Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me shpalljen në kërkim të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, i cili akuzohet për dhunimin barbar të Muhamet Isenit, i njohur në TikTok si “Medi” dhe mikut të tij Bekim Hardergjonaj.
Bashkë me Noizyn raportohet se është shpallur në kërkim edhe DJ i tij, Bahtjar (Shasivar) Bajraktari, ose i njohur ndryshe me emrin e artit si DJ CRAX.
Ngjarja e rëndë u regjistruar brenda një klubi nate në Pejë të Kosovës në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.
Policia e Kosovës ka publikuar identietet e dy të shpallurve në kërkim, teksa kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre. Sipas autoriteteve, Noizy dhe DJ CRAX akuzohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Ata u shpallën në kërkim nga Prokuroria e Pejës pasi nuk iu bindës kërkes së institucionit për t’u paraqitur pët të dhënë deshmitë e tyre rreth ngjarjes.
Edhe pse Policia dhe Prokuroria janë vënë në ndjekje të Noizyt, një lokal në Gjilan ka njoftuar se reperi këtë të hënë do të mbajë një koncert aty.
Medi Iseni dyshohet se u pre në besë nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.
Pasi Medi Iseni dhe shoku i tij u futën në një dhomë, aty ata u përballën me Noizyn dhe 7 persona të tjerë të grupit të tij, duke u dhunuar me doreza hekuri dhe sende të forta. Pas ngjarjes ata u dërguan me urgjencë në spital me plagë të shumta në kokë dhe trup.
Në disa reagime pas ngjarjes, Noizy ka deklaruar se ai vetë nuk e ka prekur Medin.
Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 08 gusht 2024
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore n? Pej?, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat e kërkuar janë:
1. Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 n? Durrës-Shqipëri.
2. Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 në Samadrexhë-Prizren.
Të pandehurit kërkohen për veprën penale:
“Lëndim i rëndë trupor”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës.