Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, në lidhje me rrahjen barbare të personazhit të TikTok Medi Iseni dhe mikut të tij në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit në një lokal të Pejës.
Ata dyshohet se u rrahën nga reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy dhe grupi i tij, teksa Stresi dyshohet se ka qenë personi që e ka futur nl kurth Medin duke e ftuar në të njëjtin ambient me dhunuesit, me të cilët kishte konflikt më herët.
Përmes një komunikat, Policia e Kosovës bën me dije se mbi Stresin rëndon akuza për veprën penale “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”, teksa u kërkon qytetarëve ndihmë për të bërë të mundur kapjen e tij.
Ndërkohë ditën e djeshme u shpallën në kërkim edhe vetë Noizy si dhe DJ i tij, Bahtjar (Shasivar) Bajraktari, ose i njohur ndryshe me emrin e artit si DJ CRAX, teksa akuzohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Në një intervistë televizive ditën e sotme, Stresi mohoi akuzat ndaj tij, po ashtu edhe ndaj Noizyt, teksa sipas tij, situata eskaloi pasi aty ishin mbi 30 vetë. Ndërkohë, gjithashtu, ai konfirmoi se ishte thirrur nga institucionet e Kosovës për të dëshmuar, por nuk kishte shkuar
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 06 gusht 2024
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
“Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]
Rrëfimi i Stresit:
“Personi në fjalë, që është keqtrajtuar ka kontaktuar babanë tim në Zvicër me gjithë të atin e tij sepse këta shajnë gjithë dimrit dhe duan të vijnë verës të pajtohen.
Kjo është e vërteta. Unë kam qenë në Sarandë kur më ka thirrur babai im më ka thënë që do me të takuar ky djali. I kam thënë unë nuk dua të takohem me të njeri, nuk dua ta shoh me sy. Edhe nëse do ta kisha prerë në besë, e kisha prerë në besë qysh në Tiranë. Ky është realiteti. Ka ardhur këtu, babai i Medit e ka thirrur familjen time. Babai im i ka thënë në Shqipëri nuk të prek askush, vazhdo.
Kur kam shkuar në Pejë me performu me Noizyn, ku ka dalë live dhe ka thënë “do shkon nesër do bëj stila”, një natë më parë kemi dalë edhe bashkë live, në vend që të shuajë muhabetin edhe me Noizyn që ia ka sharë familjen. Të nesërmen kur ka ardhur i kemi thënë hajde se mundemi të flasim. Kur ka ardhur, ka ardhur vetë i treti. Kur Noizy ka përfunduar, aty kemi qenë 30 veta. Një ka dalë ka thënë, a mua ma ke sharë gruan, aty ka nisur e gjithë situata, kanë qenë 30 veta. Dhe ka eskaluar situata krejt. Ka nisur diçka që nuk kemi mundur as të reagojmë. Unë nuk jam as servil i Noizyt, as servil i kërkujt. Akuzat që janë bërë ndaj Noizyt që e ka prek, as nuk ka pasur mundësi as me prek.
I kam duart e prera, shenja akoma që kam hyrë me i nda. Kam ngrën gota e prerje në gisht. Unë jam ai që kam thënë mos, mos. Ata njerëzit që ishin me Medin, edhe ata e kanë mbrojtur atë. Ne më pas kemi ikur drejt Prishtinës. Me ka marr policia të nesërmen në telefon, a po vjen të na japësh në deklaratë për ngjarjen, pro në nuk u hamë këto fore. Ndaj kam menduar se kam urdhër arrest. Kërkuan deklaratë si dëshmitar dhe unë se kam besuar. Deklaratën nuk e kam dhënë, do e jap avokati. Nuk e ka prek askush prej nesh.