Nëpërmjet studimit Barra Tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018 ne arrijmë t’ju prezantojmë dhe t’ju referojmë, se qytetarët që mbartin barrën tatimore të buxhetit mundet të zgjedhin të investojnë dhe jetojnë në vendet e Ballkanit, që kanë normat më të ulëta të taksave dhe tatimeve, si dhe t’ju tregojmë disa vende që tashmë ruajnë prej vitesh një barrë të lartë tatimore.
Ne kemi përgatitur një listë të vendeve të Ballkanit, të renditur sipas normave të favorshme tatimore.
Maqedonia
Vendi me koston më të ulët të taksave në Ballkan për vitin 2018 është Maqedonia. Vendi ka prej vitesh që ndjek një politikë agresive të normave tatimore me synimin për të tërhequr investime të huaja dhe duket se ja ka arritur me tërheqjen e investitorëve të mëdhenj në sektorin e prodhimit të automjeteve.
Në një normë takse të sheshtë 10%, Maqedonia prej vitesh ruan nivelet më të ulëta të tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatimit mbi fitimin në rajon. Po kështu edhe individi në këtë vend ndihet jo i ngarkuar me një barrë fiskale të lartë, për sa kohë taksa e sheshtë funksionon në këtë vend.
Shqipëria
Shqipëria është vendi i dytë me koston e ulët të taksave. Në Shqipëri mund të gjesh një menu të larmishme të politkës fiskale me norma të ulëta për të ardhurat individuale dhe kapitalin, si dhe një stimulim të fortë për ata që duan të investojnë në turizmin e luksit.
Nga ana tjetër, Shqipëria ofron gjithnjë e në rritje kapacitete optimale për investime të huaja në energji dhe naftë, pa harruar lehtësirat më të fundit për tatimin mbi fitimin për industrinë e prodhimit të softëare-ve.
Një europian që është i lodhur nga barra e rëndë e taksave në vendin e vet do të ndihej komod me barrën ende relativisht jo të lartë, që nuk taksohet më shumë se 15% për fitimet e veta apo për dividentin që mund të përfitojë si rezident.
Rumania
Ndërkohë që Rumania nuk është në qendër të Evropës, pozita e saj në rrugët që lidhin lindjen me perëndimin e vendos atë vend mikpritës për investitorët dhe rezidentët e tjerë fiskalë që kërkojnë të jenë midis Europës Lindore dhe pjesës tjetër të Evropës.
Rumania është vendi i tretë me kosto të ulët tatimore. Një fakt domethënës, për gjithë investitorët dhe individët që kërkojnë të jenë pjesë e ekoonmisë apo jetës së Rumanisë duhet të mbajnë parasysh se Rumania është nga vendet e pakta anëtare të BE-së me barrë tatimore të ulët në krahasim me vendet e tjera anëtare.
Normat e tatimit mbi kapitalin janë relativisht të ulëta, ndërkohë që dividenti në këtë vend tatohet me vetëm 5%. Ndërsa, investitori në rolin e punëdhënsit mban kosto mjaft të ulët për kontributet sociale me vetëm 2.25% të pagës mujore të punëmarrësit.
Kosova
Nje vend që përcjell freski në politikën e vet fiskale dhe ruan norma të ulëta tatimore të taksës së sheshtë prej 10%. Kosova mban pozicionin e vendit të katërt për kosto të lirë tatimore. Individi që fiton nga kapitali i investuar në një shoqëri nuk tatohet për të ardhurat që shpërndahen si divident.
Ndërsa, një individ që përfiton të ardhura si rezident nuk paguna më shumë se 10% tatim që i mbahet në burim. Ndërsa, taksat e konsumit ku kryeson TVSJH-ja renditen me norma preferenciale duke qenë se janë poshtë normës 20%.
Një punëdhënës dhe punëmarrës ndihet mjaft i relaksuar në Kosovë, pasi normat e kontribueteve janë më të ulëtat në Europë duke ndikuar te rritja e kapaciteteve dhe kostoja e lirë e fuqisë punëtore për çdo investitor që viziton Kosovën.
Bullgaria
Në një nivel takse të sheshtë 10%, Bullgaria ruan normat më të ulëta të tatimit mbi të ardhurat personale të Bashkimit Evropian dhe me një barrë tatimore ndër më të ulëtat në BE.
Normat e tatimit mbi fitimin korporativ janë të njëjta normë fikse prej 10% (e lidhur me Qipron) dhe Bullgaria mban Marrëveshje tatimore me shumë vende që mund të lejojnë trajtim të veçantë tatimor për sipërmarrësit ndërkombëtarë.
Ju mund të bëheni rezident fiskal duke jetuar në Bullgari për të paktën 183 ditë në vit, sepse sistemi tatimor i Bullgarisë është i thjeshtë: kush jeton atje paguan 10% tatim mbi të ardhurat individuale të tij. Bullgaria mban vendin e pestë dhe të fundit për lirësinë e kostos tatimore në 2018.
Serbia
Serbia renditet në vendin e gjashtë, por jo më për lirësinë pavarësisht se individi ose investitori mund të gjejë nga menuja e taksave larmi normash tatimore. Normat e tatimit mbi fitimin dhe mbi të ardhurat personale konsiderohen jo të larta, por afër normave tatimore mesatare të Ballkanit.
Një individ që fiton rezidencën në Serbi tatohet me 20% të vlerës së fituar për të ardhurat bruto. Ndërkohë, investitorët e huaj përballen me një tatim fitimi prej 15%. Norma e TVSH-së është te niveli standart 20%, por zbatohet edhe një normë e reduktuar prej 10%, për aktivitete që nuk konkurohen nga tregu rajonal.
Pozicioni gjeografik i Serbisë, si një kufi lidhës i qendrës europiane me Ballkanin dhe Europën Juglindore është bërë një pikë e fortë për tërheqjen e investitorëve, kryesisht në sektorin e transportit rrugor dhe hekurudhor.
Bosnjë – Hercegovina
Bosnja edhe pse me norma të ulëta të tatimit mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat personale prej 10% ka një barrë tatimore gjithsej më të lartën në vendet e Ballkanit që nuk janë pjesë e BE-së.
Bosnja ka një nivel taksimi federal, ku taksa e TVSH-së është vetëm me një shkallë prej 17%, që ka ndikuar edhe në çmime konsumi relativisht më të lira se në vendet përreth. Në Bosnjë, çdo vizitor nga Europa apo vende të tjera mesdhetare e më gjerë, që vendos të bëhet rezident fiskal nuk taksohet më shumë se 10% për të ardhurat që krijon në Federatën e Bosnjës, ku dividenti tatohet me vetëm 5% për ata individë, që janë edhe aksionerë në shoqëri rezidente në Bosnjë.
Kostoja e punës në Bosnjë është ndër më të shtrenjtat në rajon, për arsye të aplikimit të normave më të larta në Ballkan për kontributet sociale.
Kroacia
Kroacia nuk është një vend i lirë për të jetuar dhe vizituar, por që ky çmim dhe kosto e shtrenjtë e krahasuar me vendet e rajonit justifikohet nga një cilësi më e lartë shërbimesh dhe jetese.
Megjithatë, një individ që është rezident në Kroaci paguan jo më shumë se 15% për të ardhurat që gjeneron nga shfrytëzimi i aseteve apo nga interesat bankare. Ndërsa dividenti tatohet edhe më pak se tatimet e tjera në burim, me vetëm 12% për çdo individ aksioner në shoqëritë rezidente në Kroaci.
Por, ky vend për një vizitor mbetet një destinacion turistik, që nuk mund të anashkalohet edhe pse qëndrimi për shumë ditë të kërkon një kosto më të lartë se në Shqipëri apo Mal të Zi.
Mali i Zi
Ashtu si shumë nga vendet fqinje me të në Ballkanin Perëndimor, Mali i Zi kërkon të tërheqë bizneset e huaja në vendin ballkanik me popullsinë më të e vogël duke ulur normat tatimore për kapitalin dhe punën.
Ndërsa pothuajse e gjithë Evropa Juglindore ofron norma nxitëse tatimore, Mali i Zi ofron normat më të ulëta tatimore dhe mundëson bashkë me pozitën gjeografike buzë detit Adriatik edhe përfitimet që mundet të gjejë një rezident fiskal të jetojë dhe pse edhe të investojë në këtë vend.
Mali i Zi krenohet me taksën më të ulët të tatimit mbi të ardhurat personale dhe normat e tatimit mbi fitimin korporativ në Evropë, të dyja të lidhura në një nivel takse të sheshtë prej 9%. Qeveria e Malit të Zi duket se e mbështet fort këtë ide, duke ftuar investitorët e huaj për të zhvilluar investime për resorte luksoze në bregun e saj, në një përpjekje për të qenë vendi më i preferuar për pushime në Detin Adriatik.
Mali i Zi lejon të huajt që të blejnë prona të patundshme për të marrë një kartë qëndrimi të përkohshme, të rinovueshme çdo vit.
Greqia
Si vendi më i vjetër anëtar i BE-së dhe fqinj me gjithë vendet që dikur i përkisnin një sistemi pa taksa, Greqia mbetet një vend me kosto të lartë jetese dhe jo i lirë sa vendet e tjera ballkanike.
Greqia edhe pse ka barrën tatimore më të lartë në rajon është një vend që ka një politikë të orientuar dhe me përvojë për tërheqjen e investitorëve të huaj. Tatimi mbi pagën bashkë me normat e larta të kontributeve sociale e mban të lartë koston e fuqisë punëtore, edhe pse është më e kualifikuar se shumica e vendeve fqinje me të.
Por, gjithsesi, nisur nga nevoja për të mbyllur hendekun e borxhit publik prej disa vitesh aplikohen norma të tatimit mbi individin në nivele të njëjta me vendet fqinje. Përveç tatimit mbi pasurinë, një individ rezident në greqi nuk paguan më shumë se 15% mbi të ardhurat bruto.
Fitimet e shoqërive të regjistruara në Greqi paguajnë normën më të lartë të tatimit korporativ. Të gjitha elementët e barrës së bashku e kanë pozicionuar greqinë në vendin e fundit përsa i përket ksotos së jetesës dhe çmimeve për një vizitor. Megjithatë, tërheqja për të bërë turizëm disa ditor mbetet pika e fortë e këtij vendi.
Përgatitur nga qendra studimore e taksave, Altax