• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Erë’ lufte, Koreja e Veriut dislokon 250 raketahedhës në kufi me Jugun

16:26 : 05/08/2024
në BOTA

Koreja e Veriut ka dislokuar 250 raketahedhës balistikë në kufijtë jugorë, teksa lideri Kim Jong Un i ka përshkruar këto armë si “shpatë e fuqishme dhe e çmuar” për të mbrojtur sovranitetin e shtetit të tij.

Raketahedhësit u shfaqën gjatë një ceremonie “transferimi” në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenian, të dielën, raportoi më 5 gusht media shtetërore verikoreane.

Raketahedhësit janë “armë të përditësuara për sulme taktike”, citohet të ketë thënë Kim.

Kjo është hera e parë që Koreja e Veriut bëri publike numrin e armëve të transferuara në kufi, tha për AFP-në, Han Kwon-hee, nga Shoqata koreane e Studimeve të Industrisë së Mbrojtjes.

Këto lloje raketahedhësish janë të dizajnuar të mbajë katër raketa, tha Han, duke shtuar se furnizimi me armë i Phenianit për Moskën “mund të ketë ndërhyrë në aftësitë e Veriut që të arrijë të prodhojë 1.000 raketa”.

Lexo edhe:

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

Raportet mes dy Koreve janë në pikën më të ulët në vitet e fundit, përderisa Veriu ka intensifikuar testimin e armëve dhe lëshimin e balona, të mbushura me mbeturina, drejt Jugut.

Koreja e Jugut është kundërpërgjigjur duke transmetuar propagandë afër kufirit dhe duke rinisur stërvitje ushtarake afër kufirit.

Gjatë këtij viti, Pheniani e ka shpallur Seulin “armikun kryesor”, duke hequr dorë nga ribashkimi dhe duke kërcënuar me luftë në rast të shkeljes territoriale.

Kim e pranoi se armët e reja po prezantohen kur shteti po përballet me dëme nga vërshimet. Ai tha se ky është “manifestim i vullnetit të fuqishëm të partisë sonë për të vazhduar me forcimin e kapaciteteve mbrojtëse”.

Shirat goditën Korenë e Veriut në fund të korrikut dhe mediat në Korenë e Jugut thanë se deri në 1.500 persona mund të kenë vdekur si pasojë e shirave.

Kim ha hedhur poshtë këto raportime, duke thënë se synojnë të prishin imazhin e Veriut, përderisa shteti ka thënë se nuk ka asnjë viktimë si pasojë e shirave.

Gjatë fjalimit, Kim po ashtu tha se shteti “po përballet me ndryshime të rëndësishme dhe strategjike për shkak të transformimit të aleancës të udhëhequr nga Uashingtoni në një bllok ushtarak me bazë bërthamore”, duke shtuar se një gjë e tillë kërkon që shteti i tij të forcojë aftësitë parandaluese.

“Forca e ushtrisë sonë duhet të vazhdojë të përmirësohet”, tha Kim.

Etiketa: korea e jugutKorea e Veriutlufteraketa

Lajme të lidhura

BOTA

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025
BOTA

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

13:20 : 09/10/2025
BOTA

Tmerri i 7 Tetorit 2023: Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

08:22 : 07/10/2025
BOTA

Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza

09:05 : 06/10/2025
RAJONI

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

19:17 : 03/10/2025
BOTA

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

08:44 : 03/10/2025
Para

"Killeri" i Çopjave/ Ky është Arben Lamçja, me rekorde kriminale edhe në Itali

TË GJITHA

26-vjeçari shqiptar kapet me armë dhe drogë në Selanik

12:16 : 10/10/2025

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025

Zhduket pa gjurmë në Greqi 49-vjeçari shqiptar, familja kërkon ndihmë (FOTO-EMRI)

12:07 : 10/10/2025

Kombëtarja mbyll përgatitjet në Tiranë, ja si pritet të jetë formacioni ndaj Serbisë

12:03 : 10/10/2025

Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj, shpallet në kërkim një tjetër

11:55 : 10/10/2025

Kërcënoi gjyqtarët, lihet në burg xhaxhai i vrasësit të Astrit Kalasë

11:52 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com