• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Hamasi pranon propozimin amerikan për bisedime mbi pengjet

16:33 : 06/07/2024
në BOTA

Hamasi ka pranuar propozimin amerikan për të filluar bisedime për lirimin e pengjeve izraelitë, përfshirë ushtarë dhe burra, bëri të ditur të shtunën një burim i lartë i grupit militant për agjencinë ‘Reuters’.

Grupi militant islamik ka hequr dorë nga kërkesa, që përpara nënshkrimit të marrëveshjes, Izraeli të angazhohej fillimisht në një armëpushim të përhershëm.

Një zyrtar palestinez në dijeni të përpjekjeve për paqe të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, tha se propozimi mund të çonte në një marrëveshje kornizë nëse pranohej nga Izraeli duke i dhënë kështu fund luftës nëntë-mujore në Gazë.

Një burim në ekipin negociator të Izraelit, që foli në kushte anonimiteti, tha se tashmë kishte një shans real për të arritur marrëveshje.

Një zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të shtunën.

Lexo edhe:

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

Të premten zyra e tij tha se bisedimet do të vazhdonin javën e ardhshme duke shtuar se hendeku mes palëve mbeten ende.

Konflikti ka marrë jetën e më shumë se 38 mijë palestinezëve, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi.

Lufta nisi pas sulmit nga grupi militant ndaj shtetit hebre më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë 1200 persona e marrë peng 250 të tjerë, kryesisht civilë izraelitë.

Propozimi i ri siguron që ndërmjetësit të garantojnë një armëpushim të përkohshëm, dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e trupave izraelite për sa kohë që bisedimet indirekte vazhdojnë, tha burimi i grupit militant.

Përpjekjet për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit falë ndërmjetësimit të Uashingtonit, Izraelit dhe Katarit, i cili po udhëheq përpjekjet nga Doha, ku strehohet udhëheqësi i Hamasit.

Një burim në rajon tha se administrata amerikane po përpiqet të sigurojë një marrëveshje përpara zgjedhjeve presidenciale që mbahen në nëntor.

Kryeministri izraelit Netanyahu tha të premten se kreu i agjencisë së zbulimit ‘Mossad’ sapo ishte kthyer nga një takim fillestar me ndërmjetësit në Katar dhe se negociatat do të vazhdonin javën e ardhshme./ VOA

Etiketa: hamasizraellufte

Lajme të lidhura

BOTA

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

20:37 : 05/06/2026
BOTA

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026
BOTA

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026
BOTA

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026
BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

10:29 : 03/06/2026
Para

Një largim prej “heroi”, karriera dhe ndeshja e fundit e legjendës Kroos!

TË GJITHA

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026

Qytetarja mesazh politikanëve: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë

22:06 : 05/06/2026

Aksident me vdekje në autostradën Vlorë-Fier

22:05 : 05/06/2026

Në kërkim për drogë e pastrim parash, 6 të ekstraduar nga Emiratet /EMRAT

21:55 : 05/06/2026

Protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej pas rreth tre orësh qëndrese para Kryeministrisë

21:46 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetinterbahisbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet giriş