• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli vret një komandant të lartë të Hezbollahut me sulmin e rrallë në Bejrut

08:51 : 31/07/2024
në BOTA

Ushtria izraelite njoftoi të martën në mbrëmje se kreu një sulm në Bejrut me objektiv një komandant të Hezbollahut, i cili mendon se ishte përgjegjës për sulmin me raketë që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë që luanin në një fushë futbolli gjatë fundjavës në Lartësitë e Golanit.

U dëgjua një shpërthim i fortë dhe një shtëllungë tymi u pa të ngrihej mbi periferitë jugore të Bejrutit, një bastion i militantëve të Hezbollahut, të financuar nga Irani. Një zyrtar i Hezbollahut tha se disa ndërtesa u dëmtuan dhe autoritetet thanë se dy persona u vranë.

Pak orë më pas, Shtetet e Bashkuara bënë një sulm vetëmbrojtës në Irak, i tha një zyrtar amerikan agjencisë së lajmeve Reuters, ndërsa tensionet po rriten në Lindjen e Mesme.

Raportet e mediave në Lindjen e Mesme e identifikuan komandantin e Hezbollahut me emrin Fuad Shukr, por nuk dihej përfundimisht fati i tij.

Burimi saudit i lajmeve Al-Hadath raportoi se Fuad Shukri i mbijetoi sulmit. Por faqja izraelite e lajmeve “ynet” citoi një burim izraelit të sigurisë të thoshte se, “Ka një mundësi shumë të madhe që zyrtari i Hezbollahut të jetë eliminuar. Nëse ai ishte në ndërtesë – ai nuk është më me ne”.

Lexo edhe:

Netanyahu: Duam pushtimin e plotë të Gazës, por jo ta qeverisim vetë

Zyrtarja e KE-së thotë se kriza në Gazë “ngjan shumë” me gjenocid

Fuad Shukri besohej se ishte këshilltari ushtarak i udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe ka qenë prej kohësh aktiv në këtë organizatë të konsideruar terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ai ishte kreu i dhomës operacionale të grupit militant.

Shtetet e Bashkuara e patën shtuar emrin e tij në listën e sanksioneve në vitin 2015 dhe ai kërkohej nga Shtetet e Bashkuara për rolin e tij të dyshuar në bombardimin e vitit 1983 të kazermave të marinsave amerikanë në Bejrut.

Zyrtari i Hezbollahut kishte një shpërblim prej 5 milionë dollarësh “për kokën e tij”, sipas të dhënave të një enti të Departamentit të Shtetit që kërkon të gjejë terroristët e shumëkërkuar.

Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve tha se sulmi izraelit kishte goditur zonën pranë Këshillit Shura të Hezbollahut, në lagjen Haret Hreik të kryeqytetit.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Hezbollahun për sulmin e së shtunës në fshatin Druze të Majdal Shams në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli, megjithëse Hezbollahu ka mohuar përgjegjësinë.

Në një deklaratë më herët për mediat, ushtria izraelite njoftoi se ka kryer “një sulm në Bejrut ndaj komandantit përgjegjës për vrasjen e fëmijëve në Maxhdal Shams dhe vrasjen e një numri civilësh të tjerë izraelitë.”

Duke reaguar ndaj njoftimeve për sulmin izraelit, Shtetet e Bashkuara thanë se nuk mendojnë që lufta ndërmjet Hezbollahut dhe Izraelit është e pashmangshme, sipas zëdhënëses Karine Jean-Pierre.

Sulmi izraelit u dënua menjëherë nga Irani, që e quajti atë “agresion të ulët ” nga Izraeli, ndërsa grupi militant palestinez Hamas e cilësoi atë një “përshkallëzim të rrezikshëm”. Sulmi u dënua edhe nga Rusia si “shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare”, njofton agjencia Reuters./VOA

Etiketa: bejrutHezbollahuti larteIzraelikomandant

Lajme të lidhura

BOTA

Netanyahu: Duam pushtimin e plotë të Gazës, por jo ta qeverisim vetë

18:57 : 07/08/2025
BOTA

Zyrtarja e KE-së thotë se kriza në Gazë “ngjan shumë” me gjenocid

18:42 : 07/08/2025
BOTA

Sistemi sekret me të cilin Hamasi paguan rrogat e administratës

19:35 : 06/08/2025
BOTA

Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve

18:57 : 06/08/2025
BOTA

Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft

17:32 : 06/08/2025
BOTA

Netanyahu dhe krerët e ushtrisë izraelite të ndarë mbi strategjinë për Gazën

15:37 : 06/08/2025
Para

Vdekja e punëtorit tek Liqeni i Thatë, arrestohet administratori i firmës së pallatit

TË GJITHA

Kultivoi lëndë narkotike në parcelën e tij, kapet në flagrancë 58-vjeçari në Mallakastër/ EMRI

09:42 : 08/08/2025

I vuri zjarrin një sipërfaqeje të madhe me pemë frutore në Kavajë, arrestohet/ EMRI

09:34 : 08/08/2025

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit/ FOTO

09:22 : 08/08/2025

Armenia dhe Azerbajxhani ‘afër marrëveshjes historike të paqes’ në Shtëpinë e Bardhë

09:14 : 08/08/2025

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

08:53 : 08/08/2025

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

08:38 : 08/08/2025

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com