• Kontakt
Friday, June 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zbulohet një shpellë në Hënë

16:53 : 16/07/2024
në BOTA

Shkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e një shpelle në Hënë, jo larg vendit ku Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u ulën 55 vjet më parë. Shkencëtarët mendojnë se në Hënë ka qindra shpella të tjera ku mund të strehohen astronautët në të ardhmen.

Një ekip i udhëhequr nga shkencëtarë italianë njoftoi të hënën se ka prova për një shpellë të përmasave të mëdha, hyrja e së cilës është në atë që njihet si gropa më e thellë në Hënë dhe shtrihet në “Detin e Qetësisë” “Sea of Tranquility”, rreth 400 kilometra nga vendi ku u ul misioni ‘Apollo 11’.

Ultësira, me rreth 200 të tjera të ngjashme të zbuluara atje, është krijuar nga shembja e tubacioneve të llavës, sipas shkencëtarëve.

Hulumtuesit analizuan matjet e radarëve nga sonda “Lunar Reconnaissance Orbiter” që vëzhgon Hënën dhe i krahasuan rezultatet me damarët e llavës në tokë. Studimi i tyre është publikuar në revistën “Nature Astronomy”.

Të dhënat e radarit tregojnë vetëm pjesën fillestare të zgavrës hënore, sipas shkencëtarëve. Ata vlerësojnë se shpella është të paktën 40 metra e gjerë dhe disa dhjetëra metra e gjatë, e ndoshta më shumë.

Lexo edhe:

Do të ndërtohet një bazë e përhershme në Hënë, NASA zbulon detajet

Tragjedia në Maldive, gjenden trupat e pajetë të zhytësve italianë të zhdukur brenda shpellës

“Shpellat hënore kanë qenë mister për më shumë se 50 vjet. Kështu që ishte emocionuese prova e ekzistencës së një shpelle”, thanë përmes një emali Leonardo Carrer dhe Lorenzo Bruzzone nga Universiteti i Trentos.

Shumica e gropave duket se ndodhen në fushat e lashta të llavës së Hënës, sipas shkencëtarëve. Astronautët nga NASA kanë në plan që në fund të kësaj dekade të zbresin në polin jugor të Hënës, ku mund të ketë gropa të ngjashme. Besohet se ka akuj në krateret hënore që nuk ndriçohen kurrë nga dielli, që mund të shfrytëzohen për ujë të pijshëm dhe lëndë djegëse për raketat.

Gjatë programit Apollo të NASA-s, 12 astronautë u ulën në Hënë, duke filluar me Armstrong-un dhe Aldrin-in më 20 korrik të vitit 1969.

Gjetjet sugjerojnë se mund të ketë qindra gropa në Hënë dhe mijëra tubacione llave. Ato mund të shërbejnë si një strehë natyrore për astronautët, për t’i mbrojtur ata nga rrezet kozmike dhe rrezatimi diellor, si dhe nga goditjet e mikrometeorike, copëza të vogla sa një kokërr rëre.

Ndërtimi i vendbanimeve nga e para do të kërkonte më shumë kohë dhe përbën sfidë, madje edhe kur merret parasysh nevoja e mundshme për të përforcuar muret e shpellës për të parandaluar shembjen, tha ekipi.

Shkëmbinjtë dhe materialet e tjera brenda këtyre shpellave, të pandryshuara nga kushtet e vështira të sipërfaqes hënore gjatë përjetësisë, gjithashtu mund t’i ndihmojnë shkencëtarët që të kuptojnë evolucionin atje, kryesisht kur bëhet fjalë për aktivitetin vullkanik./VOA/

Etiketa: heneshkencetareshpelle

Lajme të lidhura

BOTA

Do të ndërtohet një bazë e përhershme në Hënë, NASA zbulon detajet

11:03 : 27/05/2026
BOTA

Tragjedia në Maldive, gjenden trupat e pajetë të zhytësve italianë të zhdukur brenda shpellës

14:15 : 18/05/2026
BOTA

SHBA urdhëron FBI-në të hetojë zhdukjen e shkencëtarëve: Rritet misteri rreth rasteve të pazgjidhura

08:53 : 19/04/2026
BOTA

Përfundon misioni “Artemis II”, kapsula Orion ulet në Paqësor pas udhëtimit rreth Hënës/ VIDEO

08:39 : 11/04/2026
BOTA

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

10:33 : 07/04/2026
BOTA

40 minuta në Hënë pa asnjë kontakt me Tokën! Ç’do ndodhë me ekuipazhin e Artemis II kur të mbërrijnë në “pikën e vdekur”

12:59 : 06/04/2026
Para

Zjarri në Mat afrohet tek pishat shumëvjeçare, ndërhyhet nga ajri për shuarjen e flakëve

TË GJITHA

Presion protestuesve me policinë, 27 qytetarë procedohen për marshimin e ditës së djeshme

16:02 : 19/06/2026

“Shapi dhe sheqeri”/ Çfarë tha në të vërtetë Parlamenti Evropian për Vjosë-Nartën?

15:52 : 19/06/2026

Pas marrëveshjes me SHBA-në, Irani vendos kushte për kalimin në Hormuz

15:46 : 19/06/2026

Zbardhet plagosja me thikë në Tiranë, identifikohet autori

15:41 : 19/06/2026

Shtyhet gjyqi Veliaj-Dado në Gjykatën Administrative

15:35 : 19/06/2026

Sherr për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë – EMRI

15:26 : 19/06/2026

Tjetër incident në jug, gomonia del jashtë kontrollit në Llaman, një i plagosur

15:22 : 19/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetkralbetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetamgbahisgrandpashabet