• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Akademia e barinjve”, premtimi që “avulloi” bashkë me ish ministren e Bujqësisë

22:44 : 10/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Tre vite më parë, Ministria e Bujqësisë hodhi idenë e krijimit të një Akademie për barinjtë në Shqipëri. Nisma që parashikonte cikël trajnimesh për blegtorët ngjalli reagime të shumta duke u bërë virale në rrjete sociale. Asokohe, qeveria i doli në mbrojte ‘Akademisë së barinjve’, por vitet treguan se premtimi ‘avulloi’ bashkë me ish ministren e Bujqësisë Frida Krifca.

Në nëntor të vitit 2021, ish ministrja e bujqësisë Frida Krifca hodhi për herë të parë idenë e krijimit të “Akademisë së barinjve’.

“Është një profesion që është i vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë dhe do t’i subvencionojmë vetëm për mbajtjen e tufës”– premtonte Krifca asokohe.

Nisma nuk ish gjë tjetër veccse cikël trajnimesh për blegtorët në mënyrë që tradita të mos shuhej. Dhe si shembull për këtë, sillej Zvicra.

‘Shkolla e barinjve është pjesë e një cikli trajnimesh të dedikuara për blegtorët, peshkatarët, fermerët dhe bletarët.’, argumentonte tre vite më parë Ministria e Bujqësisë, teksa e shtrinte ambicien përtej blegtorëve.

Lexo edhe:

Abuzimi me fondet IPARD, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK

Vetmia absolute e grave që “rilindën”

Verifikim

Për të mësuar më shumë rreth ecurisë së këtij premtimi, ne kërkuam informacion pranë Ministrisë së Buqjësisë. Në përgjigje të kërkesës sonë, Ministria e hodhi topin në fushën e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

“MBZHR nuk disponon informacion sepse “Akademia e Barinjve” është në kompetencë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.”- Ministria e Bujqësisë.

Për çudi, përgjigjet nuk i morëm as nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

“Universiteti Bujqësor i Tiranës nuk është i përfshirë në trajnim apo në çdo iniciativë tjetër me emrin“Akademia e barinjve”. –UBT.

Mesa duket, nga premtimi i bujëshëm i tre viteve të kaluara nuk ka mbetur asgjë veç fjalëve. Nisma për shkollimin e barinjve ‘avulloi’ bashkë me ish ministren e buqjësisë Frida Krifca.

Blegtoria në krizë

Statistikisht blegtoria shqiptare po përjeton krizë, pasi numri i krerëve është pakësuar ndjeshëm dekadën e fundit. Sipas të dhënave nga INSTAT, në 2013 në vend numëroheshin 356 mijë lopë. Në fund të 2023 numri i tyre është pakësuar me 124 mijë.

Tkurrje të fortë ka pasur edhe tek bagëtitë e imta. Referuar shifrave zyrtare, numri i deleve në shkallë vendi u pakësua me 400 mijë krerë ndërsa numri i dhive ka rënë me 145 mijë krerë gjithsej.

Përfundimi

Nisur nga informacionet e mbledhura dhe verifikimet e kryera, premtimin e ish ministres së Bujqësisë Frida Krifca, për krijimin e “Akademisë së barinjve” e kategorizojmë të pambajtur.

/Faktoje

Etiketa: Akademia e barinjëveavulloiFrida KrifcaMinistrja e Bujqësisëpremtimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abuzimi me fondet IPARD, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK

14:00 : 19/03/2026
AKTUALITET

Vetmia absolute e grave që “rilindën”

17:36 : 09/03/2026
AKTUALITET

Një dekadë pritje për pistën e skive në Korçë, premtimi mbeti 3D

12:04 : 14/12/2025
AKTUALITET

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk është në hetim Frida Krifca? Dumani: Për IPARD jemi të kushtëzuar nga autoritetet e huaja

18:45 : 27/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Para

Banja Luka-Egnatia/ Skandal në Bosnje, harta e Kosovës shfaqet me ngjyrat e flamurit serb

TË GJITHA

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom