Ish ministri i Brendshëm, Saimit Tahiri i ka dhënë live një mesazh ish kryeministrit Sali Berisha një ditë pasi ky i fundit e filmonte me celular në Kuvend, aty ku Tahiri mori pjesë pas 6 muajsh mungesë. Tahiri ka publikuar një video live me Arian Çanin, ndërsa i ka kërkuar Berishës të hapë një studio dhe të punojë si kameraman.
“Doktor bën mirë të hapësh një studio dhe të shkosh si kamareman nëpër dasma, ditëlindje e syntelliqe. Jam i bindur se të shkon shumë si punë. Hajde me suksese doktor”- ka thënë Tahiri.