgjigje ndaj një sulmi të dyshuar izraelit në ndërtesën e Ambasadës iraniane në Damask më 1 prill, që la të vrarë shtatë komandantë iranianë.

Breshëria e Teheranit kundër Izraelit më shumë u pa si mesazh që synonte të pengonte sulmet izraelite në të ardhmen, thanë ekspertët. Por, përgjigja e Iranit për vrasjen e Haniyehut në tokën iraniane mund të nxisë një veprim më të ashpër.

“Ka më shumë gjasa që ne të shohim një sulm të kombinuar, të orkestruar” nga Irani dhe i ashtuquajturi “bosht i rezistencës” kundër Izraelit, tha Zimmt.

“Boshti i rezistencës” është një rrjet i grupeve militante dhe i bashkëpunëtorëve të Iranit që e ndihmojnë Teheranin të kundërshtojë Izraelin dhe SHBA-në.

“Dhe mendoj se kjo e bënë edhe më të ndërlikuar situatën sepse pasojat e një sulmi iranian dhe të Hezbollahut me gjasë do të jenë më të rënda sesa ajo çfarë ndodhi në prill. Kjo sigurisht që na sjell më afër një fushate rajonale”, tha ai.

Hezbollahu dhe grupet militante që mbështeten nga Irani në Irak, Siri dhe Jemen kanë kryer sulme kundër Izraelit, pasi ai nisi luftën shkatërruese në Gazë. Lufta në Gazë nisi pak pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, kur vrau afër 1.200 persona.

Edhe pse armiqësitë e Iranit me Izraelin u zvogëluan pas prillit, ishte “vetëm çështje kohe para fazës së re të konfrontimit direkt” mes dy armiqve, tha Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

“Ky mund të jetë momenti më i rrezikshëm në rajon në vitet e fundit”, shtoi ai.

Vështirë që të frenohet

Ka pasur përpjekje diplomatike në rajon për të ulur tensionet e përshkallëzuara midis Iranit dhe Izraelit.

Ministri i Jashtëm i Jordanisë realizoi një vizitë të rrallë në Teheran më 4 gusht, gjatë të cilës ai bëri thirrje për paqe.

Irani ka insistuar se nuk po kërkon që të përshkallëzojë tensionet, por ka “të drejtë legjitime” që të godasë Izraelin.

“Për sa i përket shkeljes flagrante të integritetit tonë territorial ne nuk do të bëjmë asnjë kompromis”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani më 5 gusht.

Një luftë e drejtpërdrejt Iran-Izrael me gjasë do ta tërhiqte në konflikt të gjithë rajonin, përfshirë bashkëpunëtorët e Teherani: Hezbollahun në Liban, rebelët Huthi në Jemen dhe milicitë proiraniane në Irak.

Çdo konflikt me gjasë do ta tërhiqte edhe SHBA-në, aleaten kyçe të Izraelit, e cila ka dërguar luftanije dhe avionë luftarakë shtesë në rajon.

Më 5 gusht, një zëdhënës i SHBA-së konfirmoi se “disa” pjesëtarë të personelit amerikan u plagosën gjatë një sulmi me raketë në një bazë ushtarake në Irak. Përgjegjësinë për këtë sulm e morën luftëtarët proiranianë.

Ali Vaez, drejtor i Projektit të Iranit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, tha se sinjalet nga Teherani sugjerojnë se “ata synojnë një përgjigje më të gjerë” me pasoja më drastike.

Nëse sulmi i mundshëm i Iranit shkakton dëme të konsiderueshme dhe viktimave, “frenimi i ciklit përshkallëzues bëhet edhe më i vështirë”, paralajmëroi Vaez.

“Kjo padyshim është situata më e afërt kur ne kemi qenë” për një përballje të drejtpërdrejtë mes Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre, tha ai./REL

Etiketa: Iranizraellufte

Lajme të lidhura

BOTA

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025
BOTA

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025
BOTA

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025
BOTA

NATO bie dakord për një program gjigant armatimi

20:40 : 05/06/2025
BOTA

Bajram mes luftës dhe urisë, nuk ka festë për palestinezët në Gaza

20:32 : 05/06/2025
BOTA

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

18:48 : 05/06/2025
Para

“Nënën e gjeta të vr@rë në shtëpi”/ Dëshmia e Klement Islamajt: Babai u pe@gua...

TË GJITHA

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

15:42 : 07/06/2025

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë

15:17 : 07/06/2025

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com