• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gëzon besimin e Donald Trump, komiteti i Senatit miraton Pompeon për sekretar të Shtetit

09:00 : 24/04/2018
në BOTA

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara miratoi emërimin e drejtorit të CIA-s, Mike Pompeo, në postin e sekretarit amerikan të Shtetit.

Emërimi i Pompeos u miratua me të 11 votat për të republikanëve, ndërsa nga dhjetë demokratët e Komitetit, nëntë votuan kundër.

Pompeo është zgjedhja e presidentit amerikan, Donald Trump, pasi ky i fundit ka shkarkuar sekretarin e deritanishëm të Shtetit, Rex Tillerson. Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch Mçonnell, e mirëpriti votimin në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë dhe tha se Senati tani ka vota të mjaftueshme për të konfirmuar Pompeon, këtë javë, në postin e sekretarit. Një gjë e tillë do t’i mundësonte Pompeos të ndiqte një samit të NATO-s më 27 prill. “Shtetet e Bashkuara do të kenë një kryediplomat që gëzon besimin e plotë të presidentit”, tha Mçonnell.

Pompeo është bërë një nga këshilltarët më të besueshëm të Trumpit gjatë 15 muajve të tij si drejtor i CIA-s. Së voni, ai ka qenë i përfshirë thellë në përgatitjet e një takimi të Trumpit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Derisa demokratët e Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë e kanë kundërshtuar Pompeon, duke e konsideruar si luftarak dhe të ashpër ndaj Islamit, ai e ka mbështetjen e së paku tre demokratëve në Senatin e plotë dhe asnjë republikan nuk është shprehur kundër. Kjo do të thotë se ai e ka të sigurt konfirmimin për sekretar të Shtetit.

Megjithatë, miratimi në Komitet ka qenë në dyshim për disa ditë, për shkak të kundërshtimeve nga senatori republikan, Rand Paul, i cili e ka kritikuar Pompeon për mbështetjen e luftës së SHBA-së në Irak. Por, Paul ka ndryshuar qëndrim në minutën e fundit, pasi, siç ka thënë, ka marrë garanci nga Pompeo se ai tani beson se lufta në Irak ka qenë “gabim” që e “ka destabilizuar rajonin”.

Lexo edhe:

“Ndodhi në oborrin e pallatit tim”/ Aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër: Jam dridhur 2 ditë

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

Paul tha se Pompeo i ka thënë atij se ai po ashtu dëshiron të përfundojë përfshirjen e SHBA-së në Afganistan. Vota e Paulit bëri që Pompeo të shmangë mundësinë e të qenët i nominuari i pari në histori që refuzohet nga Komiteti i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

Trump e ka shkarkuar sekretarin e tij të parë të Shtetit, Tillerson, muajin e kaluar, duke u thirrur në dallime rreth çështjeve kyçe, përfshirë marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore. /REL

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ndodhi në oborrin e pallatit tim”/ Aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër: Jam dridhur 2 ditë

21:56 : 14/09/2025
BOTA

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

21:45 : 14/09/2025
BOTA

Ndalohet në plazhe, bare e restorante/ Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike

21:34 : 14/09/2025
AKTUALITET

Shkodra, parcelat e gjakut

21:23 : 14/09/2025
SPORT

Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e renditjes, Vora “i prish festën” Teutës

21:13 : 14/09/2025
Tyler Robinson
BOTA

Guvernatori: I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet

20:56 : 14/09/2025
Para

Çfarë duhet të dini për sëmundjet e zemrës

TË GJITHA

“Ndodhi në oborrin e pallatit tim”/ Aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër: Jam dridhur 2 ditë

21:56 : 14/09/2025

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

21:45 : 14/09/2025

Ndalohet në plazhe, bare e restorante/ Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike

21:34 : 14/09/2025

Shkodra, parcelat e gjakut

21:23 : 14/09/2025

Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e renditjes, Vora “i prish festën” Teutës

21:13 : 14/09/2025
Tyler Robinson

Guvernatori: I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet

20:56 : 14/09/2025

“U infektova me hepatit C, humba 12 kg”/ Pecorelli letër senatorit italian: Po mbahem në burgun më të ashpër

20:43 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com