• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Black Out-i’ global/ Çfarë dihet deri më tani mbi avarinë kibernetike?

21:24 : 19/07/2024
në AKTUALITET, BOTA, Teknologji

Një pjesë e konsiderueshme e botës u përball të premten me probleme madhore të shkaktuara nga një avari kibernetike që preku kompanitë dhe firmat e pothuajse të gjitha fushave të industrisë, duke bllokuar fluturimet, veprimtarinë e bankave, spitalet dhe shumë kompani mediatike.

Në thelb të problemit qëndron përditësimi i gabuar i një aplikacioni nga kompania e sigurisë kompjuterike “CrowdStrike” që ofron programe për shumë kompani në mbarë botën.

Si ndodhi problemi i komunikimit të premten?

Kompania “CrowdStrike” filloi përditësimin e një prej programeve të sigurisë të quajtur “Falcon”. Përmes një deklarate lidhur me situatën e krijuar, kompania tha se defekti u zbulua në përditësimin e “një elementi që përdoret në sistemet Windows” dhe se programet Mac dhe Linux nuk u preken.

Lexo edhe:

“Black out” në të gjithë botën/ Eksperti Gent Progni tregon se çfarë shkoi keq

Historia e sfondit më të famshëm të “Windows” – dhe ja si duket tani vendi ku u bë fotografia

Por për shkak se shumë kompani i përdorin programet e firmës “CrowdStrike” për nevojat e sigurisë për sistemin operues “Windows” pasojat e këtij problemi teknik kanë pasur ndikim të gjerë në pothuajse të gjithë botën.

Defekti shkaktoi probleme nëpër aeroportet e Shteteve të Bashkuara, Evropë dhe Azi gjatë periudhës tejet të ngarkuar të verës. Bankat në Afrikën e Jugut dhe Zelandën e re njoftuan për ndërprerje që ndikojnë tek pagesat dhe shërbimet në internet. Disa kanale televizive, kryesisht në Australi, nuk ishin në gjendje të transmetonin për orë të tëra.

Disa spitale kishin probleme me sistemet e shërbimit për pacientët, duke shkaktuar vonesa dhe anulime. Ekranet gjigande në sheshin e famshëm “Times Square” të Nju Jorkut u bllokuan. Ekspertët theksojnë se avaritë e së premtes theksojnë varësisë e shumë kompanive në të gjithë botën nga një program që ofrohet vetëm nga disa firma.

Firma CrowdStrike

CrowdStrike është një kompani amerikane për sigurinë kibernetike që ofron programe kompjuterike për kompanitë e të gjitha industrive në mbarë botën. Firma e konsideron veten si ofruesi më i përparuar në botë i teknologjisë së sigurisë me bazë në sistemet “cloud”. Firma me bazë në Austrin të Teksasit e filloi veprimtarinë në vitin 2012./VOA

Etiketa: avari kibernetikemiscrosoft“Black out”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Black out” në të gjithë botën/ Eksperti Gent Progni tregon se çfarë shkoi keq

16:04 : 19/07/2024
NDRYSHE

Historia e sfondit më të famshëm të “Windows” – dhe ja si duket tani vendi ku u bë fotografia

22:37 : 28/07/2020
Para

Scholz: Do bëj çmos për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

TË GJITHA

Njoftim zyrtar i Real Madrid, Xabi Alonso është trajneri i ri i klubit

12:23 : 25/05/2025

Nga Mbappé te Vinicius, mesazhet emocionuese të yjeve të Realit për lamtumirën e Ancelottit

12:15 : 25/05/2025

Përplasi me makinë një të moshuar, arrestohet 49 vjeçari në Tiranë

12:08 : 25/05/2025

Nis hetimi për helmimin e 70 fëmijëve në kopshtin e Gramshit! Sekuestrohen procesverbalet e kontrollit

12:03 : 25/05/2025

Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të arrestuarit e tjerë

11:49 : 25/05/2025

Inzaghi, Champions dhe lamtumirë nga Interi! Trajneri i thotë “po” klubit të ri

11:46 : 25/05/2025

Dështon për herë të 21-të seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

11:39 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com