Rrezet e forta të diellit mund të shkaktojnë një sulm migrene, sepse qelizat e ndjeshme ndaj dritës në sy komunikojnë drejtpërdrejt me zonat e trurit që shkaktojnë dhimbje koke. Rreth 90 % e të sëmurëve kanë fotofobi, ndjeshmëri ndaj dritës së fortë, madje edhe dritat artificiale që janë shumë të ndritshme, mund të shkaktojnë fotofobi.
Drita e diellit në disa raste mund të shkaktojë dhimbje koke tek njerëzit që kanë dhimbje koke nga tensioni.
Kur shfaqet dhimbja e kokës nga dielli?
Një dhimbje koke nga dielli mund të shfaqet kur kaloni nga një zonë e errët në një zonë me shumë dritë. Si për shembull të dilni nga kinemaja në ambientet e jashtme me shumë dritë. Por gjithashtu mund të shkaktohet edhe nga rrezet e ashpra të diellit dhe reflektimi i tyre. Shembujt përfshijnë të qenit në plazh ose jashtë në ujë.
Mund të ndjeni fillimisht dhimbje në sytë tuaj e më pas dhimbje koke.
Mënyra më e mirë për të shmangur një dhimbje koke nga rrezet e diellit është të mbani syze dielli në çdo ditë me diell.
Zgjidhni syze të errëta dhe me lente të polarizuara.
Syzet e diellit dhe një kapele me strehë të gjerë do t’ju japin mbrojtjen më të mirë.
Sigurohuni që të vendosni syze dielli përpara se të kaloni nga errësira në dritën e diellit.
Errësira zgjeron bebet e syrit dhe lejon më shumë dritë të futet në sy kur kaloni në dritë.
Dhe nëse ndjeni se dhimbjen e kokës po fillon, shkoni në një vend të errët dhe të qetë.
Dhimbja e kokës nga dehidratimi për shkak të nxehtësisë së diellit
Dehidratimi nga mbinxehja, veçanërisht në verë, është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së kokës. Njerëzit janë më aktivë në ditët e ngrohta dhe me diell dhe të qenit aktiv në diell mund të shkaktojë dehidratim – humbje lëngjesh dhe mineralesh të gjakut të quajtura elektrolite.
Kur lëngjet dhe elektrolitet në gjak pësojnë një çekulibër, dhimbja e kokës është një nga simptomat më të zakonshme që shfaqet.
Simptomat e një dhimbjeje koke, për shkak të dehidrimit, përfshijnë dhimbje koke së bashku me etje, lodhje, marramendje, uri të shtuar dhe gojë të thatë.
Për të shmangur ose trajtuar një dhimbje koke nga dehidratimi, pini shumë ujë ose një pije të krijuar për të zëvendësuar sheqerin dhe elektrolitet, për shembull një pije sporti. Shmangni alkoolin, pijet me sheqer dhe kafeinën, pasi ato mund të rrisin dehidratimin.
Mbani një kapele të gjerë dhe një shami rreth qafës për ta mbajtur kokën të ftohtë. Dhe mbani mend se veshja e bardhë reflekton nxehtësinë e diellit, ndërsa veshjet e errëta e thithin atë.